• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Kam lindur në Athinë, por nuk jam grek”, Mitaj: E dua Shqipërinë, jam patriot i atdheut tim

21:41 : 27/03/2024
në SPORT

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj. Mbrojtësi i majtë dha sinjale pozitive si në sfidën e parë përballë Kilit, por sidomos në atë ndaj Suedisë në Stokholm.

Mitaj është kthyer në një pikë kyçe jo vetëm për Shqipërinë e Sylvinhos, por edhe për Lokomotivën e Moskës në Rusi.  Teksa pikërisht në një media ruse, ka folur së fundmi futbollisti shqiptar. Mitaj flet për transferimin e tij nga AEK në Greqi te Lokomotiva në Rusi.

Gjithashtu ai shpreh dashurinë e madhe që ka për Shqipërinë, teksa shpjegon se nuk është grek edhe pse ka lindur në shtetin helen, duke theksuar se ndihet krenar sa herë sheh flamurin kuqezi.

“Kam pasur një situatë të vështirë në Greqi. Problemi me futbollin grek është se ata nuk u besojnë fare lojtarëve të rinj. Ata presin menjëherë një paraqitje të jashtëzakonshme nga një djalosh i ri në ndeshjen e tij debutuese. Praktikisht nuk ka asnjë shans për gabim, nëse dilni dhe nuk tregoni asgjë, ata fillojnë t’ju ‘marinojnë’ në një kavanoz. Për shkak të kësaj, shumë djem të rinj u mërzitën dhe i dhanë fund karrierës së tyre në futboll.

Jam përballur edhe me këtë tmerr. Në sezonin tim të parë për AEK-un në moshën 17-vjeçare kam luajtur rreth 30 ndeshje, por në sezonin tjetër kam luajtur vetëm dy. Oferta nga Lokomotiva  ishte një frymë e freskët për mua, një shans për t’u larguar përgjithmonë nga një vend ku ata nuk besojnë në mua. Për më tepër, në atë kohë Premier Liga Ruse ishte liga e 6-të në Evropë.

Lexo edhe:

Doganierët kroatë zbulojnë 11 kallashnikovë në makinën e një shqiptari të Kosovës

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

Preferoj të punoj në gjëra që mund të më bëjnë më të shpejtë, më fleksibël dhe më teknik. Unë nuk jam një bodybuilder për të patur parësore masën muskulore. Në artet marciale, muskujt nuk luajnë gjithmonë një rol kryesorë, ato mund të fitohen me dinakërinë dhe teknikën. Një futbollist i dobët mund të jetë mirë për shkak të inteligjencës së tij.

Disavantazhet në Rusi? Gjëja e parë është bllokimi i trafikut. Unë jam mësuar tashmë! Së dyti, çmimet e larta për pothuajse gjithçka (përveç benzinës). Jeta në Moskë është shumë më e shtrenjtë se në Greqi. Dhe së treti, kamerat që kontrollojnë shpejtësinë. Kjo është absolutisht e tmerrshme, si arrijnë t’i kapin të gjithë kështu? Vitin e kaluar kam pasur 5-6 gjoba.

Unë kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë miq atje, flas greqisht dhe e dua atë vend për mundësitë që ka dhënë për mua dhe familjen time. Por unë dashuroj më shumë Shqipërinë time, jam një patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin shqiptar dhe flas me shqiptarë, mbushem me një ndjenjë krenarie”, është shprehur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.

Etiketa: atdheuMario Mitajmbrojtesshqiptar

Lajme të lidhura

RAJONI

Doganierët kroatë zbulojnë 11 kallashnikovë në makinën e një shqiptari të Kosovës

08:44 : 04/06/2025
AKTUALITET

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Gruaja nga Korça s’më braktis”/ Palestinezi: Një djalë e humbëm, tjetri shëtit me flamurin shqiptar në Gaza

15:34 : 02/06/2025
AKTUALITET

Plagosi mbrëmë bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet i riu shqiptar

16:35 : 30/05/2025
AKTUALITET

Me kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, 3 shqiptarët kapen “mat” në Itali

19:12 : 28/05/2025
AKTUALITET

I zhdukur prej 2 ditësh, gjendet 44-vjeçari shqiptar në Itali. Kishte pirë substanca helmuese

16:57 : 28/05/2025
Para

Studimi: Toka “humbet” 1 sekondë në vitin 2029, problemet që mund të sjellë

TË GJITHA

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

08:30 : 06/06/2025

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com