• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bala në krye të Himarës, reagon Beleri: Nuk është as anëtare Këshilli, Tavo nisi fushatën

18:38 : 29/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burg, ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të Këshillit Bashkiak të Himarës, i cili komandoi mes tensionit dhe përplasjeve në krye të bashkisë nënkryetaren e mazhorancës Blerina Bala.

Beleri i cilëson të gjitha zhvillimet si në shkelje të Kushtetutës, teksa nuk kursen kritikat as ndaj prefektit Vangjel Tavo, i emëruar së fundmi nga Rama, i cili sipas tij filloi fushatën elektorale për të marrë kreun e Bashkisë së Himarës, duke premtuar tituj pronësie.

“Për ju, ligji është thjesht një copë letër bakalli. Me gjasë, letër bakalli është edhe për z. Tavo, i cili në kundërshtim me ligjin, dje u tregoi këshilltarëve si të mendonin, sot mori pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak për t`u siguruar që e kishin kuptuar drejt urdhërin e tij. Pa patur asnjë kompetencë, filloi sot fjalimet elektorale duke premtuar tituj pronësie.” – shkruan Beleri për Vangjel Tavon.

Në fokusin e reagimit të Belerit nga burgu ishte dhe kryetarja e komanduar Balaj, për të cilën ai thotë se nuk është as anëtare e këshillit, por është emëruar nga Jorgo Goro. Për Fredi Belerin, zgjidhja e vetme është betimi i tij.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

Një lëmsh juridik i pamundur për t’u zgjidhur. Lëmsh i krijuar me kontributin e prokurorisë dhe gjykatës së posaçme kundër korrupsionit, të cilët nuk kanë kurajë t’i thonë JO z. Rama.

Asnjë ligj dhe asnjë nen i Kushtetutës nuk e parashikon këtë që po ndodh në Bashkinë Himarë. Neni 61 i ligjit 139/2015 që trumbeton prefekti nuk zgjidh ndërprerjen e parakohshme të një mandati të mbaruar me kohë. Asnjë praktikë e mirë evropiane, të cilave z. Rama iu referua, nuk thotë se kryetari i bashkisë caktohet nga partia humbëse e zgjedhjeve për kryetar bashkie. Asnjë praktikë e mirë evropiane nuk parashikon të caktohet nga prefekti si kryetar bashkie një person që nuk është zgjedhur as këshilltar bashkiak, por është emëruar nga humbësi.

Shkelët Kushtetën dhe atë që u votua nga sovrani nuk e lejuat të betohet. Në kundërshtim me ligjin, caktoni një kryetar të ri bashkie, siç edhe Prefekti e deklaroi, dhe e interpretoni ligjin ashtu siç ju intereson. Juve nuk ju intereson ligji, por ju intereson vetëm të mos betohet, qoftë edhe për një orë të vetme, ai që u zgjodh kryetar bashkie konform Nenit 109 të Kushtetutës. Për ju, ligji është thjesht një copë letër bakalli. Me gjasë, letër bakalli është edhe për z. Tavo, i cili në kundërshtim me ligjin, dje u tregoi këshilltarëve si të mendonin, sot mori pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak për t`u siguruar që e kishin kuptuar drejt urdhërin e tij. Pa patur asnjë kompetencë, filloi sot fjalimet elektorale duke premtuar tituj pronësie.

Zgjidhja e vetme është respektimi i Kushtetutës. Zgjidhja e vetme është të lejohet fituesi i zgjedhjeve të betohet. Është e vetmja gjë që mund t’i japë fund këtij kaosi ligjor dhe të ndalojë absurdin në Bashkinë Himarë, duke trajtuar banorët e kësaj bashkie në mënyrë të barabartë me çdo qytetar tjetër të kësaj Republike që ushtroi të drejtën e tij elektorale në zgjedhjet e datës 14 maj.

Dhionisios – Alfred Beleri
Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë
(sepse kryetari i bashkisë zgjidhet nga populli dhe jo nga vota e 15 njerëzve të trembur)
Fier, 29/3/2024

Etiketa: Bashkia HimareBlerina BalaFredi Belerikeshilli bashkiakkryetare e komanduarvangjel tavo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

19:37 : 25/09/2025
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i Qeverisë, shkarkimin e Erion Veliajt e firmos vetë Edi Rama

17:58 : 25/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi i Veliajt, vendimi i parë i Qeverisë “Rama 4″/ Ja kur do mblidhet Këshilli i Ministrave

17:30 : 24/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Postet dhe favoret e këshilltarëve të PS-së që firmosën kërkesën për shkarkimin e Veliajt

21:13 : 23/09/2025
AKTUALITET

“Ishte projektuar si pasardhës i Ramës”/ BIRN: PS-PD bashkuan votat për fundin politik të Veliajt

19:27 : 23/09/2025
AKTUALITET

Rama nuk i kishte numrat për shkarkimin e Veliajt, vota e opozitës rezultoi vendimtare

18:44 : 23/09/2025
Para

Biden mbledh mbi 26 mln dollarë në aktivitetin me ish presidentët Obama dhe Clinton

TË GJITHA

Vrasja e italianit në Tepelenë/ A njihej autori me Edoardo Sarchi? Detaji në dokumentat e biznesit

13:38 : 27/09/2025

Zgjedhjet për Tiranën/ Grupi i Punës së PD nis negociatat për kandidatin

13:20 : 27/09/2025

Arrestohet Gazment Braçe, hetimet për vrasjen e biznesmenit italian marrin tjetër rrjedhë/ DETAJE

13:07 : 27/09/2025

Berisha publikon VIDEO-n që tregon lidhjet e vrasësit të biznesmenit italian me PS

12:50 : 27/09/2025

“The Sun”: Baronët e drogës investonin pranë zyrës së kryeministrit Rama

12:39 : 27/09/2025

Sistemi i Gjendjes Civile/ PD: Ku shkuan 8.5 mln eurot e tenderit të AKSHI-t?

12:32 : 27/09/2025

Lushnje/ Fqinjët nuhatën erën e rëndë, i moshuari gjendet i pajetë në banesë – EMRI

12:23 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com