• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Do t’i kërkoni zonat e lira, por nuk do t’i gjeni

Në emër të turizmit elitar, Shqipëria sot rrezikon “Golemizimin” e zonave të mbrojtura. Shkalla e korrupsionit dhe dobësisë së institucioneve të shtetit dhe klientelizmi qeveritar ngrenë dyshime nëse këto ndryshime dhe projektet e shpallura me reklamë të madhe do të sjellin realisht atë çka propagandohet.

08:13 : 24/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Në vetëm pak vjet, turizmi bëri për Shqipërinë atë që nuk u arrit për dekada të tëra: I shndërroi imazhin.

Nga një vend që dikur ishte në lajmet e mediave ndërkombëtare për kolapsin e piramidave, grupet mafioze shqipfolëse që po kapnin tregun e drogave, varfërinë, sot përmendet edhe për shkrime të tilla si “Ksamili, Maldivet e Europës”, “Vlora është e dyta në botë për rritjen e prenotimeve në Airbnb”, “Një udhëtim në Shqipërinë e lashtë, pak vende në Europë ofrojnë një histori kaq diverse” e me radhë artikujt janë të pafund. Lajmi më i fundit, që mori përhapje të gjerë, ishte plani i kompanisë “Affinity Partners”, për një investim në ishullin e Sazanit.

Kompania zotërohet nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe i biri i Charles Kushner, zhvillues i pasurive të paluajtshme dhe i dënuar dy vjet për evazion e korrupsion.

Nëse do të arrijë të realizohet, Sazani është një projekt, që do të sjellë realisht një kthesë për Shqipërinë, duke e kaluar turizmin në një stad tjetër, atë elitar.

Nga një ishull që sot është i pabanuar, për shkak se kërkon investime të mëdha në infrastrukturë, sidomos në sigurimin e ujit, do të mund të kthehej në një destinacion unik eko-resort, në një nga vijat bregdetare më të paprekura dhe unike që ka sot në Europë.

Lexo edhe:

“Ura e Zogut”/ Premtimi i pambajtur i Ramës dhe rreziku për t’u shembur

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

Një projekt i përmasave të tilla do të transformonte më tej perceptimin e miliona njerëzve në botë, që tashmë po e shohin Shqipërinë si një destinacion të mirëfilltë turistik, por edhe investitorëve të huaj.

Në fakt, interesi i investitorëve për Shqipërinë, i nxitur nga imazhi turistik i vendit, sa vjen e po rritet, ndonëse konkretizimet mungojnë.

Qeveria, nga ana e saj, po përpiqet që të ndjekë këtë tendencë si përmes investimeve në infrastrukturë (që për momentin janë përqendruar në Jug!) ashtu dhe përmes nismave të tjera ligjore.

Por, në këtë rendje pas zhvillimit rrezikojmë që të bëjmë një gabim të madh. Kuvendi ka miratuar disa ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura, që u hapin rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura, të cilat deri tani kishin shpëtuar, duke pasur vetëm struktura minimaliste ekoturistike (me dërrasa).

Në ligjin e ri shtohet koncepti “turizëm i ekselencë”. Ky term nënkupton akomodim në struktura me standardet më të larta arkitektonike e mjedisore, si dhe shërbime turistike ekskluzive të nivelit më të lartë.

Terma të tjerë evazivë në ligj mundësojnë që të kryhen ndërtime, që mund të rrezikojnë balancat ekologjike në ato pak zona që deri tani kishin mbetur të paprekura.

Gjetja e një ekuilibri mes natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm është e domosdoshme, sidomos për Shqipërinë, që në këto 30 vite ka abuzuar shumë me pasuritë e saj të pafundme.

Bregdeti i Durrësit e Kavajës u betonizua aq shumë, saqë termi “Golemizim” sot simbolizon ndërtimet pa kriter.

Dhe në fakt, jo vetëm që nuk mësuam nga gabimet e së kaluarës, por ky “model Golemizimi” u transferua dhe në jug të vendit. Nga Vlora deri në Sarandë pak hapësira kanë mbetur të paprekura.

Vitet e fundit ka pasur ndërtime pa fund të vilave e apartamenteve, të nxitura edhe nga interesi i lartë i të huajve, pasi çmimet ishin shumë më të lira se vendet e tjera të rajonit.

Por, ndërsa çmimet po rriten me shpejtësi, kërkesa ka filluar të bjerë dhe sinjalet e para nga operatorët e pasurive të paluajtshme janë se në Sarandë, shitjet kanë rënë me 50%.

Ky është një shembull që tregon se turizmi nuk është vetëm ndërtim godine dhe se si zhvillimi pa kriter rrezikon të kthehet në një flluskë, teksa ndikimi real në ekonomi nga shitja e këtyre pronave mbetet minimal.

Shqipëria edhe sot nuk ka një plan të qartë të zhvillimit të turizmit. Fluksi i lartë i turistëve vitet e fundit e gjeti tregun të papërgatitur dhe secili filloi të përshtatej sipas mënyrës së vend.

Në Durrës u bënë hotele relativisht të mëdha, duke futur, për herë të parë, konceptin e të gjitha të përfshira, që në fakt, deri tani, ka rezultuar si modeli më i mirë për të tërhequr sektorët e tjerë të ekonomisë.

Jugu nxitoi në ndërtimin e fshatrave turistikë (vilave) dhe apartamenteve, që sillnin një kthim të shpejtë për investitorët, por kanë pak vlerë të shtuar.

Vetë individët filluan të jepnin shtëpitë me qira, nëpërmjet platformave booking dhe Airbnb, që solli të ardhura të kënaqshme, deri në momentin që oferta e lartë uli çmimet në kufijtë e mosnxjerrjes së investimit.

Qeveria, nga ana e saj, po tenton turizmin elitar, që është i vështirë të arrihet në një vend që ka ende shumë probleme me infrastrukturën, si atë fizike ashtu dhe të shërbimeve.

Dhe në emër të këtij turizmi elitar, Shqipëria sot rrezikon “Golemizimin” e zonave të mbrojtura. Shkalla e korrupsionit dhe dobësisë së institucioneve të shtetit dhe klientelizmi qeveritar ngrenë dyshime nëse këto ndryshime dhe projektet e shpallura me reklamë të madhe do të sjellin realisht atë çka propagandohet./Monitor

 

Etiketa: Edi Ramainvestitorë strategjikëturizemzone e mbrojtur

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ura e Zogut”/ Premtimi i pambajtur i Ramës dhe rreziku për t’u shembur

20:28 : 12/11/2025
AKTUALITET

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

17:22 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Balluku i nxorri dhëmbët Ramës”, Berisha zbulon çfarë ndodhi në mbledhjen pa media në Grupin e PS

13:32 : 12/11/2025
AKTUALITET

Rama merr qeverinë me vete në Romë/ Mediat italiane: Do diskutohet dështimi me vlerë 650 mln euro

11:24 : 12/11/2025
AKTUALITET

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset drejt Romës! Ja ministrat që e shoqërojnë/ Axhenda

08:30 : 12/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

18:51 : 11/11/2025
Para

Mos harroni çadrën! Surprizat e motit për ditën e sotme

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 13 nëntor 2025

23:10 : 12/11/2025

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

22:55 : 12/11/2025

Çfarë po ndodh me fondet IPARD?/ Gonzato: Pagesat janë pezulluar, procesi kërkon kohë

22:47 : 12/11/2025

Gonzato: Ndikimi në sistemin e drejtësisë, kompromenton shanset për në BE

22:43 : 12/11/2025

A është SPAK i ndikuar nga politika? Ja çfarë thotë ambasadori i BE-së

22:34 : 12/11/2025

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com