• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Muçës/ Të gjitha përgjegjësitë e Rrumbullakut për skandalin e TIMS

11:14 : 15/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës për ndërhyrjen e paligjshme në sistemin TIMS, zbuloi edhe një skandal të rëndë në mënyrë e emërimin e drejtorit të Teknologjisë së Informacionit, Ervin Muça, në një pozicion shumë delikat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Në njoftimin e shpërndarë për median, pasi gjykata vendosi “arrest në shtëpi” për Muçën, prokurorët deklaruan ndër të tjera se mbi Muçën ekzistojnë dyshime mbi integritetin e tij personal.

Ai është raportuar për falsifikim dokumentash në Bari, në vitin 2007 dhe një vit më pas i është refuzuar leja e qëndrimit në Itali. Gjithashtu, Ervin Muça, në kohën që mbante postin e drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, ishte njëkohësisht edhe këshilltar i jashtë në Agjencinë e Kadastrës, gjë që është në kundërshtim me ligjin.

Lexo edhe:

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

Këto të dhëna ngrenë pikëpyetje të forta mbi mënyrën e rekrutimit të tij, në shkelje të ligjit dhe pa kryer verifikimet e duhura. Përgjegjësia për emërimin e tij bie mbi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, si titullari që ka firmosur emërimin e tij në postin e drejtorit të IT, në qershor 2023.

Përgjegjësia e Rrumbullakut shtrihet më tej në kohë, ku rezulton se nuk ka marrë asnjë masë, më së paku pezullimi për Muçën, që në gusht të vitit të kaluar, kur u raportua për herë të parë skandali i ndërhyrjes së paligjshme në sistemin TIMS.

Rekrutimi problematik i Muçës

Ervin Muça u emërua në postin e Drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, në qershor të vitit të kaluar. Pozicioni që ai mori shoqërohet me gradën policore “Drejtues i Parë”. Kjo gradë është karriere, pra që e përfitojnë oficerët e Policisë, të cilët duhet të kenë një përvojë disa-vjeçare dhe të kenë treguar integritet e profesionalizëm.

Në rastin e Ervin Muçës, ai mori “apriori” gradën “drejtues i parë”, ndërkohë që nuk kishte ushtruar asnjë ditë punën e oficerit të Policisë.

Gjithashtu, emërimi i tij në postin delikat brenda Policisë së Shtetit është kryer pa një verifikm të plotë të figurës së tij.

Hetimi i Prokurorisë për të kaluarën e Ervin Muçës u bazua në të dhënat e administruara nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP) në Ministrinë e Brendshme. Një verifikim paraprak për figurën e Muçës, ose më saktë, një koordinim mes strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë, mund të zbulonte lehtësisht problematikat që lidhen me integritetin e drejtorit të ri.

Por, duket se titullari i emërtesës, pra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rrumbullaku, duket se e ka anashkaluar verifikimin ose, në rastin më të keq, nuk i ka konsideruar të dhënat e AMP-së, nëse ato i ka pasur në dispozicion.

Mos-reagimi pas skandalit TIMS

Pas emërimit problematik, emri i Ervin Muçës doli në skandalin e ndërhyrjes në TIMS, në gusht 2023, vetëm dy muaj pasi ai kishte marrë detyrën e drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit.

Të dhënat e publikuara fillimisht në media me burime nga brenda radhëve të Policisë së Shtetit dhe më tej shqetësimi publik, i shprehur nga përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Tiranë, u shpërfillën nga drejtori i Policisë, Rrumbullaku.

Ervin Muça u pezullua vetëm për disa ditë, në gusht 2023 dhe më tej ai u rikthye sërish në postin e drejtorit të IT-së, megjithëse ai ishte i dyshuari kryesor për ndërhyrjen e paligjshme në sistemin e të dhënave të hyrje-daljeve të qytetarëve shqiptarë dhe skedave kriminale të personave të ndryshëm.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, nënshkroi vendimin “formal” të pezullimit nga detyra të Ervin Muçës, në 9 Prill 2024, pra tetë muaj pas skandalit, vetëm pasi gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e “arrestit në shtëpi” dhe “pezullimit nga detyra”.

Etiketa: Ervin MucaITmuhamet rrumbullakupolicia e shtetitsistemi tims

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025
KRYESORE

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025
AKTUALITET

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

14:14 : 07/10/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri për Kufirin dhe Migracionin për Tiranën/ EMRI

11:54 : 01/10/2025
AKTUALITET

Komisarë të djegur/ Më mirë një mik, se një gradë në Polici!

09:54 : 09/08/2025
AKTUALITET

Konkursi fiktiv/ Pas çdo “porosie” të plotësuar për Ramën, Proda sistemon një shok drejtor

10:19 : 15/07/2025
Para

Përfituan tokë në Bërxullë përmes falsifikimit, Prokuroria kërkon burg për 3 ish-zyrtarë (EMRAT)

TË GJITHA

“I mora te gabi”, Oriola Marashi kërkon ndjesë pasi u akuzua se ofendoi komunitetin rom

16:33 : 25/10/2025

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025

Osmani për DW: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

16:07 : 25/10/2025

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025

Pas grabitjes 102 milionë dollarëshe, Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës

15:37 : 25/10/2025

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com