• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD denoncon Bashkinë e Roskovecit: Po jep 20 hektarë tokë bujqësore për një TEC ndotës

14:43 : 19/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar Bashkinë e Roskovecit se po jep 20 hektarë tokë bujqësore publike për ndërtimin e një TEC-i.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo tregon se bëhet fjalë për një zonë në zemër të Myzeqesë, e cila do t’i merret komunitetit dhe do t’i dorëzohet privatit.

“Bashkia socialiste e Roskovecit kërkon që rreth 20 hektarë tokë bujqësore publike t`ia dorëzojë një kompanie private, për ndërtimin e një TEC-i. Bëhet fjalë për një zonë në zemër të Myzeqesë, që i merret komunitetit dhe i dorëzohet privatit!

Në të vërtetë ky nuk është thjesht një projekt lokal. Një vepër e tillë e madhe energjetike ka ndikim në të gjithë Shqipërinë dhe si e tillë duhet të trajtohet me shume vëmendje, për të përcaktuar qartë cili është interesi publik i yni, veçanërisht i banorëve dhe fermerëve të zonës së Myzeqesë, e cila preket e tëra nga ndërtimi i një vepër të tillë.

Lexo edhe:

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

Legjislacioni shqiptar e qartëson se mendimi i komunitetit vendor është shumë i rëndësishëm. Për më tepër, për një investim të tillë që sjell me vete pashmangshmërisht ndotjen e mjedisit, përfitimet e Shqipërisë duhet të jenë të qarta dhe të matshme.”– deklaron Bozdo.

Bozdo thekson se e gjithë kjo aferë ka disa pikëpyetje të mëdha:

1. Përse qeveria Rama, preferon të licencojë një TEC privat përpara se të vërë në funksion TEC publik të Vlorës, i cili mund të furnizohet fare mirë me gazin e TAP?

2. Çfarë përfiton Shqipëria dhe veçanërisht komuniteti fermer i Myzeqesë nga ky projekt? Nuk ka asnjë garanci që energjia e prodhuar do të mbetet në Shqipëri-veçanërisht në raste krizash energjetike, si dhe është shumë e qartë se fermerët e Myzeqesë, nuk përfitojnë asgjë tjetër vec ndotjes.

3. Përse Bashkia Socialiste e Roskovecit nuk ka bërë dëgjesa më fermerët e Myzeqesë, fermat dhe prodhimi i të cilëve, pa asnjë përjashtim, do të preken nga ndotja e këtij termocentrali?

Bozdo thekson më tej se sipas relacionit të vetë Bashkisë Socialiste, “pasi pranohet fakti se kemi të bëjmë me tokë bujqësore ku nuk lejohen ndërtimet, thuhet shprehimisht se vendndodhja është zgjedhur e tillë për shkak të afërsisë me gazsjellësin TAP.

Pra, Bashkia Socialiste qenka shumë e vëmendshme për nevojat dhe interesin e investitorit privat, por nuk do t`ia dijë për fermerët dhe banorët e Myzeqesë, të cilët prodhimin bujqësor e kanë të vetmen mundësi për të mbijetuar”.

Partia Demokratike nuk është kundër investimeve private, aq më tepër në fushën e energjisë, por në rastin konkret, Bozdo deklaron se investitori që ndot merr gjithçka që dëshiron, ndërsa komuniteti dhe shqiptarët nuk përfitojnë asgjë veç ndotjes së mjedisit.

Bozdo u bën thirrje fermerëve dhe banorëve të Myzeqesë të ngrihen të protestojnë për të drejtat e tyre, ashtu siç po ngrihen banorët e Tiranës kundër grabitjes së parave nga Erjon Veliaj.

“Bashkia Socialiste e Roskovecit e di mirë këtë gjë. Edi Rama e di mirë gjithashtu. Ndoshta është e tepërt të kërkosh nga socialistët, në çdo nivel qeverisës së tyre, ruajtjen e interesit publik. Veçanërisht kur skandalet e grabitjes së parasë publike shpërthejnë çdo ditë, njëri më i rëndë se tjetri.

Por ne kemi të drejtë t`i kërkojmë fermerëve dhe banorëve të Myzeqesë të ngrihen për të drejtat e tyre, për dinjitetin e tyre, për ekonominë e tyre, ashtu siç po ngrihen banorët e Tiranës kundër grabitjes së parave të tyre nga Erjon Veliaj.

Ne kemi detyrimin t`u kërkojmë shqiptarëve bashkim kombëtar për t`i bërë ballë kësaj te keqeje të madhe, këtij regjimi grabitës dhe asfiksues për vendin.

Partia Demokratike do t`i prijë revoltës popullore!

Prandaj O sot, O kurrë për të mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve!”– thotë Bozdo.

Etiketa: bashkia e roskovecitEno BozdoPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025
Para

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com