• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Atentati s’ka lidhje me Vis Martinajn”/ Gazetari: Vrasësit e Bejtjas erdhën nga jugu

21:24 : 21/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetari Artan Hoxha ka folur për dy personat e arrestuar në lidhje me ekzekutimin e Gentian Bejtjas, të cilët i konsideroi si të parëndësishëm në atentat, duke mos qenë as ekzekutorët dhe as porositësit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se ata dyshohet të kenë ndihmuar me logjistikën në këtë atentat, por se ekzekutorët janë një grup nga jugu, mjaft i rrezikshëm, të cilët kanë punuar për llogari të porositësve që janë nga e njëjta zonë si Gentin Bejtja.

Hoxha tha se hetuesit kanë si pistë kryesore pikërisht konfliktet në këtë zonë, Fushë Krujë-Nikël dhe se atentati nuk ka lidhje me Ervis Martinajn, pasi ka qenë pjesë e aleancës së tij.

“Kur flasim për këto ngjarje dhe këto nivele, nëse SPAK merret me drejtorët, ne kërkojmë të merren me kryeministra, ministra. Edhe në këtë rast kjo po ndodh. Një nga personat e arrestuar dyshohet si i përfshirë direkt në ngjarje, ndërsa tjetri ndihmës. Edhe pse janë arrestuar, policia nuk ka dhënë gjë dhe prokuroria, se kush janë autorët e ngjarjes.

Ilir Brahimi banonte afër zonës ku jemi, te këto zonat e shtrenjta dhe si shofer përdorte Edison Haxhiun. Prandaj policia i ka gjetur të dy, duke ndjekur makinat dhe targat. Pozicioni i tyre në ngjarje, vjen deri te logjistika, është shumë larg ekzekutorëve. Ky informacion rrodhi nga policia, për ta nxjerrë që ka lidhje me Vis Martinajn, por deri tani nuk del lidhje gjëkundi. Është element që është dhënë për të hequr vëmendjen.

Lexo edhe:

Atentati në Rinas/ Artan Hoxha: Janë skuadër e frikshme! Ata vranë edhe Brilant Martinaj

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasurie ndaj Elvin Merlikës

Deri tani autorët rezulton se nuk janë të zonës, por kanë vepruar për interes të grupeve të zonës së Fushë Krujës. Ata që e kanë dashur të vdekur Gentian Bejtjan, janë të zonës afër tij, ndërsa ekzekutorët të ardhur, dyshohen një grup nga jugu, një grup shumë i rrezikshëm. Hyn tek ato çështjet e vështira për t’u zbuluar. U gjetën dy persona për të cilët gjykata cilësoi të ligjshëm arrestimin. Minimumi të gjejnë prova që ti detyrojnë të flasin. Është ngjarje që ka një prapavijë shumë të madhe, jo një ngjarje e organizuar aty për aty.

Përpjekjet e policisë këto ditë, asnjë nga drejtuesit e zonës së Fushë Krujës nuk janë aty, por jashtë shtetit. Kjo tregon që diçka kanë ditur. Në zona të tilla nuk hyn dot dikush nga jashtë, pa dijeninë, lejen dhe miratimin e tyre. Kjo ngjarje ka lidhje me shumë atentate që kanë ndodhur në atë zonë, por jo te pjesa e Vis Martinajt. Më rezulton se Bejtja ka qenë pjesë e aleancës së Martinaj.

Policia i bën këto kur do të vendosë në gjumë njërën palë. Mediat kanë edhe një gjë, futen në internet dhe gjejnë elementë. Ngjarjet kanë lidhje njëra me tjetrën, por duhen ndjekur. Informacioni për ngjarjen ka qenë shumë i saktë, makina ka hyrë dhe ka bërë goditjen. Të gjithë elementët japin premisa për të shkuar drejt zbardhjes së ngjarjes, por janë te pjesa e personave që janë kapur, që kanë dhënë ndihmë logjistike.

Pista? Janë ngritur disa versione, por më i qëndrueshmi është që njerëzit më të interesuar për ekzekutimin e Gentian Bejtjes, që i kanë kryer katër atentate, janë të zonës aty rrotull. Dëmin më të madh e ka bërë në atë zonë, Fushë Krujë, Nikël, Paskuqn, Larushk. Në goditjen e Marklen Hakës, në një atentat ku u plagosu Durim Bami, në vrasjen e Iljaz Calit. Hetuesit janë të përqëndruar për të kuptuar që porosia ka qenë nga ajo zonë. Mënyra si e kanë kryer është tjetër gjë dhe prandaj dyshohet se autorët kanë ardhur nga jugu i vendit”, tha Hoxha.

Etiketa: artan hoxhaervis martinajGentjan Bejtjajuguvrasesitvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Artan Hoxha: Janë skuadër e frikshme! Ata vranë edhe Brilant Martinaj

15:12 : 13/11/2025
AKTUALITET

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasurie ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025
AKTUALITET

Artan Hoxha: Kanabizimi vazhdon “me leje shtetërore”, si në kohën e Saimir Tahirit

16:05 : 07/11/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, dy telefonat e Gjon dhe Elvis Shkambit çohen për ekspertim në SPAK

16:32 : 05/11/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025
AKTUALITET

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025
Para

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat, një i plagosur

TË GJITHA

Thesari i SHBA-së godet familjen Hysa, Reuters: Akuzohet për pastrim parash për Kartelin e Sinaloa

18:57 : 13/11/2025

Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ Balliu: SHBA lufton kartelet, Rama i legalizon

18:50 : 13/11/2025

Proceset që i “shkurtuan jetën” Gilmando Danit

18:30 : 13/11/2025

Shisnin doza kokaine në qytet, arrestohen 2 persona në Fresk

18:25 : 13/11/2025

Takimi Rama-Meloni/ Paloka: Show mes skandaleve! Marrëveshjet e firmosura dekor

18:08 : 13/11/2025

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

18:04 : 13/11/2025

Dy policë të dehur përfshihen në një aksident në Kamëz, denoncimi me video: Patrulla i mbrojti

17:46 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com