• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Drejtori i Veliajt “gostiti” me 1 milion euro tendera Klodian Zoton

15:23 : 09/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar këtë të martë një tjetër aferë ku është i implikuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori i tij, Redi Molla, tashmë i arrestuar nga SPAK.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Këlliçi ka publikuar fakte se si drejtori i Veliajt, Redi Molla ka ‘gostitur; me tender 1 milion euro, Klodian Zoton e inceneratorit fantazëm.

“Në vitin 2019, Redi Molla në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor të UKT, i jep tenderin me referencë REF-24634-05-30-2019, për matësat e ujit për subjektet private, kompanisë famoze ITS sh.p.k., në pronësi të prestanomes Klodian Zoto.

Vlera e këtij tenderi është plot 1 milionë euro.

Pra fare thjeshtë, Redi Molla gostiti prestanomen e pronarit faktit të Inceneratorit të Tiranës, shefin e tij politik dhe administrativ, Erion Veliajn. Sigurisht dhe kjo një proçedurë me shumë problematika dhe afate të tejzgjatura”,- shprehet Këlliçi.

Lexo edhe:

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

Këlliçi deklaron se kompania në pronësi të Klodian Zotos ITS sh.p.k është valixhja me të cilën pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, ka vjedhur dhe transferuar në llogari OFF SHORE më së paku 12 milionë euro.

“Për shumë nga ju nuk do të përbënte habi që kjo të ishte thjeshtë vjedhja e rradhës nga taksat tona. Por përzgjedhja e kësaj kompanie, ka një arsye dhe motiv shumë më të fortë. Sipas dokumentave të dorëzuara nga ana jonë dhe hetimeve të deritanishme të SPAK, faktohet se:

Kompania ITS sh.p.k. ka zhdukur nga llogaritë e inceneratorit të Tiranës shumën 12 milionë euro pa asnjë faturë dhe shërbim të kryer.

E thënë më thjeshtë, ITS sh.p.k. është valixhja me të cilën pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, ka vjedhur dhe transferuar në llogari OFF SHORE më së paku 12 milionë euro.

E gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur, nëse Erion Veliaj nuk do të kishte bllokuar punën e Njësisë së Zbatimit të Projektit, që kishte një detyrë të vetme, të monitoronte lëvizjet e parave dhe investimin në landfillin e Sharrës.

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku ja ka shkruajtur e zezë mbi të bardhë, në korrik të vitit 2023 drejtpërdrejtë Erion Veliajt, që ai dhe vetëm ai është shkaktari i bllokimit të NJZP-së dhe se do të mbante ai përgjegjësi për çdo dëm që po i shkaktohej palës shtet”,- deklaron Këlliçi.

Më tej Këlliçi shprehet se drejorët e përfshirë në aferën “5D” kanë vepruar me dijëni të plotë të kryebashkiakut Veliaj, dhe i janë bindur urdhërave të tij duke i siguruar vota dhe përfitime të majme financiare.

Ai i bën thirrje SPAK të zgjerojë hetimet dhe ka bërë thirrje për qytetarët të bashkohen në protestë, ditën e enjte për të kërkuar dorëheqjen e Veliajt pas skandaleve në bashkinë e drejtuar nga ky i fundit.

“Organizata kriminale 5D, e strehuar në Bashkinë e Tiranës, ka vepruar në dijeni të plotë të drejtuesit të saj Erion Veliaj dhe praktikisht si çdo strukturë kriminale e mirëorganizuar, i janë bindur urdhërave të drejtuesit, duke i siguruar atij vota dhe përfitime të majme financiare.

I bëj thirrje SPAK, të zgjerojë hetimet, ku të përfshihet dhe ky tender, detaje për të cilin do i’a përcjellim zyrtarisht z. Dumani. Cdo tender i firmosur nga Erion Veliaj dhe struktura e tij kriminale në bashki, është thjeshtë dhe vetëm një pazar korruptiv, ku përfitimi i kësaj organizate kriminale shkon deri më 100%.

Falenderoj ata punonjës të ndershëm të Bashkisë Tiranë, që na janë bashkuar në zbardhjen e të vërtetës e denoncimin e aferave korruptive të Erion Veliajt dhe gjej rastin të ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, për të protestuar përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin e menjëhershëm nga zyra të Erion Veliajt dhe dorëzimin e tij përpara drejtësisë”,- përfundon këlliçi.

 

Etiketa: 5DafereBelind KëlliçidenoncimErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025
AKTUALITET

Veliaj uron djalin për ditëlindje: Ndjesë që s’të përqafoj dot sot/ FOTO

09:36 : 06/10/2025
AKTUALITET

Enver Hoxha në listën e personaliteteve/ Këlliçi: Vendimi i Kuvendit skandaloz dhe kriminal!

09:32 : 06/10/2025
AKTUALITET

Pasi e shkarkoi, Rama: Veliaj u mor nga zyra pa gjyq, por Tirana nuk mund të presë më

10:15 : 05/10/2025
AKTUALITET

‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës

19:20 : 04/10/2025
Para

Nagelsmann nuk i mbyll dyert e rikthimit te Bayerni: Nuk kam një ofertë me shkrim…

TË GJITHA

“Do ju varros! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon

21:44 : 07/10/2025

“Roboti shqiptar që u bë minister”, gazetari grek intervistë me Diellën: Nuk dija nëse të qeshja apo të dridhesha

21:44 : 07/10/2025

Shkrumbohet një makinë e parkuar në Lezhë

21:30 : 07/10/2025

I dogji makinën Kozakut, “Cllevio” pritet të deportohet nesër nga Dubai

21:30 : 07/10/2025

Bardhi: Balluku e vetmja politikane pa shkollë që u bë numri dy i qeverisë

21:16 : 07/10/2025

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

21:11 : 07/10/2025

“Ta mbyllim me 100 mijë €”/ Si përfituan 20 mijë ha Vlash dhe Gjon Brahja, u përdor vula e kreut të Qarkut

20:58 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com