• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Macron flet për herë të parë për akuzat se gruaja e tij Brigitte ‘ka lindur mashkull’

21:56 : 09/03/2024
në BOTA, SHOW BIZ

Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur sot për herë të parë kundër pretendimeve se gruaja e tij ‘ka lindur mashkull’, duke thënë se ato janë ‘të rreme e të fabrikuara’.

46 vjeçari Macron dukej i nevrikosur për spekulimet e vazhdueshme mbi 70 vjeçaren Brigitte Macron, me të cilën është martuar në 2007.

“Këto janë skenarë të rreme e të fabrikuara, është shqetësuese kur njerëzit i besojnë, të prishin intimitetin”, raportohet se tha presidenti dje në një event ku promovonte të drejtën e abortit.

Ai shtonte se pretendimet se gruaja e tij ishte ‘një transgjinore’ ishin ‘sulmet tipike misogjiniste online me të cilat gratë përballen çdo ditë’.

Ndërsa dy gratë që pretendonin se “Première dame” ka lindur mashkull, morën vetëm dënime simbolike me gjoba të reduktuara.

Lexo edhe:

“Bëj s*ks me politikanë dhe klientë VIP, paguajnë dyfishin”, rrëfehet transgjinorja shqiptare/ VIDEO

Not, Universiteti i Pensilvanisë i heq rekordet transgjinores Lia Thomas

Ato të dyja pretendonin se ishin intimiduar nga autoritetet pasi sipas tyre “stabilimenti lartë i Parisit kërkonte të mbronte një sekret shtetëror”, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

Detajet e rastit të pazakontë mbi gruan 70-vjeçare të Emmanuel Macron dolën sërish në vëmendje javën e shkuar kur vetë bija e Brigitte foli publikisht për akuzat.

40 vjeçarja Tiphaine Auzière, tha mes të tjerash për të përditshmen vendase Paris Match: “Jam e shqetësuar për atë që qarkullon në mediat sociale se nëna ime është në fakt një burrë”.

Auzière diskutonte gjithashtu se sa e lënduar ishte kur zbuloi se nëna e saj mësuese shoqërohej me një nxënës, teksa asokohe adoleshenti Emmanuel Macron ishte lidhur me 40 vjeçaren Brigitte Auzière, që jepte letërsi në shkollën e Amiens, në veri të Francës.

Në lidhje me dy të akuzuarat për shpifje, 52 vjeçarja astrologe Amandine Roy, dhe Natacha Rey, gazetare 48 vjeçare, kishin bërë pretendimet në një video në rrjetin YouTube, ku thonin se Brigitte kishte lindur djalë me emrin Jean-Michel Trogneux, në vitin 1953.

Ky është në fakt emri i vëllait të Brigitte, ndërsa Trogneux është mbiemri i vajzërisë.

Akuzueset pretendonin gjithashtu se bashkëshorti i parë i Brigitte, André-Louis Auzière, nuk ka ekzistuar fare megjithë raportimin e vdekjes së tij në 2020, në moshën 68 vjeçare.

Gjykatësi në Normandy hodhi poshtë pretendimet e grave dhe i gjobiti ato me 2000 euro secila për shpifje.

Por pas apelit gjobat u reduktuan në 500 euro.

Por pretendimet e grave shkonin më tej teksa Natacha Ray pretendon se Jean-Louis Auzière kishte falsifikuar dokumentet administrative për të fshehur një “sekret shtetëror” – faktin që gruaja e tij kishte lindur të tre fëmijët e Brigitte, përfshi dhe Tiphaine Auzière, shkruan Daily Mail.

Jean-Louis Auzière tha në gjykatë: “Kam punuar me Brigitte deri në fund të viteve 1980, mund të konfirmoj se nuk është një burrë”.

Avokati i dyshes Frédéric Pichon, tha se hetimet për zonjën Macron nuk ishin kryer me dashakeqësi por sipas konventës evropiane të të drejtave të Njeriut, për lirinë e shprehjes.

Ai shprehu gjithashtu zemërim që klientja e tij ishte mbajtur në polici dy herë gjatë çështjes.

“Jam i shokuar nga mjetet e ekzagjeruara të përdorura nga autoritetet për të bërë atë të heshtë”. Pichon shtoi: “Kjo duket si një intimidim nga njerëz ultra-të mbrojtur. Përse e ndjekin atë kështu?”

Teoritë transfobike për zonjën Macron janë shfrytëzuar politikisht nga e djathta franceze në 2022, si dhe nga protestuesit kundër fushatës së vaksinimit të detyruar të Covid, për të sulmuar presidentin Macron.

Etiketa: emanuel macrontransgjinore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Bëj s*ks me politikanë dhe klientë VIP, paguajnë dyfishin”, rrëfehet transgjinorja shqiptare/ VIDEO

13:58 : 23/07/2025
SPORT

Not, Universiteti i Pensilvanisë i heq rekordet transgjinores Lia Thomas

16:17 : 02/07/2025
SHOW BIZ

“Familja nuk e pranonin ndryshimin e gjinisë”, Amber: Nuk shkova as në varrimin e babait

21:56 : 17/05/2025
BOTA

Merr fuqi urdhri ekzekutiv i Trump, transgjinorët ndalohen që t’i bashkohen ushtrisë amerikane

10:36 : 15/02/2025
SPORT

Federata Ndërkombëtare e Boksit përjashton Imane Khelif nga Botërori

21:19 : 08/02/2025
BOTA

Notaret amerikane hedhin në gjyq transgjinoren, kërkojnë shfuqizimin e rekordeve të saj

22:45 : 06/02/2025
Para

Tare drejt rikthimit në detyrë, në kontakt me kampionët e Italisë, pranë akordit

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com