• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA dhe Izraeli: Koalicioni siguroi ‘disfatën spektakolare’ të sulmit të Iranit

15:50 : 15/04/2024
në BOTA

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli thonë se sulmi ajror iranian, gjatë të cilit u përdorën 300 dronë dhe raketa pësoi një “disfatë spektakolare”, falë përgjigjes së Izraelit dhe aleatëve. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, pas sulmit vëmendja është përqendruar tek ajo që ndodh më pas dhe tek thirrjet për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon.

Shtëpia e Bardhë tha të dielën se sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit ishte një dështim.
99% e raketave iraniane u kapën para se të mund të godisnin Izraelin.

Presidenti Joe Biden ndërpreu udhëtimin e fundjavës dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, ku kaloi orë të tëra duke biseduar me udhëheqës botërorë. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë gjithashtu u thanë gazetarëve se Uashingtoni nuk mbështet një kundërsulm izraelit.

Administrata e Presidentit Biden e bënë të qartë këtë qëndrim të dielën.

“Presidenti e ka bërë të qartë, ne nuk kërkojmë luftë me Iranin”, tha John Kirby, zëdhënës i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Lexo edhe:

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

Pas sulmit, udhëheqësit izraelitë u përpoqën të përqëndroheshin në atë se çfarë do të thotë ky sulm për solidaritetin kundër Iranit, i cili mbështet grupet militante që kreu sulmin më 7 tetor në Izrael, duke përfshirë rajonin në dhunë.

“Ne kemi një mundësi tani për të krijuar një aleancë strategjike kundër Iranit, i cili kërcënon të përdorë mbushje bërthamore në raketa. SHBA-të, Izraeli dhe aleatët e tij qëndrojnë në krah të njëri tjetrit për t’u mbrojtur kundër këtij kërcënimi”, thotë Yoav Gallant, Ministër i Mbrojtjes i Izraelit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bëri thirrje për përmbajtje të dielën gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit.

“Unë dënoj fuqishëm përshkallëzimin serioz nga sulmi ndaj Izraelit nga Republika Islamike e Iranit. Bëj thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të këtyre armiqësive. Unë gjithashtu dënova sulmin mbi konsullatën iraniane në Damask më 1 prill duke kujtuar parimin e paprekshmërisë së ambienteve dhe personelit diplomatik dhe konsullor i cili duhet të respektohet në të gjitha rastet”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Teherani u zotua të hakmerret për sulmin e dyshuar izraelit në konsullatën iraniane në Damask në fillim të këtij muaji. Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara tha të dielën se sulmi ndaj konsullatës e justifikonte përgjigjen e Iranit. Ai theksoi se Irani nuk kërkon konflikt me Shtetet e Bashkuara, por e mbylli fjalimin e tij me një paralajmërim:

“Nëse SHBA-ja fillon operacione ushtarake kundër Iranit, qytetarëve apo interesave të tij, Irani do të përdorë të drejtën për t’u përgjigjur në mënyrë proporcionale”, tha Amir Saeid Iravani, ambasadori i Iranit në OKB.

Edhe pse izraelitët e prisnin këtë, nata e sulmeve ishte jashtëzakonisht shqetësuese, thanë disa prej tyre të nesërmen.

“Askush nuk e dinte se çfarë të priste. Ishte një përvojë krejtësisht e re, por, njerëzit u lehtësuan shumë sepse sulmi u bllokua”, thotë analisti Nimrod Goren i Institutit të Lindjes së Mesme.

Pikpëpyetja kryesore është se si do të reagojë Izraeli dhe kryeministri Benjamin Netanjahu.

“Unë mendoj se ndërsa Izraeli shyqrton se si do të reagojë tani e tutje, ai (Netanjahu) sheh gjithashtu disa mundësi për të përmbysur perceptimin negativ për imazhin e tij në Perëndim, duke pasur parasysh atë që ndodhi dhe përmbajtjen që po tregon për t’iu përgjigjur sulmit iranian”, thotë zoti Goren.

Ndërsa udhëheqësit botërorë mendojnë se çfarë do të ndodhë më pas, gjendja në Gazë përforcon nevojën për t’i dhënë fund konfliktit./VOA

Etiketa: izraellufteSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025
BOTA

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

20:54 : 05/09/2025
BOTA

Shifrat e muajit gusht, dobësohet tregu i punës në SHBA

19:18 : 05/09/2025
BOTA

Merz kritik ndaj BE-së: Varemi nga SHBA, nuk mund të ushtrojmë presion mbi Putinin

16:50 : 05/09/2025
BOTA

CNN: Trump dhe Putin në të njëjtën linjë, Evropa nën presion

16:08 : 05/09/2025
BOTA

Trump ndryshon rregullat për të shitur dronë ushtarakë

15:28 : 05/09/2025
Para

Ish-sulmuesi i Empolit humb ndjenjat në fushë dhe ndërron jetë në spital

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025

Fëmijët dolën vetëm në mes të rrugës, arrestohet babai shqiptar në Greqi

22:48 : 05/09/2025

Aksident në Unazën e Re, drejtuesi i mjetit përplaset me barrierën mbrojtëse (Video)

22:39 : 05/09/2025

Nuk la fëmijë! Çfarë do të ndodhë me perandorinë e modës së Giorgio Armanit?

22:36 : 05/09/2025

Pas Danimarkës, edhe Letonia përgatitet të rekrutojë gratë në ushtri

22:24 : 05/09/2025

Ilaçet, dieta dhe IA: Gjetjet e reja, ‘ndryshuese të lojës’ në trajtimin e sëmundjeve të zemrës

22:16 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com