Një histori në kufijtë e të pazakonshmes vjen sot në emisionin “Pa Gjurmë”. Vjollca Rama prej tre ditësh u kujdes për një fëmijë 11 muajsh që nuk e di a është nipi i saj. Ajo tregon se foshnjës ia ka dorëzuar një i panjohur tre ditë më parë në darkë bashkë me një valixhe në shtëpinë e saj.
Fëmija rezulton se është i një 17 vjeçareje të quajtur Xhesika, e cila dikur ka qenë në një lidhje me djalin e Vjollcës. E lënë në mëshirë të fatit nga policia dhe shërbimi social në Patos, Vjollca trokiti në emision për të kërkuar një strehë për fëmijën. Ajo bëri apel që ta dërgojë në jetimore në kushtet kur fëmija është braktisur nga nëna e cila sipas Vjollcës është përdoruese e lëndëve narkotike.
“Pa Gjurmë” telefonoi me shërbimin social në Tiranë të cilët mbërritën në fund të emisionit në ambientet e televizionit për të marrë foshnjën.
Odeta Dume: Vjollca Rama është kujdesur për fëmijën për tre ditë. Na keni telefonuar se keni tre ditë që kujdeseni për një fëmijë. Një adoleshente në tre të natën ua ka lënë në derë. Unë jam shokuar. Nuk i di arsyet e asaj nëne por për mua s’ka justifikim të braktiset një foshnje në orë të vona të natës, e mbi të gjitha fëmija ka ardhur i dhunuar.
Vjollca: Në datën 4 në shtatë të darkës. Nuk më erdhi nëna më edhi një bot. Djali i kunatës më tha në orën 7 të natën një bot me fëmijën në krah dhe një valixhe ma lë. E mora fëmijën në krah dhe më ngeli fëmija në krah. Qante. Doja të merrja policinë por nuk e qetësoja dot fëmijën. Ishte sterr me shenja dhune. I nxirë.
E terezita atë natë të nesërmen marr policinë e Patosit. Më thotë hajde në Patos. Polici më thotë rrite ti deri në 17 vjeç.
Më ndihmo i thashë që këtë fëmijë ta çojmë atje ku duhet. Ika dhe bëra padinë që ska pirë ujë fare. Marr policinë e Fierit e cila lidhet me Patosin përsëri. Marr gocën shkoj në policinë e Fierit. Më thonë ça do këtu, shko në Patos je e Patosit. Marr vajzën dhe në darkë vete te shtëpia e nënës.
Odeta Dume: Çfarë lidhje ke me nënën e vajzës 11 muajshe?
Vjollca: Djali im në moshë të re ka pasur lidhje me nënën e vajzës. Djali im 21 vjeç tani kurse nëna e fëmijës 17. Ata kanë pasur bashkëjetesë.
Odeta Dume: Ju e keni mbesë vajzën 11 muajshe? Mos e keni mbesë?
Vjollca: Nuk e di, a është e imja apo jo. E ëma e saj ka ikur 5 muajshe shtatzënë nga unë. Të tërë kohën që ka jetuar te unë të dy ishin të droguar. Ziheshin me njëri tjetrin. Iknin dhe vinin përsëri.
Kjo ishte shtatzënë dhe djali i thoshte hiqe se nuk është i imi. Ajo thoshte ky fëmijë do na ndihmojë se unë do ta shes. Në 22 dhjetor të 2022 që iku 5 muajshe, djali im e ndoqi.
Odeta Dume: Ju keni ardhur në ambientet tona duke thënë se nuk jam e sigurt në është mbesa ime. Nënën ia do por babanë jo.
Vjollca: Ajo iku si përfundim, djalin tim e marrin në telefon policia. Djali shkon në policinë e Patosit. Polici aty donte t’ja jepte me zor vajzën.
Pasi doli nga ne nëna e vajzës jetonte rrugëve. Ajo dhe sot është e ikur nga rrugët. Kur vajtja mbrëmë për ta kërkuar që ti dorëzoja fëmijën Xhesika nuk ishte. Vajta unë bashkë me policinë që të mos bëja këtë punë që bëra sot.
Shefi i krimeve të rënda më tha nesër merr fëmijën valixhe se nesër do vijë shërbimi social. Vjen Maldini më thotë çfarë halli ke. Të lutem i thashë ma hiqni këtë fëmijë. Kam frikë se mund të vijnë një ditë të marrin fëmijën e ta shesin.
Vetë Xhesika ka bërë denoncim në polici se e rrihte vajzën kur ishte nën efektin e lëndëve narkotike
Vjollca: Djali im ka paguar 1 mijë euro që e shpëtoi Xhesikën dhe e solli në shtëpi. E mbajtja 5 muaj. Kam vuajtur me atë se bëhej e shkalluar. Aty shkalloi dhe djali im. Të dy u bënë përdorues të lëndëve narkotike.
Odeta Dume: Djali juaj ku ndodhet?
Vjollca: Ndodhet në Greqi. Nuk është i bindur se fëmija është djali i tij. Herë më thotë mbaje herë më thotë nuk e dua dobiçin. Unë e dua shumë, më vjen keq për fëmijën. Po të ma kishte sjellë më shpejtë unë nuk do ta kisha lënë atë fëmijë.
Kur Xhesika iku nga shtëpia nuk e takova asnjëherë. As djali im.
Kur erdhi djali nga Belgjika, vajti e kërkoi. Ajo i tha më jep 700 euro, bëj dhe ADN pastaj të them unë kur ta bësh ADN. Pra nuk pranoi ajo që ta bënte. Ajo e ka regjistruar me mbiemrin e saj djalin. Nëse del i djalit tim unë e rris vetë. Për momentin të rrijë në jetimore sepse nëna është e papërgjegjshme.