• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kursi i Euros i afrohet pragut të 102 lekëve, prek nivelin më të ulët në pesë muaj

15:58 : 08/04/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me rënie të mëtejshme dhe ka prekur nivelin më të ulët të vitit 2024.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.26 lekë, niveli më i ulët që nga 11 dhjetori i vitit të kaluar.

Në muajin e fundit, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar rënie me afërsisht 1.6%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia e kursit ka arritur në 9.4%.

Rënia e kursit të Euros po reflektohet edhe në kursin e valutave të tjera kryesore.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Dollari Amerikan ra sot në vlerën e 94.44 lekëve dhe po i afrohet përsëri nivelit më të ulët vjetor, që e ka regjistruar më datë 21 mars (në vlerën 94.16 lekë). Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Dollar-Lek paraqitet në rënie me 8.7%.

Edhe Paundi Britanik ra në vlerën e 119.25 lekëve, shumë afër nivelit minimal vjetor, që ishte regjistruar më datë 3 janar.

Me hyrjen e tremujorit të dytë, ekspertët mendojnë se tashmë kursi i këmbimit valutor po shfaq efektet e ndikimit në rritje të turizmit. Një tendencë e ngjashme u vërejt edhe vitin e kaluar, afërsisht në të njëjtën periudhë. Po të kemi parasysh dinamikën sezonale të turizmit, është e pritshme që ky efekt të forcohet gjatë muajve në vazhdim. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë vitit 2023.

Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike për vitin 2023, në vlerën e 191 milionë eurove, me rënie 78% krahasuar me vitin 2022.

Shërbimet dhe në veçanti turizmi dhanë efektin kryesor. Llogaria e jashtme në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e 3.4 miliardë eurove, në rritje me 43% krahasuar me një vit më parë. Më shumë se gjysma e suficitit në shërbime erdhi nga turizmi. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022.

Për më tepër, vlera rekord e investimeve të huaja direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh (ku një pjesë e madhe janë investime në pasuri të paluajtshme), e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Kjo tregon se flukset valutore hyrëse në ekonomi kanë qenë më të mëdha se ato dalëse, që e ka ulur kursin e këmbimit të Euros në nivelet më të ulëta historike.

Mbështetur në tendencën e hyrjeve të shtetasve të huaj dhe pritshmëritë e operatorëve turistikë, gjasat janë që gjendja e bilancit të pagesave të vijojë përmirësimin edhe gjatë vitit 2024. Në këto kushte, nuk është e papritur që raportet e kursit të këmbimit po vazhdojnë të anojnë në favor të Lekut./Monitor

Etiketa: eurokembimi valutor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 14/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 12 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:26 : 12/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 10/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:19 : 09/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 08/05/2025
Para

Ndryshime në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Celibashi apel numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni!

13:46 : 14/05/2025

Dhunoi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet 40-vjeçari

13:27 : 14/05/2025

Sipas një superkompjuteri, kjo është data e saktë kur do të shuhet jeta në Tokë

13:24 : 14/05/2025

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

13:06 : 14/05/2025

Përndiqte një vajzë të mitur dhe i merrte para me anë të kërcënimit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

13:00 : 14/05/2025

Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel sekuestrimin e celularit të Arbër Veliajt

12:48 : 14/05/2025

E rëndë në Fier/ 56-vjeçari i jep fund jetës duke konsumuar fotoksinë

12:41 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com