• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK sekuestron pasuritë e ortakëve të Evis Berberit, Valter Begajt dhe Ervis Lamit

13:43 : 29/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj dhe Ervis Lami. Valter Begaj është personi kyç që ka shërbyer për të pastruar paratë e përfituara përmes tenderave të paligjshëm nga kreu i ARRSH-së.

Në njoftimin zyrtar, SPAK thotë se ka sekuestruar mijëra sipërfaqe toke, 6 automjete dhe nje motomjet.  Këto pasuri i takojnë shoqërisë “DAAM” shpk, me ortak Valter Begaj dhe administrator Evis Lami, të dy persona nën hetim.

Pasuritë  e sekuestruara:

·         Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;

Lexo edhe:

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

·         Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

·         Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

·         Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

·         Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

·         Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

·         Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;

·         Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;

·         Automjetin e markës “BMË”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004;

·         Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;

·         Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;

·         Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;

·         Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020;’- njofton SPAK.

Evis Berberi prej vitesh ka qenë shumë pranë ministres Belinda Balluku, si kur ishte drejtues i Prokurimeve në ALBCONTROL në vitet 2013-2019 e më pas edhe Këshilltar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës apo drejtor i Agjencisë së Efiçencës së Energjisë, deri më Qershor 2021 kur kaloi në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Evis Berberi akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Valter Begaj dhe Ervis Lami akuzohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

HETIMI

“Nga analiza e provave të marra deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se, shtetasi Evis Berberi, fillimisht në  cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka  kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “Net Group” ,sh.p.k., (që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur Berberi ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “DAAM” sh.p.k., të kontrolluar prej tij. Marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga ana e shoqërisë “Net Group”, sh.p.k., në zotërim të shtetasit nën hetim Valter Begaj, prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi, dhe më pas kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt të shtetasit Evis Berberi “DAAM” sh.p.k., me përfitues shtetasin Evis Berberi. Këto vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet shtetasve Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale. Në këto rrethana shtetasi Evis Berberi, dyshohet për kyerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, gërma “d” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.  

Ndërsa shtetasi Valter Begaj në cilësinë e ortakut të shoqërisë “Net Group”, sh.p.k, për shkak të fitimit të procedurave të prokurimit publik të zhvilluar nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, me titullar të autoritetit kontraktor shtetasin Evis Berberi,  ka transferuar vlera monetare në drejtim të shoqërisë “DAAM” sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit Evis Berberi, por që është menaxhuar nga shtetasit Brunilda Buli, Ervis Lami dhe Valter Begaj, me qëllim dhënien e përfitimit të parregullt shtetasit Evis Berberi. Në lidhje me veprimet e kundraligjshme të tyre shtetasit Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal.  Investimi në veprimtarinë ekomike të këtyre vlera monetare të përfituara në mënyrë të parregullt, për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, janë bërë gjatë kohës që kanë qenë ortak të shoqërisë shtetasit Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale. Në këto rrethana, shtetasit Valter Begaj, Ervis Lami dhe Brunilda Buli, në bashkëpunim me shtetasin Evis Berberi, dyshohen për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, gërma “d” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur shtetasi Evis Berberi, ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Agjencia për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000 (njëqind e tridhjetë e shtatë milion e katërqind mijë) lekë pa Tvsh, me operator fitues shoqërinë e shtetasit Valter Begaj, “Net Group” sh.p.k. Kurse gjatë kohës kur shtetasi Evis Berberi, ka qenë nën cilësinë e  titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 (njëqind e një milion e tetëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e shtetasit Valter Begaj, “Net Group” sh.p.k.

Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “DAAM” sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit Evis Berberi, ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit Valter Begaj “Net Group” sh.p.k., në vlerën 223,480,476 (dyqind e njëzet e tre milion e katërqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë, me tvsh.” – thuhet në njoftimin e SPAK

HISTORIKU I KOMPANISË

Në 7 shtator 2018, Evis Berberi i blen Valter Begajt kompaninë ‘B- VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për 100 mijë lekë. Kompania e themeluar në tetor 2017 kishte dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore etj. Një muaj më pas, Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM. Berberi rezulton pronar me 100 përqind të kapitalit të firmës nga 14 Shtatori 2018 deri më 31 Janar 2019.

Në datën 31 Janar 2019 Evis Berberi ia shet 100% të aksioneve të shoqërisë DAAM shpk, Brunilda Bulit kundrejt vlerës 500 mijë euro. Referuar kontratës së shitjes së kuotave, 8 mijë euro u paguan jashtë zyrës noteriale nga blerësi në favor të Evis Berberit, ndërsa pjesa tjetër do paguhej e ndarë në këste kundrejt vlerës 100 mijë euro për cdo vit.

Për vitin 2019, Evis Berberi ka dërguar dy deklarata pasurie në ILDKPKI, një deklaratë fillestare të pasurisë në 5 mars 2019, si këshilltar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe tjetrën gjatë ushtrimit të këtij funksioni publik, dorëzuar në ILDKPKI në 1 qershor 2020, por që pasqyron pasurinë për vitin 2019.

Në asnjërën prej deklaratave të pasurirë nuk rezulton e deklaruar shitja e kompanisë DAAM me vlerë 500 mijë euro dhe as 8 mijë euro që Brunilda Buli thuhet në kontratë se i ka dhënë në dorë Evis Berberit.

Ballafaqimi i kontratës me dy deklaratat e pasurisë konfirmon konsumimin e elementëve të veprës të fshehjes dhe mashtrimit me deklarimin e padurisë nga Evis Berberi.

Ndërkaq, në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë “shokut” të Evis Berberit, Valter Begaj, tashmë për 1.7 milionë euro. Por nuk mbaron me kaq. Në 21 shkurt 2022, Valter Begajt ia shet kompaninë DAAM, Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro. Një muaj më vonë, Ervis Lami pendohet dhe ia ia rikthen kompaninë “DAAM” Valter Begajt, tashmë me zero lekë.

Ndërkohë, në gusht të vitit 2017, ortaku i Evis Berberit, Valter Begaj themelon kompaninë B-VAAL ENGINEERING, me objekt të njëjtë si kompania DAAM. B-VAAL ENGINEERING ndryshon emër në NET-GROUP.

Evis Berberi ka punuar për kompaninë NET- GROUP si drejtues taknik dhe përfaqësues i saj, madje edhe gjatë kohës kur ishte drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë. Berberi ka deklaruar në ILDKPKI në vitin 2019 të ardhura nga kompania NET- GROUP si drejtues teknik.

Etiketa: Ervis LamiEvis BerberispakValter Begaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

19:04 : 18/09/2025
AKTUALITET

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

16:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”, Enver Diva: Edi Rama dhe SPAK-u janë bërë bashkë

14:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

17:43 : 17/09/2025
Para

Grabitet selia qëndrore e PL-së

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com