• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbetje të rrezikshme farmaceutike në shtratin e lumit Kir, institucionet ping- pong për përgjegjësit

21:08 : 11/03/2024
në AKTUALITET

Emisioni “Fiks Fare” raportoi sonte se mbetje të rrezikshme farmaceutike janë hedhur pranë shtratit të lumit Kir, afër varrezave të dëshmorëve në Shkodër.

Me dhjetëra kuti me Vitaminë C 500 mg në formë tabletash, të cilat kanë vit prodhimi në janar të vitit 2021 dhe skadenca në dhjetor të vitit 2022.

Kutitë me vitamina të skaduara vitaminash janë hedhur në një ndërtesë të shkatërruar pranë lumit Kir, të cilat më pas nga kushtet atmosferike apo kafshët janë shpërndarë në shtratin e lumit. Prej dy javësh, këto mbetje farmaceutike janë shpërndarë në këtë zonë dhe në shtratin e lumit, por askush nuk ka marrë masa për largimin apo asgjësimin e tyre.

Problemi nga ana e institucioneve është konstatuar që në mes të muajit shkurt, ku vetë banorët kanë dhënë alarmin, por deri më sot asgjë nuk është bërë dhe nuk dihet gjë për autorët.

Fiksi pa nga afër këto kuti mbetjesh farmaceutike, të cilat ndodheshin në sipërfaqe të tokës. Aty lexohej qartë kompania importuese, numri i lotit, adresa dhe data kur është hedhur në treg dhe kur ka skaduar.

Lexo edhe:

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

EMRI/ I vuri zjarrin mbetjeve në landfillin privat, arrestohet pronari i “Buna Recycling”

Të pyetur nga Fiksi, banorët u shprehën se kanë patur shumë probleme përsa u përket mbetjeve që depozitohen aty, ku fillimisht ishin inerte e tashmë mbetje të rrezikshme farmaceutike. “Kemi frikë për fëmijët dhe veten se nuk është normale të hidhen këtu e kështu“, pohon njëri prej tyre.

Pasi pa situatën në vend dhe kohëzgjatjen e këtyre mbetjeve në shtratin e Lumit Kir, Fiksi u interesua pranë institucioneve me radhë, të cilat përgjegjësinë ia hedhin njëra-tjetrës.

Në Njësinë Administrative Rrethinat, administratori Gerald Hasaj u shpreh për “Fiks Fare” se njësia është vënë në dijeni prej dy javësh dhe po punohet për zgjidhjen e problemit. Ai shpjegon se si njësi kanë detyrën të verifikojnë në terren dhe problemin t’ua përcjellin Bashkisë Shkodër, gjë të cilën ata e kanë bërë.

Edhe Bashkia Shkodër, pohon se ka bërë verifikime në terren si dhe ka nisur hetimet për gjetjen e shkelësve. Bashkia ka vënë në dijeni institucionet si Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, pasi ky rast klasifikohet në krim mjedisor. Është vënë në dijeni dhe Agjencia Rajonale e Mbrojtjes së Mjedisit Lezhë. Drejtori i komunikimit në Bashkinë Shkodër, Ergys Kavaja tha se do koordinohen edhe me struktura të tjera ligjzbatuese për të marrë masa për pastrimin e territorit nga medikamentet brenda pak ditëve.

Fiksi iu drejtua edhe IKMT Shkodër. Në akt konstatimin e mbajtur nga punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrotjes së Territorit, dega Shkodër në 16 shkurt 2024 janë evidentuar mbetje farmaceutike të cilësuara të rrezikshme prej tyre, pranë lumit Kir.

IKMT Shkodër ia ka deleguar Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës çështjen për të identifikuar autorët dhe Bashkisë së Shkodrës për asgjësimin e këtyre mbetjeve. Pas 11 ditësh, në 27 shkurt 2024, Policia e Shkodrës i kthen përgjigje IKMT-së se kanë kryer disa kontrolle në zonë, por nuk kanë mundur të identifikojnë autorët.

Pra, askush nuk identifikon dot personat që nuk i asgjësuan, por hodhën kutitë me vitaminat e skaduara pranë lumit Kir, ndërkohë që kutitë kanë adresën e kompanisë që i ka importuar dhe numrin e lotit.

Ndryshimet që janë bërë në rregulloren për ushqimet shtesë, në kohën kur Ministër Bujqësie ishte z.Edmon Panariti, ngarkojnë AKU-në me përgjegjësinë e kontrollit të subjekteve që tregtojnë vitamina dhe minerale. Por, zoti Gjergj Sokoli, Drejtori i AKU Shkodër, tha për Fiksin se ky institucion nuk mban përgjegjësi , pasi ata nuk kanë akses të kontrollojnë farmacitë.

“Ne jemi AKU. Ne nuk kemi asnjë kompetencë kontrolli mbi medikamentet që tregtohen në industrinë farmaceutike. Është ISHSH përgjegjës. Ky është medikament i tregtuar për destinacion farmacitë, në të cilat ne s’kemi asnjë akses kontrolli” , deklaroi ai në përgjigjen për “Fiks Fare”.

Etiketa: farmaceutikeinstitucionetmbetjepërgjegjësitping pongshtratin e lumit Kirtë rrezikshme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafiku i mbetjeve të rrezikshme/ Lidhjet (jo) rastësore mes Elman Abules dhe Gjovana Sokolaj

10:57 : 05/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ I vuri zjarrin mbetjeve në landfillin privat, arrestohet pronari i “Buna Recycling”

10:14 : 02/09/2025
AKTUALITET

Ndërtime rekord në vend, por institucionet “fshehin” lejet e dhëna

21:14 : 29/08/2025
AKTUALITET

Kriza e mbetjeve në Shqipëri/ Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

11:17 : 18/08/2025
AKTUALITET

Nga kufizimi i lojës ping-pong tek ajrimi/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

16:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Kur institucionet trajtohen si objekte kulti

15:34 : 01/08/2025
Para

Izoloi dhe përdhunoi vajzën e tij për 24 vite, rrëzohet vendimi për Josef Fritzl

TË GJITHA

Librazhd/ Makina rrokulliset në greminë për 100 m pas kthesës, shoferi në gjendje kritike niset te Trauma

14:42 : 07/09/2025

Drejtori i Kulturës dhe i shkollës Bajzë shajnë me “libër shpie”: O k*re femën! Na hëngsh … moj k*rvë

14:27 : 07/09/2025

Sherr mes dy familjeve në Durrës, dy të plagosur, njëri prej tyre me thikë

14:10 : 07/09/2025

EMRI/ Nga Durrësi në Mirditë për tu kujdesur për kanabisin, arrestohet 53-vjeçari

13:58 : 07/09/2025

Trajtohej me kemp/ Dumani me dy operacioni në zemër, kreu ndërhyrje në Tiranë e Bordo të Francës

13:43 : 07/09/2025

Shkollat e Tiranës e nisin mësimin me turne, godinat ende jo gati për të pritur nxënësit

13:31 : 07/09/2025

Vendi më i shenjtë në botë po kthehet në resort, zhvarrosen eshtrat e vendasve për një parking

13:15 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com