• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë: Sanksionimi i Berishës, pa prova

Këshilli i Ambasadoreve Amerikanë e cilëson sanksionimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, si antiligjor dhe pa prova. Gjatë një misioni faktmbledhës në Shqipëri, ky mision raporton se nuk i është dhënë asnjë provë, duke ngritur dyshimet edhe mbi traditën amerikane të procesit të rregullt, e aq më tepër kur ky sanksionim u është justifikuar si shembull për fajtorët aktualë. Më tej, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë raporton gjendjen e vendit, duke renditur problemet e qeverisjes së lidhur me krimin, korrupsionin dhe përdorjen politike të drejtësisë

16:27 : 09/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

Pas kongresmenëve të shumtë, këtë herë kundërshtimi dhe konstatimi i sanksionimit pa të drejtë i liderit të opozitës, Sali Berisha, vjen nga një tjetër institucion amerikan. Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ka zhvilluar një mision faktmbledhës në vendet e Ballkanit, mes të cilave edhe Shqipëria. Në vendin tonë, veç konstatimeve të kapjes së të gjitha pushteteve nga Edi Rama, lidhjet me krimin, korrupsionin dhe blerjen e zgjedhjeve, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë i ka kushtuar hapësirën më të madhe të misionit, sanksionimit të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara, e sipas raportit përfundimtar për këtë sanksionim nuk kanë gjetur asnjë provë, e madje ngenë dyshime e forta se ka qenë një veprim i pajustifikuar dhe antiligjor, për t’i dhënë mësim një fajtori aktual, për hir të luftës ndaj korrupsionit në Shqipëri, e kjo nuk është shembulli që duhet të japë Amerika. Sipas Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, ambasadorja Yuri Kim nuk ka arritur të jap asnjë shpjegim për këtë, duke vënë në dyshim edhe traditën amerikane të procesit të rregullt ligjor.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Ambasadorja Kim dhe stafi i saj na siguruan se provat që mbështesnin përcaktimin ishin thelbësore, por komunikuan me vendosmëri se nuk mund të na jepnin asnjë prej tyre. Ata gjithashtu pranuan se procesi ishte një përcaktim tërësisht pas dyerve të mbyllura, i përjashtuar nga procesi i kundershtimit dhe pa të drejtë ankimimi. Kjo është shumë e pazakontë, për të mos thënë unike, në jurisprudencën amerikane. Simpatizantët e Berishës na u ankuan se përcaktimi i tij ishte arbitrar dhe represiv, antitezë e traditës amerikane të procesit të rregullt ligjor. Megjithatë ambasadorja Kim na tha privatisht se lufta kundër korrupsionit ishte e një rëndësie kaq thelbësore për politikën e SHBA-së dhe e një prioriteti kaq të lartë, saqë zyrtarët e administratës së Bidenit e konsideruan të rëndësishme që ta bënin dikë shembull– për të theksuar se askush nuk qëndron mbi ligjin ose imun kur bëhet fjalë për krimet e korrupsionit. E kemi parasysh faktin se Berisha është 79 vjeç dhe mund të konsiderohet se po i afrohet fundit të jetës së tij politike, një figurë politike e pazëvendësueshme për disa, por nuk është mënyra amerikane e drejtësisë të verë në shënjestër dikë tjetër për t’i dhënë një mësim një fajtori aktual. Kjo do të ishte më e ngjashme me shprehjen kineze “vrit pulat për të trembur majmunët”.

Por jo vetëm kaq, këshilli i ambasadorëve ka vlerësuar rolin e Sali Berishës në rrëzimin e sistemit dikatorial në Shqipëri, konsolidimin e demokracisë, por edhe afrimin me Shtetet e Bashkuara të Ameerikës, që prej vitit 1990, duke kulmuar edhe me vizitën e Presidentit të Parë amerikan në Shqipëri, Xhorxh Bush, që rriti edhe ndjenjën proamerikane.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Afiniteti i Shqipërisë për Shtetet e Bashkuara u forcua më tej nga deklarata e Presidentit George W. Bush në vitin 2007 – në udhëtimin e parë në histori të një presidenti amerikan në Shqipëri– se Kosova duhet të jetë e pavarur. Që atëherë, shqiptarët kanë mbështetur përparimin domethënës, edhe pse ende të paplotë, të Kosovës drejt njohjes ndërkombëtare të sovranitetit dhe pavarësisë së saj.

Ndërsa ngrenë pikpyetje të forta për sanksionimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ka lëshuar kritika të forta mbi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij. Raporti për qeverisjen nis me kritikat dhe refuzimin e Edi Ramës dhe vartësve të tij, që refuzuan bashkëpunnimin në dhënien e informacioneve, Misioni ngre dyshimin se kjo është bërë për të fshehur gjëndjen aktuale të vendit.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të tij nuk paraqitën relacion informues. Është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ishte prej mungesës së kohës apo për të anashkaluar dhe diskredituar ndonjë kritikë që mund të bëhej nga misioni ynë, por kryeministri Rama mbeti temë e vazhdueshme e bisedës në pothuajse të gjitha takimet tona.

Por teksa qeveria dhe kryeministri Edi Rama refuzuan bashkëpuninimin me këtë mision, Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë sjell në vëmendje gjetjet dhe denoncimet për përqendrimin e të gjitha pushteteve nga Rama, si dhe përpjektjet e tij për të penguar opozitën në zgjedhje për rifitimin e pozitës së saj qeverisëse.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Kryeministri Rama dhe Partia e tij Socialiste e Shqipërisë tani gëzojnë monopole të qeverisjes kombëtare dhe të zyrave të zgjedhura vendore dhe rajonale. Partia Demokratike në pushtet dikur bëri një sërë llogaritjesh të gabuara dhe braktisi vendet parlamentare në favor të bashkimit me protestat e rrugës në 2017 dhe më pas bojkotoi zgjedhjet lokale të 2019-ës që pretendonte se ishin të manipuluara. Ne e vizituam pak para zgjedhjeve bashkiake mbarëkombëtare dhe Partia Demokratike po luftonte për të rifituar mandatet, por u pengua keq nga ndarjet e brendshme, nxitja dhe financimi i të cilave, sipas disave, është ndihmuar nga partia e Ramës.

Jo vetëm kaq, sipas këtij raporti, kryeministri EdI Rama shkon deri në blerjen e kundërshtarëve, përdorimin e drejtësisë dhe lidhjet me krimin e organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar për përfitimet e tij dhe goditjen e kundërshtarit, e kjo faktohet edhe nga bllokimi i proceseve integruese në BE.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Partitë e ndryshme opozitare të Shqipërisë paraqitën gjatë takimeve tona një sërë ankesash kundër qeverisë së Edi Ramës. Kundërshtarët thanë se partia e tij monopolizon pushtetin; blen kundërshtarët; përdor pushtetin qeveritar për të mbytur opozitën dhe për të ndëshkuar ekonomikisht kundërshtarët; po përdor reformën në drejtësi për të politizuar gjykatat dhe për të dëmtuar pavarësinë e gjyqësorit[1]; dhe ka lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe përfitime prej tij. Opozita është punë e opozitës, kështu që pak nga këto pretendime ishin befasuese, por ato na kujtuan se si dyshimet e BE-së për qëndrueshmërinë e demokracisë së Shqipërisë dhe problemet e ndërthurura të krimit dhe korrupsionit po pengojnë përparimin drejt një prej synimeve kryesore të vendit: anëtarësimin në BE.

Këto gjetje Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë I ilustron edhe me panoramën e kryeqytetit, ku kullat e larta ngrihen falë pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit, që më pas përdoren për zgjedhje duke dëmtuar rëndë demokracinë në Shqipëri.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Mini-rrokaqiejt, bulevardet dhe trafiku i ri i Tiranës drejtojnë shoqërinë moderne që shqiptarët aspirojnë të ndërtojnë. Disa dyshojnë se rritja e lartë e qytetit është produkt i pastrimit kriminal të parave, veçanërisht pasi krimi i organizuar, veçanërisht rrjetet e trafikut të drogës dhe korrupsioni janë bërë shenja dalluese të Shqipërisë postkomuniste. Këto probleme endemike po dëmtojnë demokracinë zgjedhore të Shqipërisë.

/SYRI.net/

Etiketa: Këshilli i Ambasadorëve Amerikanënon grataSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

Takimi me Berishën, Kovatchev i shqetësuar: Do i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri

12:26 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
AKTUALITET

Raporti i PE! Berisha nga Brukseli: U denoncua farsa elektorale e 11 Majit

13:43 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Shqipëria narko-shtet”/ PPE pranon kërkesën e Berishës për të dërguar mision fakt-mbledhës

18:03 : 03/06/2025
Para

S’kishin paguar dritat! 3 shqiptarët kapen gabimisht në ‘shtëpi bari', arrestohen/ EMRI

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com