• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Ervin Muçës/ Berisha: Fakton drejtësinë me regji dhe SPAK-un vegël të partisë

18:48 : 11/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së. Sali Berisha ka reaguar për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, pasi akuzohet si personi që ka hyrë brenda sistemit TIMS i paautorizuar dhe ka eksportuar të dhënat.

Sipas Berishës, ky rast fakton drejtësinë me regji dhe SPAK-un si vegël të partisë. Sipas tij, Muça e kreu këtë akt kriminal vetëm tre ditë pasi kishte marrë detyrën.

Berisha shprehet se të dhënat e TIMS iu shitën grupeve kriminale, teksa sipas tij, u ndërhy në sistem dhe për të zhdukur në TIMS gjurmët, datat, fotografitë e Tualant Ballës, Olsi Ramës në dhjetra e qindra udhëtime të tyre në shoqërim të bosëve të trafikut të drogës si Edmond Bego, Pëllumb Gjoka, Genti Xhixha, Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Ermal Hoxha etj etj.

Reagimi i plotë:

Rasti Muça fakton drejtësinë me regji dhe Spakun vegël të Partisë.

Lexo edhe:

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

Inagurimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: U vodhën 180 milionë euro, lubi Balluku këndonte e ekzaltuar

Të dashur miq, Taulant Balla politikani më i përfolur për lidhjet e tij me krimin, drogën, vetëm 5 ditë pas emërimit Ministër i Brendshëm, emëroi në krye të Departamentit të Teknologjisë së Informacionit Ervin Muçon, cyber kriminelin e damkosur për hakerimin e tatimeve, kadastrës së shtetit, borderove të administratës shtetërore dhe jo shtetërore etj. Në atë kohë u tha se ky emërim u be me porosi direkt të Edi Ramës.

Vetëm tre ditë pas marrjes së detyrës, Ervin Muço kreu haptas dhe publikisht një nga krimet shtetërore më të rënda në fushën e sigurisë së shtetit shqiptar. Ervin Muço në kundërshtim flagrant me ligjin shkarkoi në USB të dhënat e TIMS me qëllim eksportimin e tyre. Këtë akt të pashembult Muço e kreu kryesisht me persona të kompanive private me qendër në Qipro, mbasi punonjësit përgjegjës për sistemin refuzuan të merrnin pjesë në këtë akt kriminal, ata dhanë dorëheqjen nga detyra dhe denoncuan po atë ditë këtë akt shumë të rëndë të drejtorit të sapo emëruar. Qëllimet më kryesore të këtij mega skandali dhe mega krimi të shëmtuar janë:

1-Eksporti i të dhënave sekrete të TIMS në Moskë dhe Beograd duke iu dhënë kështu mundësi armiqve të Shqipërisë të njihen me të gjitha hyrjet dhe daljet e punonjësve të partnerëve tanë të NATO-s në Shqipëri, identitetin e tyre, numrin e pasportës, eventualisht targat e tyre, kohën e qendrimit etj.

2- Dorëzim i të dhënave të TIMS kundrejt miliona eurove grupeve dhe organizatave kriminale të lidhura me Ramën dhe Ballën për të patur të dhëna të plota per grupet rivale, vendodhjen në shqipëri ose jo të tyre.

3- Të dhënat e TIMS u vodhën për të ndërhyrë në sistem dhe për të zhdukur në TIMS gjurmët, datat, fotografitë e Tualant Ballës, Olsi Ramës në dhjetra e qindra udhëtime të tyre në shoqërim të bosëve të trafikut të drogës si Edmond Bego, Pëllumb Gjoka, Genti Xhixha, Ilir Hyseni, Gentian Gjonaj, Ermal Hoxha etj etj.

4- Të dhënat e TIMS u vodhën për të fshirë gjurmët e personave misteriozë në qindra udhëtime të ‘Ismailit’ bashkëudhëtarë të Ramës dhe siç flitet edhe gjurmët e ngarkesave në baule të mëdha diplomatike të qindra udhëtimeve të tij brendia e të cilave është për t’u hetuar.

Pas zbulimit të këtij superskandali si për të demaskuar veten, reaguan njëri pas tjetrit të tre përgjegjësit kryesor Muço, Balla, Rama.

Me gjithë shqetësimin publik që shprehu përfaqesuesi i Ambasadës së SHBA për këtë skandal me pasoja serioze për sigurinë e vendit. Muço deklaroi se ka zbatuar vetëm detyrën, Balla deklaroi e mashtroi se nuk ka patur asnjë shartësim apo rrjedhje kurse Rama u shpreh se fajn e ka Saliu dhe se: ‘Hetimi i brendshëm është kryer i plotë dhe ska asnjë shqetësim’. Pas këtyre dekleratave çdo gjë u la në harresë, Spak ndonëse kishte të bënte me një krim shumë të rëndë shtetëror në fushën e sigurisë të kryer në bashkëpunim, pra që plotësonte çdo kusht për grup të strukturuar kriminal hap çështje penale kryesisht vetëm me urdhër të Partisë. Por pas krijmit të Komisionit Hetimor Parlamentar për të përjashtuar çdo mundësi hetimi për Ramën dhe Ballën u vendos që çështja t’ju dërgohej për kompetencë Pokurorisë së Tiranës apo Prokurorisë Felaj duke dëshmuar kështu se kemi të bëjmë me një farsë të neveritshme gjyqësore që dëshmon plotësish fytyrën reale të drejtësisë së re dhe kontrollin e plotë të saj nga Edi Rama.

Etiketa: arrestimiErvin MupaSali BerishaTIMS

Lajme të lidhura

Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli
AKTUALITET

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

Inagurimi i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Berisha: U vodhën 180 milionë euro, lubi Balluku këndonte e ekzaltuar

17:48 : 05/09/2025
AKTUALITET

“35 € ilaçi për rrobat, do plasë morri dhe zgjebja”/ Berisha: Paga e Dumanit, 15 herë më e lartë se minimalja

14:28 : 03/09/2025
AKTUALITET

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

13:41 : 01/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Berisha: Linda ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

11:33 : 01/09/2025
AKTUALITET

“KLGJ e mbron me urdhër politik”/ Berisha: Irena Gjoka e ka vendin në burg, por e mban në detyrë Rama

10:57 : 01/09/2025
Para

Klubi i Premier League “troket” te Chelsea për Brojën, bën ofertë për sulmuesin

TË GJITHA

Vrasje me armë zjarri në Kosovë, viktima dhe autori ndodheshin brenda një makine (EMRAT)

21:52 : 06/09/2025

Pse super të pasurit po zgjedhin Italinë

21:35 : 06/09/2025

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025

EMRI/ Shqiptari misterioz mes CIA-s, xhihadistëve dhe një të kaluare kriminale

21:09 : 06/09/2025

“Jupiteri”, superkompjuteri më i shpejtë i Europës, i madh sa gjysma e një fushe futbolli

20:57 : 06/09/2025

Vrasja e Kristian Kolës/ Flet motra e viktimës: Dyshoj se policia është e implikuar në këtë krim!

20:44 : 06/09/2025

Dyshime për një reaktor të ri bërthamor në Izrael, imazhet satelitore ngrenë pikëpyetje

20:32 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com