• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dyshohet se kanë humbur jetën gjashtë persona nga shembja e urës në SHBA

22:08 : 26/03/2024
në BOTA

Një anije mallrash u përplas me një urë të madhe në Baltimor, duke shkaktuar shembjen e saj. Ekipi i anijes lëshoi një alarm disa çaste para se të përplasej me urën Francis Scott Key, duke u mundësuar autoriteteve që të kufizonin qarkullimin e makinave mbi urë, tha guvernatori i Merillendit.

Me anijen që ishte nisur drejt urës “me një shpejtësi shumë, shumë të madhe”, autoritetet kishin mjaftueshëm kohë që të ndalonin makinat e tjera të kalonin mbi urë, tha guvernatori Wes Moore.

Përplasja ndodhi në mes të natës, para se ura të ishte e frekuentuar shumë. Ura është e gjatë 2.6 kilometra dhe vitin e kaluar u përdor nga 12 milionë makina.

Pasi anija goditi një prej shtyllave mbështetëse të urës, struktura e urës u shemb menjëherë, dhe disa vetura ranë në ujë.

Gjashtë personat që janë të zhdukur, dhe që besohet se kanë vdekur, ishin pjesë e ekipit të ndërtimit që po punonin në një intervenim në urë, tha sekretari i Transportit në Merilend, Paul Wiedefeld.

Lexo edhe:

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

Një drejtues i lartë i kompanisë që kishte punësuar punëtorët tha të martën se punëtorët konsiderohen të vdekur, duke pasur parasysh thellësinë e lumit dhe kohën e gjatë që ka kaluar që nga përplasja

Jeffrey Pritzker, nga kompania Brawner Builders, tha se punëtorët po punonin në mes të urës ku ajo u shemb. Trupi i asnjërit prej punëtorëve të zhdukur ende nuk është gjetur.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerr nga uji dy persona. Një person, që u trajtua në spital, u lirua nga spitali disa orë më vonë.

Disa makina përfunduan në ujë, por autoritetet thanë se besojnë se në to nuk kishte njerëz.

Policia tha se ishte pranuar informatën nga anija se kishte humbur kontrollin e drejtimit të saj dhe u kërkuan policisë që të ndalnin trafikun.

Një zyrtar policor, që ndali trafikun, u nis drejt urës për të njoftuar edhe ekipin e ndërtimit, por disa sekonda më vonë ai u njoftua përmes radiolidhjes nga një koleg i tij se ura ishte shembur krejtësisht.

Nga viti 1960 deri më 2015, 35 ura të mëdha janë shembur në botë për shkak të përplasjes së anijeve, sipas Shoqatës Botërore të Infrastrukturës të Transportit Ujor./REL

Etiketa: baltimorSHBAura

Lajme të lidhura

BOTA

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025
BOTA

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

19:39 : 19/10/2025
BOTA

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

15:14 : 19/10/2025
BOTA

SHBA/ Miliona protestojnë kundër presidentit Trump

14:41 : 19/10/2025
BOTA

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025
BOTA

CNN: Trump po përgatit “pazarin e madh” me Putinin dhe Kinën

18:44 : 18/10/2025
Para

Nga përdhunimi i grave tek llogaritja e dënimeve, Elsa Lila tregon qëndrimin në burgun italian

TË GJITHA

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, spitali del me njoftim zyrtar

14:34 : 20/10/2025

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

14:23 : 20/10/2025

“Jam skllav modern, dua azil”/ Daily Mail ekspozon metodën e qëndrimit të shqiptarëve në Angli

14:22 : 20/10/2025

Zbulohen disa raste vjedhjeje në Sarandë, ndalohen 3 autorë

14:13 : 20/10/2025

Gjashtë ditë në grevë urie, përkeqësohet gjendja e naftëtarëve në Marinzë

14:11 : 20/10/2025

Detaje nga arrestimi i Altin Sinomatit në Abu Dhabi, i dyshuar për atentatin ndaj gazetarit italian, Sigfrido Ranucci

13:57 : 20/10/2025

Misioni paqeruajtës në Gaza, Egjipti kërkon një rezolutë të shpejtë të OKB-së

13:57 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com