• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump thotë se hebrenjtë që votojnë demokratët e “urrejnë Izraelin”

20:59 : 19/03/2024
në BOTA

Ish Presidenti Donald Trump tha të hënën se hebrenjtë që votojnë demokratët e “urrejnë Izraelin” dhe urrejnë “besimin e tyre fetar”. Komentet e tij shkaktuan kritika të shumta nga Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqësit e komunitetit hebre.

Gjatë një interviste, zoti Trump u pyet për kritikat në rritje të demokratëve ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me menaxhimin e luftës në Gazë, ndërsa numri i viktimave në radhët e civilëve vazhdon të rritet.

“Mendoj realisht se ata e urrejnë Izraelin”, iu përgjigj zoti Trump ish-ndihmësit të tij Sebastian Gorka. “Mendoj se ata e urrejnë Izraelin. Dhe Partia Demokrate e urren Izraelin”.

Zoti Trump, i cili që nga java e kaluar është kandidati i pritshëm i Partisë Republikane për president, vazhdoi duke thënë se: “Çdo person hebre që voton për demokratët urren fenë e tyre. Ata urrejnë çdo gjë që ka të bëjë me Izraelin dhe atyre duhet t’u vijë turp nga vetja, sepse Izraeli do të shkatërrohet”.

Komentet shkaktuan reagime të menjëhershme nga Shtëpia e Bardhë, ekipi elektoral i Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit e komunitetit hebre. Shumica e hebrenjve amerikanë vetë identifikohen si demokratë, por zoti Trump i ka akuzuar shpesh për mungesë besnikërie, duke nxitur atë që kritikët e kanë quajtur një lajtmotiv antisemit.

Lexo edhe:

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

Në Shtëpinë e Bardhë, zëdhënësi Andrew Bates i quajti komentet “retorikë antisemite e pakëndshme dhe e zhbalancuar”, por pa përmendur zotin Trump me emër.

“Ndërsa krimet dhe aktet antisemite janë shtuar në mbarë botën – ndër to edhe sulmi më vdekjeprurës ndaj popullit hebre që nga Holokausti – udhëheqësit kanë detyrimin ta quajnë urrejtjen ashtu siç është dhe t’i bashkojnë amerikanët kundër saj”, tha ai. “Nuk ka justifikim për përhapjen e stereotipave toksikë false që rrezikojnë bashkëqytetarët. Asnjë (justifikim)”.

Ekipi elektoral i Presidentit Biden tha se “i vetmi që duhet të ketë turp këtu është Donald Trump-i”.

“Trump-i do të humbasë sërish këtë nëntor pasi amerikanët janë të lodhur nga pakënaqësia e urryer, sulmet personale dhe axhenda ekstreme”, tha zëdhënësi James Singer.

Jonathan Greenblatt, drejtues i Ligës Kundër Shpifjes, tha se “t’i akuzosh hebrenjtë se urrejnë fenë e tyre, pasi mund të votojnë për një parti të caktuar, është shpifje qartësisht false”.

“Udhëheqësit seriozë që janë të interesuar për aleancën historike SHBA-Izrael duhet të fokusohen tek forcimi dhe jo tek prishja e mbështetjes dypartiake për shtetin e Izraelit”, shkruajti ai në rrjetin X.

Komentet e ish Presidentit Trump u bënë ndërsa Presidenti Biden përballet me trysni në rritje nga krahu progresiv i partisë së tij, për mbështetjen ndaj Izraelit, që po zhvillon një ofensivë ndëshkimore në Gazë. Mbi 300 mijë palestinezë janë vrarë që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor të kontrolluar nga Hamasi.

Ndërsa Presidenti Biden vazhdon të mbështesë të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, ai e ka kritikuar gjithnjë e më shumë zotin Netanyahu. Pas fjalimit të zotit Biden mbi gjendjen e vendit, ai tha se duhet të bëjë një bisedë “kthjelluese” me udhëheqësin izraelit. Ai gjithashtu e ka akuzuar zotin Netanyahu se “e ka dëmtuar Izraelin më shumë se e ka ndihmuar”, duke shtuar se “ai duhet t’u kushtojë më shumë vëmendje jetëve të pafajshme që po humben si pasojë e veprimeve të ndërmarra”.

Zoti Trump iu referua në veçanti komenteve të bëra rishtazi nga udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, zyrtari më i lartë amerikan me origjinë hebraike. Në një fjalim javën e kaluar, zoti Schumer kritikoi ashpër menaxhimin nga zoti Netanyahu të luftës në Gazë, duke paralajmëruar se numri i lartë i viktimave në radhët e civilëve po dëmton imazhin e Izraelit nëpër botë. Ai gjithashtu i bëri thirrje Izraelit që të organizojë zgjedhje të reja.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë u distancua zyrtarisht nga komentet e zotit Schumer, udhëheqësi demokrat po shprehte një opinion gjithnjë e më të pranishëm në radhët e zyrtarëve të administratës së Presidentit Biden.

Zoti Schumer, të cilin zoti Trump e akuzoi se është “shumë anti-Izrael tani”, u përgjigj duke e akuzuar zotin Trump për “deklarata tepër partiake dhe të urrejtshme”.

“Ta bësh Izraelin një çështje partiake, vetëm sa e dëmton Izraelin dhe marrëdhëniet SHBA-Izrael”, shkruajti ai në rrjetin X.

Qendra Kërkimore Pew raportoi në vitin 2021 se hebrenjtë janë “ndër grupet vazhdimisht më liberale dhe demokrate në Shtetet e Bashkuara”, me 7 në 10 amerikanë hebrenj në moshë madhore që identifikohen me Partinë Demokrate, ose anojnë drejt saj. Sipas gjetjeve të kësaj organizate në vitin 2020, ktre të katërtat e hebrenjve amerikanë nuk mbështesnin punën e zotit Trump gjatë periudhës që ishte president dhe vetëm 27% e shikonin atë pozitivisht.

Mbështetja e amerikanëve për operacionin ushtarak të Izraelit në Gazë po vazhdon të bjerë, sipas anketimeve të agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendrës NORC për Studimin e Çështjeve Publike. Në janar, 50% e amerikanëve në moshë madhore thanë se përgjigja ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës kishte shkuar shumë larg, një rritje kjo krahasuar me 40% në muajin nëntor. Kjo përqindje është edhe më e lartë në radhët e demokratëve.

Etiketa: demokratTrumpudheheqesi

Lajme të lidhura

BOTA

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

17:32 : 03/10/2025
AKTUALITET

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

22:04 : 02/10/2025
AKTUALITET

Nuk është Jared Kushner! Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit

21:02 : 30/09/2025
BOTA

Çfarë e lidh Tony Blair-in me Gazën?

18:05 : 30/09/2025
BOTA

Vendet myslimane dhe fuqitë evropiane e mbështetin planin e Trumpit për Gazën

09:38 : 30/09/2025
BOTA

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025
Para

Joao Cancelo e thotë troç: Ronaldo ka mbaruar, Portugalia nuk varet më tek ai

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 tetor 2025

22:58 : 03/10/2025

“Trionda”, prezantohet topi zyrtar i Botërorit 2026

22:49 : 03/10/2025

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025

Klodiana Lala: Astrit Avdyli urdhëroi vrasjen e Edmir Bregut, ja roli i vëllait të deputetit socialist

22:20 : 03/10/2025

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

22:18 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com