• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ishte radha e Aureljos…”/ Statistikat: Çfarë po ndodh me fëmijët dhe “drejtësia miqësore”

11:05 : 02/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Nga Anila Hoxha

Aureljo, i moshës 18 vjeç u vra nga dora e një fëmije tjetër, me shpejtësi sikur të ishin duke kopjuar një pasazh të mirë menduar krimi, ku të dyja palët gjaknxehta ndalojnë mjetet në një rrethrrotullim. Këtë herë sulmi, përplasja ndodh në një rrugë të Tiranës. Herë të tjera grindjet me thika duarve, pistoleta, leva e gurë kane ndodhur jo shumë larg shkollës, pranë shtëpisë, në lagje, në një bar a restorant. Edhe në spital madje.

Të ndezura nga jeta virtuale, marrin flakë shpesh nga një folloë, një emoji, një kompliment ndaj një fotografie, një sharje, një lidhje e pa aprovuar, një ndarje e papranuar. Bullizëm, persistencë për tu shfaqur superior ndaj bashkëmoshatarëve, gjasme më i rritur, gjasme më i fortë, gjasme më i zgjuar. Ose më keq akoma grinden për territore, ku çdonjëri përpiqet të konfirmohet se po bëhet një burrë, se është mjaftueshëm i zoti të mposhtë. Por është vetëm një fëmijë.

Më shumë fëmijë sesa adoleshentë, zbresin të mllefosur nga mjetet, njëri me makinë më të mirë se tjetri.

Ky i dyti që do vdesë pas pak, quhet Aureljo. I pari një 16-vjeçar që shoqërohet nga shokët, ardhur nga Kalaja e Dodës jeton në zonën e Farkës, në shtëpi private dhe duhet thënë ekonomikisht nuk i ka munguar asgjë. Megjithatë kjo nuk i ka dhënë aq siguri saqë të jetë i bindur se konfliktet sqarohen me diskutim, ose nuk sqarohen fare.

Lexo edhe:

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

Jo, ai është më i sigurt me një thike te fshehur në trup. Disa moshatarë të tij konstatohen shpesh rrugëve nga postblloqet herë më shkopinj bejsbolli, thika, pistoleta, doreza grushti.

Në një rast njëri prej tyre u justifikua para gjyqtarit se e mbante shkopin e bejsbollit mbasi ishte pjesë e një skuadre. Por kur gjyqtari G.H i kërkoi një provë të vetme, një fotografi që vërtetonte angazhimin si sportist, adoleshenti u dorëzua dhe tregoi të vërtetën. I duhej për situata të tilla sulmesh ku fëmijë e adoleshentë, nuk përmbahen, por grupe-grupe lëndojnë e viktimizojnë.

Ndryshe nga 16-vjeçari dhe shokët e tij, njëri me prindër që zotërojnë një furrë buke, tjetri i përkëdhelur nga gjyshërit, Aureljo, djalë i vetëm është njëfarësoj supi për ekonominë e familjes, dhe familja supi i tij. Ka nisur të mbështesë punën e të atit si elektricist, pak mbasi rrumbullakosi 18 vjeç dhe ka kuptuar me shumë mundësi diferencat.

Ka fatin e keq që mbasi të sulmohet fryma do ta lërë aty në atë rrethrrotullim të mallkuar.

Ndryshe nga dy vëllezër të tjerë që u sulmuan barbarisht me thika pak kohë më parë, vetëm e vetëm pse njëri ndër ta kishte krijuar raport me ish-partneren e njërit prej agresorëve.

Por për shkak të ligjit tha Komisariati numër 2 ato ditë, keqbërësit nuk mund të arrestoheshin mbasi nuk kishin mbushur moshën 14 vjeç. Nëna e djemve m’u lut publikisht, që së paku autoritetet të gjenin një zgjidhje dhe ti penalizonin autorët, mbasi gruaja po ndeshej me vështirësinë tjetër. “Tani që djemtë shpëtuan, dhe po shohin në rrjetet sociale palën tjetër që po i provokon, do veprojnë djemtë njësoj si ata”, tha.

Në të vërtetë Kodi i Drejtësisë për të Mitur, duke synuar të mos i përballë fëmijë në konflikt me ligjin me sistemin penitenciar, policët, prokurorët, synon të përqaset miqësisht me ta. Pra në formë edukuese, të bëjë atë që familja, shkolla dhe shoqëria dështuan ta bëjë.

Por sidoqoftë pavarësisht synimit dhe dëshirës së mirë, kjo vijon të mbetet teori, përsa kohë vendimet e gjykatave mbeten të pazbatueshme dhe përderisa nuk janë ngritur institucionet përkatëse. Një ndër to shkolla e riedukimit, planifikuar të ndërtohet në zonën e Mëzesit, ku fëmija në konflikt me ligjin, qoftë hajdut, shpërndarës droge, sulmues, kanosës, armëmbajtës i nënshtrohet programeve derisa ta kuptojë se çfarë ka bërë.

Praktikisht kemi qindra fëmijë që në emër të drejtësisë miqësore, gjykatat janë të detyruara t’u qasen deri diku “na falni që po të pyet xhaxhi gjyqtar”. Dhe këta fëmijë as që e kuptojnë se kanë kryer një krim, kundravajtje apo kanë shkelur ligjin.

Për të folur me shifra, për vitin 2023 janë evidentuar 2600 fëmijë si autorë ngjarjesh kriminale. Fare pak prej tyre janë arrestuar, mbasi ndaj tyre aplikohet instituti i shmangies, që do ishte perfekt nëse do të kryhej i mbikëqyrur, me platforma shkollore dhe mësimnxenese apo shkollim i detyruar, dhe masa te tjera kufizuese – edukuese.

Që nuk ndodh, arsyet i thamë më sipër.

1449 të mitur janë dëmtuar gjatë 2023, prej tyre pesë fëmijë janë vrarë, katër janë tentuar të vriten. 46 janë kanosur. 24 fëmijë janë plagosur rëndë. 122 plagosur lehtë me dashje. 139 dëmtime me dashje. 13 të mitur janë vjedhur me dhunë. 514 janë dëmtuar në aksidente si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit. 85 janë keqtrajtuar. 33 janë braktisur nga prindërit. 72 janë dëmtuar nga krimet seksuale. Si një drejtoreshë për parandalimin e krimeve tek fëmijës, Klaudia Hasanllari bën të pamundurën ta ndajë shqetësimin me mua për Aureljon qe nuk jeton më. Për dhjetëra fëmijë të tjerë që ndikohen nga jeta online, dhe nga modele pa model, si ai i 16-vjeçarit me tre shokë që janë arrestuar, por me gjasë për shkak të moshës ata dalin për punë orësh.

“Parandalohet me edukim – më thotë në telefon Klaudia. Në familje, në shkollë, në masmedia. Duhet larguar trendi i pakuptueshëm “bad boy”, “I pronarit”. Po ushqejmë instinktet e gabuara, rritjen para kohe, konkurrencën e pamëshirshme. Më shumë se sa çështje e zbatimit të ligjit, është çështje e edukimit, e parandalimit”, këmbëngul zyrtarja.

E dëgjoj. Dhe mendoj, ishte radha e Aureljos për të vdekur. A kishin folur prindërit me ta?

Etiketa: Aureljo Dervishifemijetkrimetstatistikatte mituritvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
Para
Foto ilustruese

Përfshihen nga flakët një makinë e parkuar dhe një magazinë në Elbasan - Detajet

TË GJITHA

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025

Elton Laska: Krimi po na merr zvarrë, shteti është dorëzuar

12:01 : 29/10/2025

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025

Do të trafikonte kanabisin në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

11:49 : 29/10/2025

Vritet me thikë e reja në Francë, në kërkim ish-partneri shqiptar

11:40 : 29/10/2025

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com