• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden apo Trump? Cilin kandidat do të preferonte Kina?

08:57 : 17/03/2024
në BOTA

Ndërsa fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara intensifikohet, si presidenti Joe Biden ashtu edhe rivali i tij i mundshëm, Donald Trump, premtojnë se do të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj Kinës.

Po çfarë mendojnë në Kinë për zgjedhjet amerikane? Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo pyeti banorët e Pekinit se çfarë përshtypjesh kanë për dy kandidatët.

Marrëdhënia SHBA-Kinë është cilësuar si më e rëndësishmja në botë. Ajo është shpesh e tensionuar.

Me afrimin e zgjedhjeve në SHBA, tensionet mund të rriten. Për të mësuar se si i shohin kinezët këto marrëdhënie, Zëri i Amerikës shkoi në Pekin.

Është hera e parë që një gazetar i Zërit të Amerikës lejohet të shkojë në Kinë në katër vitet e fundit, për shkak të pandemisë dhe tensioneve mes dy vendeve. Por çfarë mendojnë banorët e Pekinit për kandidatët Biden dhe Trump?

Lexo edhe:

Ish-këshilltari i Trump “sheh” një mandat të tretë Presidencial: Kemi një plan për këtë!

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

“Kur mendoj për vendin tim, cilido të zgjidhet, nuk do të jetë i mirë për ne”, thotë Sun, një banore e Pekinit.

“Nga pozita e një studenti të thjeshtë kinez, preferoj Trump-in. Edhe pse ai e ekzagjeron shpesh, të paktën ai po e bën këtë për të mirën e vendit të tij”, thotë Alani.

Politika e zotit Trump për Kinën ishte e paparashikueshme – duke u luhatur mes sulmeve të ashpra dhe diplomacisë së bujshme personale.

“Dikur kishte shumë tension mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Tani është një marrëdhënie e ngrohtë”, shprehej zoti Trump në tetor të vitit 2019.

Në Kinë, përshtypja për ish-presidentin Trump është se duke dëmtuar imazhin global të SHBA-së, ai në të vërtetë po ndihmon Kinën.

“Është interesante – shumë nga gjërat që ai bën, në fakt përputhen me interesat e Kinës”, thotë Tao.

“Ai është shumë i drejtpërdrejtë. Dhe ndonjëherë vepron në mënyrë të tillë që duket se e ndihmon Kinën” , thotë Huang.

Zoti Trump vendosi tarifa të larta që goditën ekonominë e Kinës. Por ai gjithashtu tensionoi marrëdhëniet me shumë aleatë të SHBA-së. Ai u tërhoq ose vuri në shënjestër shumë organizata në qendër të rendit global të udhëhequr nga SHBA. Ndërsa zoti Biden ka forcuar aleancat e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në Azi – duke nervozuar Pekinin.

“Ai ka një qasje më tradicionale. E vë theksin tek aleancat dhe nxit vlerat ideologjike. Ai për shembull mbajti një samit për vlerat e demokracisë kundër autokracisë”, thotë për Zërin e Amerikës Wang Huiyao, president i Qendrës për Kinën dhe Globalizimin.

Pavarësisht fërkimeve, lidhjet janë stabilizuar nën presidentin Biden – një zhvillim i mirëpritur nga shumë në Kinë.

“Nuk duam të shohim një përkeqësim të lidhjeve siç kemi pasur më parë. Sepse nëse ndodh një gjë e tillë, mund të jetë shumë e rrezikshme jo vetëm për SHBA-në dhe Kinën, por për gjithë botën.”

Me afrimin e zgjedhjeve në SHBA, ka shumë pasiguri për këtë marrëdhënie./VOA

Etiketa: Bidendonald trumpSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-këshilltari i Trump “sheh” një mandat të tretë Presidencial: Kemi një plan për këtë!

14:42 : 24/10/2025
BOTA

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

13:41 : 24/10/2025
BOTA

Bombarduesit amerikanë pranë Venezuelës, Maduro-Trumpit: Të lutem, jo luftë! (Video)

12:43 : 24/10/2025
BOTA

Lufta kundër karteleve të drogës, Trump: SHBA mund të ndërhyjë ushtarakisht në Venezuelë

09:55 : 24/10/2025
BOTA

Luftëanije, avionë luftarakë dhe CIA, cili është qëllimi i Trump në Venezuelë? BBC zbulon fotot e dyshimta

08:41 : 24/10/2025
BOTA

Donald Trump pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë

08:32 : 24/10/2025
Para

VIDEO/ Ndërtohet skema 3D e vrasjes së Gentjan Bejtjas

TË GJITHA

“Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin”, Llabani: Mjafton t’i sekuestrojnë celularin dhe do gjejnë prova të pakontestuara!

18:01 : 24/10/2025

Avionët rusë shkelin hapësirën e NATO-s, Rutte: Do t’i godasim nëse paraqesin kërcënim

17:51 : 24/10/2025

“Lubi Balluku firmosëse e skandaleve më të mëdha”, Vokshi: Thirrje shumë e vonuar e SPAK

17:31 : 24/10/2025

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës u dërgua sot për gjykim, SPAK: Bleu vota për PSD

17:20 : 24/10/2025

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi keq!

17:14 : 24/10/2025

Sekuestrohen 2,000 shiringa me barna ilegale për dobësim në Angli

17:06 : 24/10/2025

Tenderi 2 mln € që ‘këputi’ Ballukun, si e zbuloi SPAK-u?

16:52 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com