• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden paralajmëron Iranin kundër ndonjë sulmi në Izrael

09:31 : 13/04/2024
në BOTA

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se pret që Irani të sulmojë Izraelin së shpejti, teksa rriten shqetësimet për hakmarrjen iraniane, pas një sulmi ajror që ia ka vrarë komandantë të lartë ushtarakë më herët gjatë këtij muaji.

Izraeli nuk e ka pranuar se e ka sulmuar konsullatën iraniane në Siri, mirëpo ka sugjerime se ai qëndron mbrapa.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë mediumit CBS se një sulm i madh në Izrael mund të ndodhë së shpejti.

Izraeli ka thënë se është i gatshëm të mbrojë vetën. Biden i ka thënë Iranit: “Mos”.

Lexo edhe:

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

Joe Biden pas diagnostikimit me kancer: Jam optimist, nuk pendohem për asgjë

“Ne jemi të përkushtuar për ta mbrojtur Izraelin. Ne do ta mbështesim Izraelin. Ne do ta ndihmojmë Izraelin që të mbrohet dhe Irani nuk do t’ia dalë”.

Irani e përkrah Hamasin – grupin palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – i cili udhëheq Gazën dhe lufton kundër Izraelit.

Irani mbështet edhe disa rrjete tjera luftarake në rajon, përfshirë Hezbollahun në Liban, të cilat kryejnë sulme të shpeshta kundër izraelitëve.

Të premten, Hezbollahu ka thënë se ka nisur “dhjetëra raketa” nga Libani drejt Izraelit.

Një zëdhënës i forcave mbrojtëse të Izraelit, ka thënë se ushtria ka regjistruar nisjen e 40 raketave dhe dy dronëve shpërthyes, mirëpo nuk është raportuar për viktima.

Një zyrtar amerikan ka thënë për CBS-in se këto sulme janë të ndara prej sulmit iranian që pritet kundër Izraelit.

Prej sulmit vdekjeprurës të 1 prillit në konsullatën iraniane në Damask, prej ku Izraeli beson se Irani ua ka shpërndarë armët grupeve që mbështet në Liban dhe Siri, udhëheqësia e sigurisë brenda Iranit ka qenë duke diskutuar për përgjigjen.

Disa besojnë se prej perspektivës taktike, nuk ka logjikë që Irani të përgjigjet tani kur rajoni është nën alarm dhe kur SHBA-ja i ka treguar botës se çfarë mund të ndodhë.

Pragmatistët në Teheran po bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje, derisa ata të linjës më të ashpër, përfshirë liderin suprem, Ayatollah Khamenei, për përgjigje të fuqishme.

Fqinjët arabë të Iranit i kanë bërë thirrje Teheranit për përmbajtje.

Rritja e tensioneve i ka shtyrë disa vende si SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Indinë dhe Australinë t’iu bëjnë thirrje shtetasve të tyre të mos udhëtojnë në Izrael.

Gjermania u ka bërë thirrje shtetasve të vet që të largohen prej Iranit.

Departamenti amerikan i Shtetit ia ka ndaluar stafit diplomatik në Izrael që të largohet prej qyteteve si Tel Avivi, Jerusalemi dhe Birsheba.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është takuar me pjesëtarë të kabinetit të luftës.

Disa izraelitë kanë thënë se nuk shqetësohen për rrezikun e një sulmi iranian.

“Ne e dimë që jemi të rrethuar prej armiqve, në jug, në veri, në lindje dhe në perëndim”, ka thënë Daniel Kosman për agjencinë e lajmeve AFP në një treg në Jerusalem.

“Nuk frikësohemi, ju premtoj. Shihni këtu, njerëzit po lëvizin”.

Qeveria izraelite nuk ka lëshuar ndonjë paralajmërim shtesë për banorët, përveç atij ekzistues që të ruajnë rezerva të ujit, ushqim dhe ilaçe për tri ditë.

Në sulmin në Damask, më 1 prill, janë vrarë 13 persona në konsullatën iraniane.

Aty përfshihen zyrtarë të lartë ushtarakë të ushtrisë iraniane, përfshirë gjeneralin Mohammad Reza Zahedi.

Izraeli nuk ka komentuar mbi këtë sulm.

Zyrtarë në shumë vende kanë tentuar të bindin Iranin që të mos nisë një sulm, meqë shqetësohen se konflikti mund të përhapet në gjithë rajonin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur me ministrat e Jashtëm të Kinës, Arabisë Saudite dhe Turqisë, duke tentuar t’i bindë ata që ta përdorin ndikimin që kanë në Iran.

Pas një takimi me komandantin e Komandës Qendrore amerikane, të premten, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë se lidhja mes dy vendeve është forcuar nga kërcënimi, dhe ka shtuar se “ne dimë si të përgjigjemi”.

Lufta në Gazë është nxitur prej sulmeve të Hamasit në komunitetet izraelite në zonat kufitare më 7 tetorit të vitit të kaluar, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, dhe duke marrë rreth 240 pengje.

Izraeli beson se 130 pengje janë ende në Gazë ndërsa të paktën 34 kanë vdekur.

Si pasojë e ofensivës izraelite kundër Hamasit në Gazë – me qëllim të shkatërrimit të grupit – janë vrarë më shumë se 33.600 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë./REL

Etiketa: Bidenizrael. lufte

Lajme të lidhura

BOTA

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025
BOTA

Joe Biden pas diagnostikimit me kancer: Jam optimist, nuk pendohem për asgjë

20:31 : 30/05/2025
BOTA

Biden me kancer/ Trump: I trishtuar, i uroj Joe shërim të shpejtë

08:02 : 19/05/2025
BOTA

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025
BOTA

Trump përforcon sulmet ndaj Biden: “Shkatërroi Amerikën”

19:18 : 30/04/2025
BOTA

Rishfaqet Biden, kritika vendimeve të Trump: Ka bërë shumë dëme në më pak se 100 ditë

10:00 : 16/04/2025
Para

Lisi konfirmon emrat e 2 banorëve që kanë kryer marrëdhënie se*ksuale brenda "BBV"

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 15 Qershor 2025

23:05 : 14/06/2025

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

22:54 : 14/06/2025

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com