• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Euro rifiton terren, kthehet afër nivelit të 102 lekëve

13:42 : 17/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun është rimëkëmbur pjesërisht në dy ditët e fundit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 101.75 lekë, në rritje me 0.72 lekë krahasuar me të martën.

Kursi i këmbimit të Euros pati prekur nivelin më të ulët vjetor ditën e hënë, duke zbritur deri në nivelin e 100.78 lekëve. Siç ka ndodhur zakonisht në vitet e fundit, rënia e shpejtë është pasuar nga një rimëkëmbje e shpejtë dhe Euro ka rifituar afërsisht një pikë.

Rritja e Euros në dy ditët e fundit ka tërhequr në rritje përkohësisht edhe valutat e tjera. Dollari Amerikan u këmbye sot me 95.62 lekë, në rritje me 0.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Paundi Britanik arriti vlerën e 119.22 lekëve, në rritje me 0.87 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

Megjithatë, ekspertët mendojnë se luhatjet e forta të kursit do të jenë afatshkurtra.

Përtej këtyre luhatjeve, kursi i këmbimit të monedhës vendase vazhdon të shfaqë një tendencë afatgjatë mbiçmimi. Krahasuar me një vit më parë, kursi i këmbimit Euro-Lek paraqitet në rënie me afërsisht 10%.

Pritshmëritë për tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit ngelen në favor të një Leku të fortë, i mbështetur nga flukset valutore në rritje të lidhura sidomos me turizmin.

Të dhënat e tërthorta tregojnë se numri i turistëve të huaj është në rritje të shpejtë edhe në muajt e parë të këtij viti. Sipas INSTAT, për periudhën janar-shkurt hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vitin e kaluar, deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike për vitin 2023, në vlerën e 191 milionë eurove, me rënie 78% krahasuar me vitin 2022.

Shërbimet dhe në veçanti turizmi dhanë efektin kryesor. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022. Për më tepër, vlera rekord e investimeve të huaja direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Kjo tregon se flukset valutore hyrëse në ekonomi kanë qenë më të mëdha se ato dalëse, që e ka ulur kursin e këmbimit të Euros në nivelet më të ulëta historike.

Eksportet në rritje të shërbimeve pritet të sjellin një ofertë të lartë valutore në treg gjatë muajve në vazhdim.

Megjithatë, këtë vit ndoshta hapësirat për një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor janë më të mëdha, duke pasur parasysh inflacionin e ulët. Nëse inflacioni do të vazhdojë të bjerë poshtë objektivit, Banka e Shqipërisë mund të konsiderojë të ndërhyjë për të zhvlerësuar monedhën vendase, duke tërhequr valutë nga tregu dhe duke rritur ofertën monetare në Lekë./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

08:21 : 20/07/2025
AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 19 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:27 : 19/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 18/07/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:01 : 17/07/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:15 : 16/07/2025
Para

Plas sherri për pronat mes vëllezërve në Mat, arrestohet 55-vjeçari

TË GJITHA

Helmohet kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu

18:15 : 20/07/2025

Goditet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte me shqiptarët. U zbulohen 5 mln euro

18:03 : 20/07/2025

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri anija me 280 persona, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar, 3 viktima

17:46 : 20/07/2025

Vëllai i Tërmet Peçit privatizon bazës ushtarake të Porto Palermos

17:30 : 20/07/2025

Aksident me vdekje në Divjakë/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

17:21 : 20/07/2025

“Kumbaro s’më përgjigjej”/ Biznesmeni që u dhunua: Si Bashkia Sarandë u vu në shërbim të Agim Tarajt

17:07 : 20/07/2025

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com