• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Estrada e PS/ Ermonela miratoi “Strategjikët” pa kuorum, kolegët i rrëzojnë vendimet

12:32 : 29/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Projektligjet e miratuara me procedurë joligjore në seancën plenare të 7 Marsit janë shpallur të pavlefshme nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën.

Marrja e vendimit këtë të premte u arrit përmes një dakordësie mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës, pjesë e Sekretariatit të Etikës.

“Miratohet”, por pa kuorum!

Tre javë më parë, mazhoranca miratoi në parlament pa kuorum projektligjet në rendin e ditës.

Seanca drejtohej nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

Lexo edhe:

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

Pika 2 e Nenit 55 të Rregullores së Kuvendit parashikon se “kuorumi për çeljen e votimit parlamentar është të paktën 71 deputetë”.

Por edhe pse pohoi se 68 ligjvënës iu përgjigjen votimit për prezencën, Ermonala Felaj vijoi normalisht me vijimin e seancës. Nënkryetarja Felaj injoroi numrat, Rregulloren e Kuvendit, si dhe kërkesat nga deputetët e opozitës se seanca duhet të ndërpritej për mungesë kuorumi.

“Nëse nuk do ishin shkëputur kaq gjatë nga Kuvendi, do ta kishin lexuar rregulloren dhe do ta kishit kuptuar”, iu drejtua rivalëve të opozitës.

Ajo vendosi të vijojë me votimin e projektligjeve dhe akteve të tjera në rendin e ditës. Felaj nominonte nismat e futura në rendin e ditës për votim, kolegët ngrinin kartonat. “Miratohet”, shpallte më tej verdikin!

Revoltën për atë ç’ka ndodhi, deputetët demokratë e shprehën edhe pas seancës në prononcimet për mediat. Ndërsa më pas, u dorëzua në Kuvend edhe kërkesa për anulimin e saj.

Socialistët kundër Ermonela Felajt

Kërkesa u shqyrtua në mbledhjen me dyer të mbyllura të kësaj të premteje nga Sekretariati i Etikës.

Bashkë me dy deputetët demokratë Saimir Korreshi dhe Bledion Nallbati, votat për të miratuar kërkesën e opozitës i bashkuan edhe deputetë socialistë.

Nga socialistët, pjesë e Komisionit të Etikës janë Jurgis Çyrbja, Klevis Xhoxhi, Aurora Mara dhe Klotilda Bushka.

Burime nga brenda mbledhjes thanë se votimi ishte 4-0 në favor të kërkesës së opozitës.

Pas mbledhjes, deputeti demokrat Saimir Korreshi u ndal për të dhënë një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit. Votimin e sotëm, e cilësoi “një fitore të vogël” të opozitës.

“Sot është një fitore e vogël në dukje. Do verifikojmë të gjitha votimet sepse të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë”, tha Korreshi, ndërsa shtoi se një vendim pritet të merret në një moment të dytë, për përsëritjen e seancës plenare të 7 Marsit.

Bie projektligji për “Strategjikët”

Më 7 Mars, Kuvendi miratoi pa kuorum 5 projektligje, ndër to dhe propozimin për zgjatjen e efekteve të ligjit “Për investimet strategjike”, deri më 31 dhjetor 2024.

Nisma është kritikuar nga opozita dhe ekspertët se ka shërbyer për favorizuar një grup oligarkësh pranë qeverisë.

Projektligjet e tjera që u votuan në seancën e 7 marsit ishin ai “Për burimet ujore”, ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, projektligji për Mbrojtjen e Konkurrencës si dhe disa ndryshime në ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional”.

Me vendimin e sotëm të Sekretariatit për Etikën, votimet shpallen të pavlefshme dhe nismat ligjore do të rihidhen për votimin në një seancë të dytë.

Etiketa: ermonela felajkuvendSekretariati i Etikës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi s’di të bëjë tendera, hetim 5 punonjësve të Spiropalit: Shkelën ligjin!

12:14 : 28/10/2025
AKTUALITET

Metani raporton në Kuvend: Gjyqet zgjasin me vite, sistemi i drejtësisë në kolaps nga mungesa e gjyqtarëve

22:05 : 27/10/2025
AKTUALITET

Nga “ftesa” për Ahmetajn, tek Balluku dhe dosjet e bujshme/ Altin Dumani raporton në Kuvend

20:16 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani: SPAK ka hetuar 71 persona për 3 inceneratorët, Veliaj ende nën hetim

17:43 : 27/10/2025
AKTUALITET

Dumani në Kuvend: 48 të proceduar për krime zgjedhore!

17:23 : 27/10/2025
Para

"Telenovela Hajdar-Salillar vazhdon"/ Maliqi: Çështja në SPAK!

TË GJITHA

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

19:57 : 29/10/2025

Uragani “Melissa” godet Xhamajkën dhe Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

19:57 : 29/10/2025

Gjenden në bregun australian mesazhet në shishe të dy ushtarëve të Luftës së Parë Botërore

19:46 : 29/10/2025

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com