• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

A do të lëshojë pe Kurti për dinarin?

16:46 : 14/03/2024
në RAJONI

Analisti politik nga Prishtina, Visar Ymeri, beson se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, do të “zmbrapset” nga vendimi për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi, nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare.

Megjithatë, thotë ai, këtë “nuk do ta bëjë në mënyrë të dukshme për publikun”, sepse, sipas tij, “ai do që ta krijojë imazhin e një qeverie që i lufton të gjitha strukturat paralele të Serbisë”.

Por, sipas politologut nga Beogradi, Ognjen Gogiq, Kurti, deri më tani, ka treguar se u “reziston” presioneve të ndërkombëtarëve, dhe praktika e tillë do të vazhdojë.

Këtë javë, në Prishtinë po qëndron i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,i cili, në prag të mbërritjes, tha se në fokus të vizitës do të ketë “një zgjidhje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për të ndaluar dinarin serb”.

Lexo edhe:

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

REL-i kërkoi koment nga Qeveria e Kosovës për këto deklarata, por nuk mori përgjigje.

Emisari amerikan takoi të mërkurën presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa pritet që me shefin e ekzekutivit kosovar, Kurti, të takohet më 14 mars.

Më 1 shkurt, Banka Qendrore e Kosovës fuqizoi një rregullore, e cila e përcaktoi euron si valutë të vetme për pagesa me para të gatshme në Kosovë.

Rregullorja, rrjedhimisht, ndaloi përdorimin e dinarit, valutë në të cilën komuniteti serb në Kosovë pranon pagesa të ndryshme nga Serbia – nisur nga pagat e pensionet e deri te shtesat për fëmijë.

Rregullorja shkaktoi zemërim në mesin e serbëve, por edhe te bashkësia ndërkombëtare.

Kjo e fundit kërkoi pezullimin e saj, derisa qytetarët e prekur të përshtaten me praktikën e re.

Autoritetet në Kosovë, deri më tash, nuk treguan shenja të zmbrapsjes. BQK-ja tha vetëm se do të ketë një periudhë tranzicionipër zbatimin e saj, por jo më gjatë se tre muaj.

Ymeri: Zgjidhja për dinarin është te draft-statuti për Asociacionin

Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, thotë se çështja e dinarit mund të zgjidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai kujton se Kosova e ka pranuar një draft-statut për këtë asociacion, të hartuar nga bashkësia ndërkombëtare, ku përmendet se qarkullimi i parave do të bëhet përmes Bankës Qendrore të Kosovës.

Pikërisht kjo pjesë e statutit, sipas Ymerit, “do të ishte zgjidhje për këtë çështje”.

Ai shton se rregullorja e BQK-së ka krijuar vetëm “probleme shtesë”, sepse po tentohet, sipas tij, që çështja të zgjidhet pa formimin e Asociacionit.

Gogiq: Zgjidhja e vetme është një marrëveshje në kuadër të dialogut

Politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, beson se Escobar nuk po qëndron në Kosovë për të gjetur një zgjidhje, por për ta bindur kryeministrin Kurti që këtë çështje ta diskutojë në kuadër të dialogut politik me Serbinë.

Kosova këmbëngul se heqja e dinarit është “çështje teknike” dhe se nuk duhet të diskutohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por Serbia kërkon zgjidhje politike.

Gogiq thotë se një zgjidhje mund të jetë që banka e Serbisë, Kursimorja e Postës, të marrë një licencë në Kosovë, në mënyrë që t’u mundësojë klientëve të saj hapjen e llogarive dhe konvertimin e dinarëve në euro.

Por, për një gjë të tillë, thotë ai, është e nevojshme një marrëveshje mes dy palëve.

“Nuk është se nuk ka zgjidhje, por Prishtina ka sjellë gjithçka para aktit të kryer. Tani pritet që dikush të përshtatet, duke mos kuptuar se [zbatimi i rregullores së BQK-së] nuk është i mundshëm pa gjetur zgjidhje”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Kursimorja e Postës nga Serbia është e vetmja në Kosovë që operon me dinarë.

Ajo ka degë në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – ndërsa në jug ka vetëm bankomate.

Për shkak të mungesës së dinarëve në Kosovë, Kursimorja e Postës ngriti së voni disa degë të improvizuara në afërsi të katër pikave kufitare me Kosovën: Jarinjë, Bërnjak, Konçul dhe Merdare.

A do të ketë pasoja nëse Kurti nuk lëshon pe?

Ymeri thotë se në qarqet diplomatike thuhet shpesh se “Kosova nuk po e mban zotimin përmes të cilit është shpallur e pavarur, e që është marrëdhënia me komunitetet”.

Kritikat në këtë pikë e dëmtojnë Kosovën, thotë ai.

“Kosova është e varur për sigurinë e vet nga Perëndimi. Kosova është e varur për subjektivitetin e vet ndërkombëtar nga Perëndimi. Dhe këta partnerë perëndimorë shihet qartazi se nuk do ta kenë vullnetin dhe entuziazmin ta ndihmojnë Kosovën, veçanërisht jo në subjektivizimin ndërkombëtar, nëse Kosova ka këso qasjeje”, thotë Ymeri.

Disa diplomatë perëndimorë, përfshirë ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, kanë thënë tashmë se vendimi që ndalon dinarin serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në.

Gogiq, në anën tjetër, thotë se nëse vendet perëndimore vërtet duan të bëjnë presion mbi Kosovën, Banka Qendrore Evropiane duhet ta ngrejë çështjen e përdorimit të euros në Kosovë.

“Kjo është, ndoshta, e vetmja gjë që mund të çojë në ndryshimin e qëndrimit në Prishtinë”, thotë Gogiq.

Kosova nuk ka një ligj të veçantë që e përcakton përdorimin e monedhës kombëtare, por ka një rregullore që e mundëson përdorimin e euros.

Kushtetuta e Kosovës parasheh që si mjet pagese të përdoret një monedhë e vetme, por nuk specifikon se cila./REL

Etiketa: dinari serbkosove

Lajme të lidhura

RAJONI

RTK në krizë të thellë financiare: 700 punëtorë mbi dy javë pa paga, paralajmërohen protesta

15:25 : 15/08/2025
RAJONI

Serbia arreston dy kosovarë, dyshon se me pjesëtarë të UÇK-së rrëmbyen një serb në luftë

13:16 : 14/08/2025
RAJONI

Arrestohet një person në Kosovë, pranon fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit

14:55 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Ambasada gjermane: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses kërcënon mirëqenien e qytetarëve

11:03 : 12/08/2025
RAJONI

Policia e Kosovës sekuestron drogë në vlerë prej 300 mijë eurosh

09:28 : 12/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Pezullohen katër policë lidhur me vrasjen e trefishtë në Gjilan

22:36 : 11/08/2025
Para

Derbi me Dinamon në "Air Albania", Tirana nxjerr në shitje biletat

TË GJITHA

Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë

08:39 : 16/08/2025

Trump: Ekziston një çështje e madhe që pengoi marrëveshjen me Putin

08:26 : 16/08/2025

Reshje shiu në këto zona, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:23 : 16/08/2025

Këmbimi valutor 16 Gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 16/08/2025

Trump-Putin, takimi 3 orësh mbyllet pa marrëveshje për armëpushimin në Ukrainë

08:08 : 16/08/2025

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

23:02 : 15/08/2025

Horoskopi, e shtunë, 16 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com