• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fondet e mjera të Ministrisë së Kulturës, arti pamor në Shqipëri ka marrë vetëm thërrime

19:57 : 29/03/2024
në AKTUALITET, KULTURE, POLITIKE

Arti dhe kultura vijojnë të marrin prej vitesh vetëm thërrime si mbështetetje financiare. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ndodhet në fund të listës për fondet që u ka dhënë artistëve vizual, ndërsa ka centralizuar edhe projektet.

Buxheti total i ish – Ministrisë së Kulturës (MK) për 2018 ishte rreth 23 milion euro, ndërsa në 2024 struktura e re e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) shënon një buxhet total rreth 44 milion euro. Për ta krahasuar situatën kulturore me vendet fqinje, Maqedonia e Veriut për vitin 2021 ka mbështetur 2254 projekte artistike, me buxhet total mbi 50 milionë euro. Kosova, buxhetin e alokuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2023 e kishte 57 milionë euro.

Këto janë të dhënat e publikuara nga raporti Dokument Politikash mbi “Mekanizmat e mbështetjes dhe burimet financiare për artin pamor në Shqipëria, me autorë Çelik Rropulli dhe Pavjo Gji, nga UNNA dhe ArtNexus.

Në një takim me artistë dhe përfaqësues institucionesh për të diskutuar këtë studim, zv.ministrja e MEKI, Lira Pipa u justifikua për gjendjen aktuale me riorganizimin e këtij dikasteri. Sipas saj janë javët e para të saj në këtë pozicion dhe strategjia deri më tanishme ka qenë më e fokusuar te godinat dhe restaurimin e institucioneve kulturore, por tani ky fokus do ndryshojë.

“Buxheti është i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha nevojat që lidhen edhe me zhvillim aktivitetesh, festivalesh, filma – dokumentarë, etj” – pranoi ajo.

Lexo edhe:

Qytetarët paguajnë nga xhepi, fondet për shëndetësinë në nivelin më të ulët që nga 2017-ta

100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE

Sipas studimit, me mbylljen e Qendrës Kombëtare të Arteve dhe Kulturës, fondet e parashikuara për punonjësit e pavarur të artit dhe kulturës u centralizuan nga MK, ndër të tjera edhe të skemës së projekteve me thirrje të hapura. Anëtarë të komunitetit artistik kanë shprehur në media të ndryshme shqetësimet e tyre në lidhej me mungesën e transparencës dhe mos kategorizimin e projekteve me thirrje të hapura.

“Shqetësime janë ngritur edhe për faktin se nuk bëhet publike përbërja e anëtarëve të kolegjiumeve dhe kriteret e përdorura për përzgjedhjen e projekteve fituese”- citohet në studim.

Nga hulumtimi del që tematikat e promovuara për vitet 2019 – 2023 kanë në fokus teknologjinë digjitale, edukimin dhe zejet. Mesatarja e buxheteve të alokuara për projektet në artet pamore është 800 mijë lekë. Viti 2020 shënon vitin me numrin më të ulet të projekteve me thirrje të hapura për artet pamore, vetëm katër projekte për të gjithë vitin.

Unesco thekson se përgjatë periudhës së parë të pandemisë qeveria nuk ka implmentuar masa mbrojtëse si statusi i artistit, skema e sigurimit shoqëror, shëndetësor, të papunësisë apo pensional për këtë sektor, apo masa ekonomike si lehtësime fiskale dhe kontratat kolektive. Raportet kanë nxjerrë në pah se vendet e rajonit e kanë rritur fondin për kulturën përgjatë pandemisë, kështu Kosova shtoi fondin për kulturën me 5 milionë euro si dhe akordoi 1.5 milionë euro për subvencionimin e artistëve të pavarur. Po ashtu Maqedonia e Veriut ka dhënë një mbështetje për artistët e pavarur rreth 230 mijë euro për muajt prill dhe maj 2020.

“Në Shqipëri artistët e pavarur kanë qenë ndër komunitetet më të anashkaluar, në mungesë të plotë të mbështetjes”- thekson raporti.

Mbështetja financiare vjen dhe nga donatorë të huaj që organizojnë programe me thirrje direkte për të mbështetur artin dhe kulturën, siç është “Swiss Cultural Fund Albania”, “EU4Culture”, “RYCO” etj.

Në disa intervista me 48 subjekte artistike, 39 individë dhe 9 organizata , 57% e tyre janë përgjigjur se të ardhurat e tyre vjetore janë më pak se 5 mijë euro. Intervistat kanë treguar se artistët e rinj dhe me pak përvojë nuk kanë mundësi të shfaqin veprat e tyre në ekspozita dhe ankande për ti shitur./Citizens Channel

Etiketa: abuzimearti pamorfondetMinistria e Kulturesthërrime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët paguajnë nga xhepi, fondet për shëndetësinë në nivelin më të ulët që nga 2017-ta

18:32 : 22/05/2025
AKTUALITET

100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE

11:15 : 20/05/2025
AKTUALITET

QSUT “vatër” abuzimi, kompania e Gentjan Sulës “përpinë” fondet publike

20:24 : 01/05/2025
AKTUALITET

Nga e motra te drejtorët/ Si njerëzit e Tërmet Peçit marrin mln euro tendera dhe fonde IPARD

23:02 : 23/04/2025
AKTUALITET

Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB

19:26 : 23/04/2025
AKTUALITET

Berisha: Fondet e BE për fermerët i vodhi Rama, pas skandalit ministren e bëri këshilltare

18:15 : 20/04/2025
Para

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com