• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i KLSH: Dhjetra farmaci me teprica fiktive barnash të rimbursuara

12:47 : 19/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Kontrollet rastësore të zhvilluara në disa farmaci në rrethe të ndryshme të Shqipërisë kanë evidentuar një fenomen të dyshimtë. Shumë farmaci rezultojnë me diferenca pozitive të sasisë së barnave. Alarmin e ka lëshuar KLSH gjatë një raporti auditimi të vitit 2021.

“Në dosjet e kontrollit të audituara dhe informacionin analitik me rezultatet e përgjithshme të kontrollit të paraqitura janë evidentuar në disa raste diferenca në plus në inventar, ku gjendja fizike e barnave është më e madhe se gjendja kontabël,” thuhet në raportin e KLSH.

Por pavarësisht këtyre rezultateve që janë një sinal i fortë për rimbursime fiktive, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nuk e ka gjurmuar skemën deri në fund. “Në dosjet e kontrolluara, nuk ka asnjë dokumentacion në të cilin të shpjegohet ose dokumentohet origjina e tepricave. Grupet e kontrollit, nuk e kanë evidentuar burimin e tepricave të pajustifikuara me dokumentacionin përkatës duke pranuar se këto barna janë pjesë e LBR-së, që do të thotë se nga depot farmaceutike, kanë hyrë në formë të rregullt në farmaci, të shoqëruara me dokumentacionin tatimor përkatës, pra duke e marrë të mirëqenë se këto teprica janë shkaktuar si rezultat i shitjeve të tyre,” thuhet në raport.

Fenomeni i inventarëve fizikë të barnave me teprica plus tregon se ato janë shitur dhe rimbursuar fiktivisht. Pra një farmaci deklaron se ka blerë 100 njësi të ilaçit X dhe se ka shitur 80 njësi. Për këto 80 njësi të shitura farmacia ka marrë rimbursimin përkatës nga shteti dhe rrjedhimisht duhet të kishte gjendje në inventar fizikë 20 njësi të tjera të ilaçit. Por nga kontrolli i inventarit është konstatuar se gjendja fizike e barit në inventar është shumë më e lartë.

Ky fenomen vjen nga dy arsye. “Nuk është përcaktuar as nëse teprica e pajustifikuar e këtyre barnave ka rrjedhur si rezultat i dhënies jo të plotë të recetave të mjekëve ndaj pacientëve nga farmacia apo nëse në FSDKSH janë paraqitur receta fiktive nga mjekët në bashkëpunim me farmacitë, për të përfituar rimbursime nga fondet e shtetit, etj,” thuhet në auditimin e KLSH-së.

Lexo edhe:

Xanax-i shitet lirshëm pa recetë, mjekja: Alarmante! Varësia njësoj si droga

Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB

Në depot farmaceutike, diferencat e konstatuara janë shumë më të mëdha. Sipas KLSH, vetëm për subjektet e kontrolluara në vitin 2021 kanë rezultuar mbi 7 milionë euro teprica barnash në inventar. Këto sinjale hedhin dyshime të forta se skema e rimbursimeve fiktive mund të jetë riaktivizuar.

Historia përsëritet

Në vitin 2018, prokuroria e Tiranës lëshoi një sërë urdhër arrestesh për disa zyrtare dhe ish zyrtare të fondit të sigurimeve shëndetësore. Arsyeja ishte një skemë e madhe fiktive me barnat e rimbursuara.

Sipas hetimeve rezultoi se një grusht farmacish nën pronësinë e familjarëve të zyrtarëve të Fondit të Kujdesit Shëndetësor, të hetuara për mashtrim me subvencionet, përfituan dhjetëra milionë euro në rimbursime barnash nga viti 2010 deri në vitin 2018.

Në atë kohë FSDKSH i publikonte të plota statistikat e rimbursimit sipas farmacive në shkallë vendi. Kjo e bënte të lehtë evidentimin e farmacive të cilat merrnin rimbursime dukshëm mbi nivelin mesatar. Por sapo skandali shpërtheu, FSDKSH nuk i publikon më të dhënat e rimbursimeve sipas farmacive.

Fshehja e të dhënave të rimbursimeve sipas farmacive është një tjetër sinjal shumë i fortë dyshimi se skema e vjedhjeve me rimbursimet fiktive mund të jetë aktivizuar sërish. Pavarësisht implementimit të recetave elektronike.

Tregu i rimbursimit të ilaçeve është kaotik dhe pa kontroll. Sistemi informatik nuk lejon gjurmimin e sasive të barnave nga importi deri në shitjen e tij finale.

“Sistemi nuk disponon dhe ofron të dhëna nga Dogana dhe Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në lidhje me sasisë e barnave të rimbursueshme të cilat hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga importi në mënyrë që të mund të ushtrohet një kontroll i plotë me cikël të mbyllur (Doganë-Agjenci Barnash-Depo Farmaceutike-Farmaci) mbi Listën e Barnave të Rimbursueshme (LBR) kontrolle të cilat do të çonin në uljen e riskut që, nga Fondi do të mund të rimbursohen barna përtej sasisë së hyrjes së tyre nga importi,” raporton KLSH.

Me gjithë shpenzimet e larta dhe tenderat pafund që institucionet publike kanë bërë në fushën dixhitale, shumë nga sistemet mbahen kaotike në mënyrë, që të mbeten shtigje të hapura për abuzime. Në drejtim të ilaçeve ka patur raste kur, sasia e deklaruar si e rimbursuar për një bar të caktuar është dukshëm më e lartë se sa ajo që është importuar edhe pse bari nuk prodhohet në vend. Kjo është një skemë e mirëfilltë, e cila vjedh miliona euro në vit nga paratë e qytetarëve, por që askush nuk ka vullnetin ta gjurmojë deri në fund.

/kapitali.al/

Etiketa: barnafarmaciklsh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xanax-i shitet lirshëm pa recetë, mjekja: Alarmante! Varësia njësoj si droga

20:49 : 07/05/2025
AKTUALITET

Jo vetëm IPARD dhe Frontex/ Raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB

19:26 : 23/04/2025
AKTUALITET

Ambasadori Italian: KLSH rol kyç në integrimin europian të Shqipërisë

17:54 : 16/04/2025
AKTUALITET

KLSH: Bordi i AMF nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit

08:32 : 14/04/2025
AKTUALITET

Trashëgimia kulturore, raporti: Rekomandimet që lihen nga UNESCO, në vesh të shurdhër

16:08 : 31/03/2025
AKTUALITET

Biznes apo shkelje ligjore? KLSH ngre alarmin: Agjencitë e birësimit aktivitet pa licencë

11:18 : 22/03/2025
Para

Atentati në Fushë-Krujë/ “Shqiponjat” nuk zbulojnë vrasësit, por gjejnë fara kanabisi

TË GJITHA

Kushërinjtë Peposhi blinin vota për PSD/ Reagon SPAK: Ja zonat ku vepronin në Kukës

10:07 : 13/05/2025

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

09:23 : 13/05/2025

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com