• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kundërshtoi ardhjen e refugjatëve, Bashkia Lezhë pushon padrejtësisht nga puna mamanë e aktivistes

22:21 : 08/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Për të fituar një vend pune në Shqipëri duhet të jesh patjetër anëtar i një partie politike, ndërsa për ta humbur atë, mjafton të ngresh zërin për çështje që cenojnë interesat e po kësaj partie.

Piranjat kanë sjellë rastin e specialistes së bibliotekës Lezhë, Lulë Lleshi, e cila është pushuar padrejtësisht nga puna si pasojë e aktivizmit politik të vajzë së saj, Arilda Lleshi

‘Punoj prej 24 vitesh në bibliotekën e Lezhës si specialiste. Pas zgjedhjeve të 24 majit jam thirrur nga drejtori i Kulturës, Renaldo Xhanaj dhe më ka thënë të jap dorëheqjen, sepse ‘ju nuk keni votuar për ne’.

Pas publikimit që vajza ime e bëri në rrjetet sociale për këtë problem është përgjigjur kryetari dhe ka mohuar të ketë ndodhur kjo. Të nesërmen Renaldo më erdhi dhe më kërkoi ndjesë: ishte një keqkuptim, nuk të lëviz njeri nga puna dhe u përul sa ndjeva keqardhje. Pas ca kohësh, më kërkuan në bashki një takim dhe më thanë që do më çonin në njësinë Ungrej.

Donin të më çonin atje kur unë jam specializuar për bilbiotekonomi, ndërkohë që punoj prej vitesh këtu, banoj këtu dhe të më dërgojnë në një vend ku nuk ka transport, nuk ka bibliotekë atje. Njësia është 1 ore larg, transport jo dhe mua nuk më del as rroga për naftë. Kjo është diskriminuese që më dërgojnë mua, një specialiste biblioteke’.

Lexo edhe:

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Emigracioni masiv dhe rënia e lindjeve, në Shqipëri po plaket edhe forca e punës

Pra, nga 4 punonjëse u zgjodh pikërisht zonja Lula për t’u transferuar.

‘E kundërshtova. Për 2023 vërtet ka rënë nr i lexuesve për gjithë bibliotekën, por kjo sepse kemi qenë në rikosntruksion. Nga shtatori kemi qenë duke sistemuar, por kjo nuk është për fajin tim. Por edhe pse ka rënë, unë prapë kam nr më të madh të lexuesve në gjithë bibliotekën. Pas kësaj, ata vendosën të më hiqnin nga puna’.

Lidhur me këtë problem, përgjegjësi i bibliotekës duket i pafuqishëm për të mbrojtur punonjësen e tij më të vjetër.

‘Ne do bëjmë organizimin brenda stafit nëse bashkia bën shkurtimin e një punonjësi. Unë personalisht jam që asnjë punonjës të mos hiqet nga puna. Për mua po të jenë 4 apo dhe 5 punonjës është shumë mirë, se unë e kam bërë kërkesën për shtim stafi, por strukturën e punonjësve e cakton Bashkia dhe ne jemi në varësi të bashkisë Lezhë’.

Përballë kësaj situate, drejtori i Kulturës, Renaldo Xhani, nuk mban asnjë përgjegjësi.

‘Drejtohuni bashkisë dhe ju kthejmë përgjigje. Është marrë vendimi, sepse është shkurtuar një pozicion pune në organikë. Ka pasur rënie të sektorit të bibliotekës. Nuk ka të bëjë me aktivizëm politik’.

Ndërsa personaliteti më i rëndësishëm i asaj bashkie, kryetari Pjerin Ndreu përsërit refrenin: bëni kërkesë me shkrim, teksa largohet me makinë.

Etiketa: aktivistenArilda LleshiBASHKIA LEZHELulë Lleshipunarefugjatet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

09:05 : 22/07/2025
AKTUALITET

Emigracioni masiv dhe rënia e lindjeve, në Shqipëri po plaket edhe forca e punës

08:07 : 20/07/2025
AKTUALITET

E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna

21:32 : 30/06/2025
BOTA

Gjermania pezullon përkohësisht bashkimet familjare

15:38 : 27/06/2025
BOTA

Analiza e DW: Cili do të jetë fati i planit të Britanisë për të vendosur refugjatët në rajon

08:52 : 21/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë punën pa u shqetësuar

13:44 : 19/06/2025
Para

Kiara Tito publikon surprizën që mori për 8-Mars!

TË GJITHA

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

17:54 : 08/08/2025

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com