• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas dy vitesh, inflacioni bie nën 3%

13:39 : 08/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Në më shumë se dy vite, inflacioni ka rënë për herë të parë nën nivelin e objektivit të Bankës së Shqipërisë që është 3%. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për muajin Shkurt 2024, inflacioni fiksohet në 2.6%. Rikujtojmë se një vit më parë ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të  konsumit ishte 7.1%.

Krahasuar me muajin Shkurt të vitit 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4.9%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4.7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.5%, “Veshje dhe këpucë” me 3.4%. Nga ana tjetër, për grupet si  “Ushqime dhe pije joalkoolike” “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Shërbimi arsimor” dhe “Shëndeti, norma e inflacionit ishte më e ulët se 3%. Nga të dhënat gjatë kësaj periudhe çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 1.6%.

Përsa i përket produkteve të shportës së konsumatorit, nga të dhënat rezulton se çmimet e nëngrupit të ushqimeve si  “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4.7%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4.6%, “mish” dhe “peshk” me 4.2% secili, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3.6%, dhe  “fruta” me 2.9%. Çmimet e zarzavateve duket se në muajin shkurt janë shtrenjtuar ndjeshëm më pak se në muajt paraardhës.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.96 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.45 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me 0.35 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0.12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me 0.11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me 0.07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me 0.06 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Komunikimi” me 0.01 pikë përqindje. Ndërkohë, transporti ka kontribuar negativisht me 0.10 pikë përqindje.

Lexo edhe:

Inflacioni i tetorit 2.3%, si po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë qiratë

Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023

Etiketa: inflacionINSTAT

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inflacioni i tetorit 2.3%, si po shtrenjtohen gjithnjë e më shumë qiratë

12:25 : 10/11/2025
AKTUALITET

Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë që prej vitit 2023

11:38 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri?

10:52 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

08:09 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Rama 4” premton paga, pensione dhe mbrojtje të pronës, por shqiptarët përballen me inflacion, emigrim dhe fadroma

10:47 : 18/09/2025
AKTUALITET

Ushqimet dhe qiratë çojnë inflacionin e gushtit në 2.3%

13:14 : 09/09/2025
Para

Thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë në Kosovë: Sot marshojmë, përditë luftojmë

TË GJITHA

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

16:11 : 12/11/2025

Balluku shmang llogaridhënien për “Llogaranë”, Bardhi: Fshihet sepse e di çfarë ka bërë!

16:10 : 12/11/2025

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

16:03 : 12/11/2025

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi

15:51 : 12/11/2025

Afera e “Llogarasë”/ Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

15:47 : 12/11/2025

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com