• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Socialistët bojkotojnë komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi

14:21 : 03/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetët e Partisë Socialiste kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar për dy koncesionet në shëndetësi, ai i sterilizimit dhe check up-it.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, deputetët e opozitës janë paraqitur të gjithë në sallë për të zhvilluar mbledhjen e tretë të këtij komisioni, ndërkohë që karriget e socialistëve janë bosh. Gjithsesi, kjo nuk e ka ndaluar opozitën që të zhvillojë mbledhjen, e cila ka zgjatur rreth 7 minuta.

E turpshme është fakti se faqja e Kuvendit të Shqipërisë nuk i transmetoi aspak pamjet, por mbledhja u bë me dije përmes pamjeve të transmetuara nga celularët e deputetëve të opozitës.

Kryetarja e komisionit, deputetja Albana Vokshi akuzoi mazhorancën se po përpiqet që të pengojë punën e komisionit hetimor, teksa njoftoi mbledhjen e ardhshme për ditën e premte.

“Mirëdita, sikurse është njoftuar dje, kam njoftuar mbledhjen e sotme të komisionit hetimor sot. Një thirrje sipas procedurave parlamentare dhe rregullores së Kuvendit. Mbledhja e sotme u thirr sepse kolegët e mazhorancës refuzuan që të kalonin kërkesën për informacion. Votuan kundër pikës nr.4 të rendit të ditës dhe meqenëse refuzuan njoftova mbledhjen e sotme sipas procedurave. Dua të bëj me dije se mbledhja e sotme është thirrur në bazë të rregullores. Kam diskutuar dhe me nënkryetarin e këtij komisioni,  Plarent Ndreca, që të formulonin një rregullore të posaçme për punën e këtij komisioni, por ata refuzuan duke thënë se duhet të bazohemi në rregulloren e përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë. Neni 32, pika 2 e rregullores thotë që mbledhjet e komisionit thirren nga kryetari  tij. Unë i kam njoftuar dhe mazhoranca është në shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit. Edhe sot siç e shihni ka refuzuar të vijë, vendet janë bosh. Pra, pavarësisht se mazhoranca po tenton të pengojë punën në komision në papërgjegjshmëri totale, duke përdorur trike, hile të paqena, absurde, dua të njoftoj mbledhjen e radhës të premten në orën 11:00. Kam marrë firmat e të gjithë deputetëve të opozitës.“ – tha Albana Vokshi.

Lexo edhe:

Vokshi apel deputetëve për krizën në shëndetësi: Mos heshtni përballë kësaj masakre

Skandali në shëndetësi/ Terapia hormonale në QSUT ‘ndez’ revoltë: Spitalet pa ilaçe, qeveria me eksperimente

Ndërkohë, ditën e djeshme mazhoranca rrëzoi kërkesën për të plotësuar formularët nëse anëtarët e komisionit kanë apo jo konflikt interesi. Formularët u plotësuan vetëm nga ana e mazhorancës.

Vokshi tha ditën e djeshme se socialistët kanë frikë të firmosin deklaratën, sipas saj se deputeti Plarent Ndreca është në konflikt të interesit, pasi ka qenë avokat i një prej të akuzuarve për koncesionin e sterilizimit, ku bëhet fjalë për Arben Gjatë.

Ndërkohë, deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se edhe anëtarja tjetër e komisionit nga ana e mazhorancës, Milva Ekonomi është në konflikt interesi, pasi ka qenë zv.ministre e Shëndetësisë në kohën kur janë dhënë koncesionet. Duke iu referuar lajmeve, Zhupa tha se Ekonomi ka firmosur pasi ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe për këtë ka dëshmuar edhe në SPAK.

Në mbledhjen e djeshme u miratuan edhe emrat e katër ekspertëve që do të ndohmojnë hetimin. Më konkretisht, dy emrat e propozuar nga PD: Franci Nuri dhe Meri Like; si dhe dy emrat e propozuar nga PS: Bledar Skënderi dhe Ermir Bejtja.

Në mbledhjen e djeshme pati debate mes palëve dhe në lidhje me pretendimet e mazhorancës, se kryetarja e komisionit, Albana Vokshi duhet të raportojë çdo në sekretariat, ku sekretar i kimisionit u zgjodh në mbledhjen e parë socialisti Klevis Xhoxhi.

Etiketa: bojkotojneKomisioni HetimorKoncesionetmbledhjenshendetesisocialistet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vokshi apel deputetëve për krizën në shëndetësi: Mos heshtni përballë kësaj masakre

22:27 : 01/06/2026
AKTUALITET

Skandali në shëndetësi/ Terapia hormonale në QSUT ‘ndez’ revoltë: Spitalet pa ilaçe, qeveria me eksperimente

20:19 : 29/05/2026
AKTUALITET

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

18:03 : 28/05/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Rezultatet “copy-paste”/ Skandali me laboratorët klinikë, i njëjti mjek firmos analiza në disa pika

22:50 : 23/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria, në fund të rajonit për financim në shëndetësi

15:08 : 22/05/2026
AKTUALITET

Spitalet shqiptare në gjendje të mjerueshme, Ministrja Sala bën propagandë me Inteligjencë Artificiale

12:23 : 22/05/2026
Para

Mashtrimet online: Shqiptarë, bëni kujdes kur të vjen ky mesazh në telefonin tuaj!

TË GJITHA

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom