• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpiragu, qeveria dhe qatipët demode

18:44 : 15/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Qarkullon një anektodë, e cila ndonëse duket banale në pamje të parë, ka një fabul domethënëse. Fëmija pyet një ditë të atin; cili është ndryshimi mes teorisë dhe praktikës? Fillimisht babai nuk po dinte si t’ia shpjegonte djalit ndryshimin, por më pas i erdhi një ide.

“Shiko- i tha të birit- shko pyet një herë mamin dhe motrën nëse do të flinin me dikë për 1 milionë dollarë”. Pasi i pyeti, djali kthehet sërish. “I pyeta bab. Të dyja u përgjigjën po,” thotë djali.

“Ky është ndryshimi bir- ja kthen i ati-. Teorikisht kemi 2 milionë dollarë si familje, por praktikisht kemi dy …. në shtëpi”

Në përpjekje për të përgënjeshtruar lajmin se zbulimi i naftës në Shpirag dështoi, ministria e Energjisë u tregoi shqiptarëve këtë të hënë një anektodë të ngjashme. Në vija të përgjithshme deklarata e ministrisë ishte kjo; “Në Shpirag është zbuluar naftë. Por tani na duhet të zbulojmë teknologjinë për ta nxjerrë naftën.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Me pak fjalë, teorikisht Shqipëria ka zbuluar naftë. Praktikisht ka një kryeministër dhe një zv/kryeministre, të cilët tregojnë barsaleta me fonde sovrane dhe lumenjë parash, që nuk i përballon dot buxheti i shtetit. Kjo ishte për pjesën e dezinformatorëve cinikë, të cilët sipas ministrisë së energjisë, përpiqen të bëjnë politikë partiake në këtë proces me interes kombëtar. Tani detajet.

Në deklaratë ministria thotë shprehimisht “Tanimë jemi në fazën kur është shkencërisht i provuar dhe i dokumentuar, zbulimi i një depozite të konsiderueshme prej 225 milionë barrelash rezervë nafte, si edhe një rezervë domethënëse gazi në nëntokën e Shpiragut.”

E para, në industrinë e kërkimit nuk ekziston termi “depozitë”. Ka vendburim me rezerva, por jo depozitë me rezerva. Dhe ky nuk është një lapsus apo gabim nga padituria. Fjalia është shkuar qëllimisht ashtu për të përgënjeshtruar pa përgënjeshtruar.

Së dyti, togfjalëshi “225 milionë barela rezervë nafte” po ashtu nuk tregon asgjë. Pas fjalës rezervë duhet të ketë një tjetër përcaktor. Rezervë potenciale, rezervë e rekuperueshme, rezervë e provuar, rezervë e mundshme, rezervë gjeologjike etj. Të gjithë këta janë koncepte shumë të ndryshme nga njëri tjetri.

Për shembull, vendburimi i Patos-Marinzës ka rezervë gjeologjike gati 8 miliardë fuçi nafte, ose rreth 40 herë më shumë se zbulimi i “madh” i Shpiragut, i cili do të impaktonte Europën. Por nga kjo, rezerva e rekuperueshme është më pak se 200 milionë fuçi.

Së treti, qeveria dhe ministria e Energjisë e kanë shumë të lehtë të përgënjeshtrojnë dezinformatorët cinikë, pa patur nevojë të bëjnë deklarata me gafa amatorësh. Mjafton të na thonë sa para ka mbledhur deri më tani Fondi Sovran i Shpiragut dhe sa parashikohet të mbledhë vitin tjetër. Nga këto sa para do të jepen për rritjen e pensioneve dhe sa për të impaktuar arsimin, shëndetësinë, mirëqënien e fëmijëve e kështu me radhë, siç pati thënë kryeministri dhe ministrja e energjisë. Kaq e thjeshtë është.

Në fund, një fjali edhe për qatipët mediatikë në bukë të qeverisë. Të hash bukën e qeverisë është sakaq e sikletshme. Por të lëpish edhe gjëra të tjera përvec kores është torturë. Lëre më pastaj të përpiqesh të luash Moxartin, kur klarinetën e ke mësuar me vesh. “Well-write offs” nuk është punë qatipësh.

/Kapitali

Etiketa: belinda ballukuEdi RamanafteshellShpiraguskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

15:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
Para

Pukë - I moshuari i jep fund jetës duke pirë fotoksinë

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com