• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Metamorfoza, prokurori francez dhe sky-encrot shqiptare

14:04 : 16/04/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Nëse dosjet e ardhura në SPAK dhe të tjera të bëra gati në Francë, ekipi franko-belgo-holandez, hetohen me paanshmëri, intensitet, pa dekonspirim, pa qoka politike, financiare, pa u ndikuar nga trysnia mafioze, atëherë në Tiranë ndodh ajo çka ka pohuar në një moment pune prokurori francez, drejtuesi, jo fort me shaka, referuar pafundësisë së përgjimeve, se.. “kur të marrë fund kjo batërdi e Sky-Encro, do të shkoj në Tiranë dhe më duket se do të fik dritat në shumë institucione…aty ka ngjarje të cilat e bëjnë Netflix të duket komedi…”

Arkiva e qindra milionë mesazheve të kriptuara të telefonave BQ, të aplikacioneve sky-encro, matrix, nga viti 2015 në mars 2021 ka prodhuar mijëra të pandehur në të dy botët në Evropë, lidhur bashkë, asaj të krimit dhe asaj të pushtetit. Në shumë vende si Belgjikë, Francë, Gjermani e Itali, proceset nëpër gjykata kanë një ritëm dukshëm të lartë me numër të madh të pandehurish.

Ekstradimet nga Dubai, aty nuk mungojnë. Dosja më e re, gatuar nga lënda e vjelë nga aplikacionet e mësipërme, është ajo e procesit të nisur me 8 prill në gjykatë në Bruksel me 128 të pandehur, afro 40 shqiptarë. Gjyq ku avokatja Maitre Nathalie Gallant, mbrojtëse e vlonjatit biznesmen, Erridan Munoz Guerreron, me 31 mars në një deklarim mediatik shigjetoi pastrimin e miliarda eurove të kokainës në Shqipëri, në industrinë e ndërtimit. Ka politikanë shqiptarë në këtë histori tha ajo, duke iu referuar materialeve të dosjes e duke cituar se “..jemi larg kullave 3 miliardë euro në Tiranë..” Me 9 prill 2024, ministrja e brendshme gjermane, Nancy Faeser, në konferencën për kriminalitetin në Gjermani në vitin 2023, pyetjes për trafikun e kokainës, iu përgjigj se, “sasia më e madhe e kësaj droge vjen nga trafikantët shqiptarë”.

Tallavaja e ministrit të Brendshëm Taulant Balla me formularët e vetëdeklarimit për Organizatën e Policisë së Shtetit, nëse kishte përdorues të aplikacioneve përfundoi me rezultat zero, ndryshe nga sa Prokuroria e Posaçme zyrtarizon emra në shumë e shumë dosje. Kjo përkon edhe me deklaratën e Altin Dumanit me 28 dhejtor 2023, kur ndër të tjera pohonte se “.. në çdo hetim, na dalin një ose më shumë police, gjithashtu nuk kanë munguar edhe në radhët e prokurorëve, ju marr shembull rastin tashmë të bërë publik, Xhevahir Lita”. Duke e përforcuar qëndrimin në raportin vjetor të prezantuar, po nga zoti Dumani me 4 prill 2024, kur theksoi se “Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë, sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele të larta”.

Lexo edhe:

Çollaku: Prokuroria do kërkojë largimin e Ballukut nga qeveria Rama brenda javës

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

Duke pohuar sipas raportit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme se vërehet bashkëpunim i grupeve kriminale me oficerët e Policisë së Shtetit të rangjeve të ndryshme në territorin shqiptar, si dhe funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë luajtur role të ndryshme, duke filluar që nga dekonspirimi i operacioneve policore, njoftimi për personat kundërshtarë të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënie informacioni për individë të ndryshëm dhe aktivitete të tjera në pengimin e drejtësisë. Më shumë se lajm i fortë, këtu duhet të ishin emrat e përfshirë, të cilët nuk duhet aspak të gjendeshin dhe të vazhdojnë të jenë në zyra eprorësh në Policinë e Shtetti, siç vazhdojnë të jenë sot, por të ishin pandehur dhe të përballur me drejtësinë. Ashtu si me 6 prill 2024, një ndër oficerët drejtues në polici, me një karrierë e profesionalizëm të spikatur, Besnik Bakiu, në një shkrim të tijin, ndër të tjera theksonte refrenin e duhur, “vëri emër krimit zoti Dumani”, duke kërkuar mospërfshirjen e trupës në përgjegjësitë penale të individëvr të caktuar, qofshin këta edhe në nivele drejtuese. Qëndrimi në kapërcim të përcaktimeve ligjore, po nga Dumani, se Gjykatat vendosin afërmendsh se çfarë duam ne, u rikorigjua pas pak nga institucioni i akuzës, drejtuar prej tij, duke u justifikuar mes tekstit e kontekstit.

Prova e parë, larg dashurisë së parë…

“Metamorfoza”, dosja e Shkodrës, referuar fashikujve të ardhur nga Franca, me materiale të sky-encro për Bajrët, biznesmenin strategjik Pëllumb Gjoka, Oltion Bistrin, ish-shefin e operacionales e prokurorin Xhevahir Lita, pas më shumë se një viti përfundoi në gjyq me shtatë të pandehur e me akuza mes softit e motit. Bistri përmend eprorët e tij në paligjshmërinë e veprimeve të rënda penale të kryera, por asnjëri nuk na del i bashkëpandehur. A është Ard Veliu i dorëhequri i fortakuzuar, njëri nga të munguarit e mëdhenj?! Prokurori i arrestuar në përgjime Xhevahir Lita ndërmend kryegjyqtarin, për të ujdisur marrëveshjen e kërkuar nga të pandehurit. A është Arbër Çela gjyqtari veting-kaluar, një nga të hetuarit, e pandehurit e munguar, kur dosjet e Pëllumb Gjokës kanë kaluar në vendimmarrje në këtë gjykatë?! A është në fashikujt hetimorë një episod përgjimi ku flitet për pagesë 500 mijë euro për një vendim në favor ndaj njërit prej të pandehurve të dosjes. ?!

Në një nga vendimet e Gjykatës së Posaçme, rreth kësaj dosjeje, të pandehurit përmendin një nga anëtarët e KLGJ, tigrin sipas tyre, ndikimi i të cilit nuk kundërshtohej, tashmë rikthyer në Gjykatën Penale pas mbarimit të mandatit. A është ai, një tjetër i munguar dhe i pandehur i pahetuar?!

A është një tjetër vrasje e rëndë në qarkun e Shkodrës, ajo e Bardhok Pllanës, për të cilën dosja ka të dhëna të plota për autorët e vrasjes, disa nga të pandehurit në këtë proces dhe në këtë fazë nuk ka akuzë konkrete?!

A është një tjetër tentative për vrasjen e një deputeti aktual të Kuvendit, nga emra të kësaj “Metamorfoze” dhe sërish kjo nuk rezulton të ketë akuzë të ngritur ndaj autorëve të dyshuar?!
Prokuroria na thotë se janë veçuar dhe në pritje të disa letërporosive, mund të kemi të tjera dërgesa në Gjykatë. Ashtu qoftë !…por deri atëherë, çunat problematikë në banda, drejtësi e pushtet, do të gjejnë dermanet e duhura për të rrëshkitur. Shembulli i Malit të Zi për grupin kriminal, po të lexojmë, sa ka ardhur nga Franca, për brenda policisë e prokurorisë, gjyqsorit, qeverisë, politikës, bashkiakëve, biznesit e medieve. Nëse SPAK e merr fort seriozisht, do të dalë se kemi organizata kriminale shumë herë më të zgjeruara se në vendin fqinj. Kodet i kanë. Gjithnjë, nëse…!

Etiketa: Basir Çollakumetamorfozaprokurori francezsky-encrot shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çollaku: Prokuroria do kërkojë largimin e Ballukut nga qeveria Rama brenda javës

17:54 : 17/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Bela Mafia“ bëhet “belaja Rama”

13:21 : 10/11/2025
AKTUALITET

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025
AKTUALITET

Balluku “zonja” nr 136  bën Ramën nr 137…

16:16 : 01/11/2025
AKTUALITET

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

16:45 : 21/10/2025
Para

A ka bërë seks me Meritonin poshtë jorganit në "BBV"? Ilnisa Agolli zbulon të vërtetën

TË GJITHA

Kush e vrau Françesk Shkambin, si iu falën 27 vite burg nga administrata Biden?

11:24 : 18/11/2025

E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

11:24 : 18/11/2025

PD: Në seancë të mos miratohet paketa fiskale! U hoq mundësia për konsultime me grupet e interesit

11:15 : 18/11/2025

Bylykbashi del nga SPAK: Isha për kallëzimin e “ECO Park” në Durrës

11:05 : 18/11/2025

Buxheti 2026/ Tabaku ndërpret mbledhjen e Komisionit: Nuk diskutojmë pa ardhur ministrja e Shëndetësisë

11:00 : 18/11/2025

Dosja “SASPAK’, shtyhet seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj

10:59 : 18/11/2025

Mbyllja e kazinove në Meksikë/ Punonjësit e Luftar Hysës në protestë: Na jep rrogat!

10:55 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com