• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

80 mln euro për 35 km, si tentoi ARRSH të manipulonte me shembjen e aksit Korçë-Ersekë

08:24 : 29/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Rruga Korçë-Ersekë u premtua të përfundonte në qershor të 2023. Afati u shty me një vit, por teksa prisnim që aksi të inagurohej, një pjesë e rrugës u ‘shkërmoq’ bashkë me propagandën. Inxhinierët gjeodet e kanë të qartë arsyen e shembjes së rrugës- cilësia e dobët e punimeve. Por Autoriteti Rrugor Shqiptar e konsideron rrëshqitje dhe jo shembje, dëmtimin e rrugës që i ka kushtuar 80 milionë euro shqiptarëve. Çështja është depozituar në SPAK, ndërsa afati i ri për përurimin e rrugës është shtyrë në prag të zgjedhjeve 2025.

Qershorin e vitit të shkuar banorët e Ersekës prisnin inagurimin e rrugës së re do t’i lidhte kolonjarët me Korçën.

“MIRËMËNGJES me një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit, aksin rrugor Korçë-Ersekë, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në qershor të këtij viti…”, lajmëronte kryeministri Edi Rama në shkurt të vitit 2023, teksa ndante pamje të rrugës me ndjekësit në rrjetet sociale.

Por ndryshe nga sa deklaronte Rama, punimet në kantierin e hapur 13 vite më parë, nuk përfunduan në qershor të 2023.

Pa dhënë asnjë shpjegim, inagurimi i shumëpritur u shty me një vit. Por katër muaj përpara prerjes së shiritave, aksi pësoi shembje masive duke e bërë rrugën të pakalueshme në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.

Lexo edhe:

Tezja dhunon mbesën e mitur për sherr prone, si u manipulua ngjarja

“S’ka vend për ambulancë e zjarrfikëse”, banorët i zënë derën ARRSH-së

Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk dha asnjë shpjegim zyrtar lidhur me këtë ngjarje. Por në disa media online, mbrëmjen e 17 shkurit u shpërnda një reagim i Ministrisë së Infrastrukturës ku theksohej se kantieri nuk ishte marrë në dorëzim nga ARRSH. I njëjti reagim, mohonte shembjen e rrugës.

“Ajo nuk është shembje, është ndërhyrje e kompanisë për të riparuar një problem që është shfaqur. Rruga përfundon dhe merret në dorëzim pasi të jetë bërë edhe kolaudimi i saj. Deri atëherë, kompania mund të bëjë të gjitha punimet që gjykon të nevojshme”, thuhej ndër të tjera në reagim.

Disa prej mediave e fshinë njoftimin, në disa të tjera reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës vijon të jetë i publikuar.

ARRSH s’ka një shpjegim për shembjen

Një muaj pas shembjes masive në rrugën e re Korçë -Ersekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar i tha Faktoje se ende nuk ka një përfundim mbi arsyet e dëmtimit të saj. ARRSH thotë se ka kryer inspektim menjëherë pas ngjarjes dhe po bëhen studimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun si dhe masat që do të merren për riparimin e rrëshqitjes.

“Kontrata është në periudhë garancie dhe kompania e ka nën përgjegjësinë e saj deri në dorëzimin përfundimtar, si dhe marrjen e masave për riparimin e rrëshqitjes, pa kosto financiare shtesë.”, sqaron ARRSH në një përgjigje për Faktoje.

Ndryshe nga ARRSH, inxhinieri gjeodet Romeo Nazarko e ka të qartë arsyen e shembjes së rrugës- cilësia e dobët e punimeve.

“Nuk kanë llogaritur mirë ujrat nëntokësore që qarkullojnë nga maja e Qafës së Qarrit nëpërmjet trasesë së rrugës në drejtim të veprës. Këto ujra që kanë qënë të shumta si shkak dhe i shkrirjes së borës që ka rënë pak kohë më parë, kanë depërtuar në dheun e hedhur në të ashtuquajtur urë dhe presioni që ka krijuar dheu i lagur në muret mbajtës me gur dhe tel gabrion, ka rrëzuar këto mure.”, argumenton ai për Faktoje, teksa shton se e kishte paralajmëruar këtë ngjarje që kur nisi projekti.

Një tjetër fenomen shqetësues sipas gazetares së ekonomisë Ola Xama është hapja e rrugëve për qarkullim, pa u marrë në dorëzim nga ARRSH.

“Ajo që nuk falet këtu është rrezikimi i jetës të udhëtarëve në një rrugë që hapet për qarkullim pa u kolauduar, çertifikuar dhe marrë në dorëzim si e sigurtë. Kjo papërgjegjshmëri që hap rrugë për inagurim në prag zgjedhjesh duke marrë në qafë njerzit duhet të marrë fund. Në të kundërt duhet të veprojë drejtësia dhe t’i verë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që përveç talljes venë në rrezik jetën tonë.”, shprehet Xama.

80 milionë euro për 35 km rrugë

Rruga Korçë – Ersekë është gjithsej 35 kilometër e gjatë, standard normal i kategorisë C, me vetëm një korsi.

Ndërtimi i aksit u nda në dy lote. Loti i parë me gjatësi 18 kilometra u bë gjatë qeverisjes demokrate me kosto totale 15 milionë euro. Ndërsa loti i dytë me gjatësi 17 kilometra u tenderua nga qeveria aktuale me një vlerë fillestare 5 miliardë lekësh ose gati 48 milionë euro.

Por këtë vit, faturës së kripur iu shtuan edhe 5 milionë euro të tjera përmes një procedure modifikimi të kontratës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se kosto totale e kësaj rruge parashikohet të kushtojë 8,2 miliardë lekë, apo 80 milionë euro (përfshirë edhe TVSH).

Përfundim

Rruga Korçë-Ersekë do të inagurohet përpara zgjedhjeve të 2025. Autoriteti Rrugor Shqiptar i tha Faktoje se punimet e kontratës ku ka ndodhur shembja do të merren në dorëzim në mars të vitit të ardhshëm, pas përfundimit të periudhës së garancisë. Nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se aksi Korçë -Ersekë do të ishte gati qershorin e kaluar, do ta kategorizojmë të pambajtur.

/Faktoje

Etiketa: aksi korce-ersekearrshmanipulim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tezja dhunon mbesën e mitur për sherr prone, si u manipulua ngjarja

21:25 : 29/04/2025
AKTUALITET

“S’ka vend për ambulancë e zjarrfikëse”, banorët i zënë derën ARRSH-së

21:21 : 21/04/2025
AKTUALITET

Paloka: Rama po përdor shtetin për të manipuluar zgjedhjet

09:59 : 16/04/2025
AKTUALITET

Kreu i ARRSH Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

13:07 : 11/04/2025
AKTUALITET

Gjyli i ARRSH-së vendos kriter të ri! 5.1 mln € për rikonstruksionin e vetëm 1 km rruge!

22:13 : 29/03/2025
AKTUALITET

Berisha: Qeveritarët po manipulojnë shifrat e sondazheve mediatike

21:48 : 19/03/2025
Para

"Shkundet" Greqia, dy tërmete njëri-pas tjetrit godasin vendin

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com