• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro – SPAK zbardh akuzat

18:00 : 23/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro, është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Raportohet se Goro është arrestuar në Dhërmi, sapo ka lënë ambientet e një lokali, ndërsa mbahej në survejim nga agjentët e BKH-së.

Janë caktuar masa sigurie ‘arrest shtëpie’ për 3 të tjerë, ndërsa për një tjetër arrest me burg. Konkretisht, arrest shtëpie për kreun e kadastrës, Bilbil Aliaj dhe juristin Vezir Gjikoka, Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë, Jerasimo Bashi, detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë dhe ‘arrest me burg’ për Stavri Mëhillin, i cili është në kërkim.

  • SPAK zbardh akuzat

Prokuroria e Posaçme njofton se Goro në cilësinë e kryetarit të bashkisë në bashkëpunim me Drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

Lexo edhe:

Qarkullonte me a*më zjarri në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari/ EMRI

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Malin e Zi

Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim B.A. dhe V.GJ.) është tjetërsuar në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të. Ky tjetërsim është shoqëruar me përftim material të padrejtë për shtetasin tjetër nën hetim Stavri Mëhilli.

SPAK njofton se Goro akuzohet edhe për një rast tjetër, ku në bashkëpunim me shtetasin tjetër nën hetim J.B., ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Fredi Beleri i cili ndodhet në burg, e ka kallëzuar penalisht në SPAK Jorgo Goron, se ka tjetërsuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

  • Padia e depozituar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka konfirmuar duke nënshkruar planvendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie në hartën kadastrale 1:5000 mbi bazën e të cilës është kryer ndarja e tokës bujqësore në kooperativën Gjilek-Dhërmi.

Të gjitha veprimet e kundërligjshme të kryera nga Kryetari i Bashkisë Himarë, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlore në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë kryer për shkak se kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve dhe mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i Ministres se Mbrojtjes në atë kohë, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme.

Trashëgimtarët e shtetasit Foto Mëhilli, duke tjetërsuar një pasuri që rrjedh nga një vepër penale si ajo e falsifikimit, kanë kryer edhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim me investitorët strategjikë, shtetasin Artan Gaçi etj.

Po ashtu edhe shtetasja Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, me mosveprimet e saj, duke mosdeklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit nuk i takojnë. Kjo shtetase nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj.

Image

Goro është thirrur 4 herë në SPAK në muajt e fundit, pasi janë ngritur disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës kur ai mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.

Kujtojmë që Goro humbi zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Himarës, por ai vijon të jetë në detyrë për shkak se rivali i tij fitues, Fredi Beleri, është arrestuar dhe po hetohet për korrupsion zgjedhor.

  • Reagimi i Gazmend Bardhit

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, e cilëson arrestimin e Goros si një lajm të mirë që duhet të shoqërohet me arrestime të tjera dhe shkarkimin e tij nga detyra.

”Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve zë Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik.

KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimim e tij nga detyra”, shkruan Bardhi në ”X”.

Bashkia Himarë, nën drejtimin e Goros, i ka hapur rrugë ndërtimeve dhe resorteve në bregdetin. Madje, duke bashkëpunuar edhe me eksponentë të lartë të mazhorancës i ka hapur rrugë edhe Investimeve Strategjike, duke “falur” edhe qindra mijëra metra katrorë truall në breg të detit Jon.

Etiketa: arrestimjorgo goro

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qarkullonte me a*më zjarri në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari/ EMRI

09:55 : 26/08/2025
AKTUALITET

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Malin e Zi

20:12 : 24/08/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr për të pastruar tokën dhe dogji 600 m² me lëndë drusore, arrestohet fieraku/ EMRI

12:57 : 24/08/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Pandeli Nakolecit, publikohen pamjet! Ja çfarë iu tha 40-vjeçari policëve grekë

17:57 : 23/08/2025
AKTUALITET

Vr*u gruan me th*kë në sy të fëmijëve, arrestohet Pandeli Nakoleci

16:31 : 23/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ E rëndë në Tiranë, 3 të rinj dh*nojnë me sende të forta 21-vjeçarin, i presin një vesh

18:11 : 22/08/2025
Para

Gjendet një trup i pajetë në bregun e lumit Buna/ Dyshimet - Emri

TË GJITHA

Gazetarja Valerie Zink jep dorëheqjen nga Reuters: Agjencia i shërben Izraelit

17:00 : 26/08/2025

Ndërpritet seanca, Nenad Rashiç nuk siguron votat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës

16:44 : 26/08/2025

Për pak u përplas me policinë, kapet me kok*inë shqiptari në Itali

16:26 : 26/08/2025

V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas

16:15 : 26/08/2025

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

15:37 : 26/08/2025

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

15:27 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com