• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti: Përgjysmohen transplantet e veshkës, por kostoja rritet me 63%

18:18 : 07/03/2024
në AKTUALITET, SHENDETI

Transplanti i veshkave i ka kushtuar dyfish më shtrenjtë buxhetit të shtetit, por ndërkohë këtë ndërhyrje e kanë përfituar vetëm 50% e pacientëve të planifikuar. Një raport i “Together for Life” zbulon se Ministria e Shëndetësisë ka heshtur dhe nuk ka bërë një analizë të arsyeve që kanë çuar në këtë rritje të kostove të këtij shërbimi.

”Referuar realizimit faktik nga paketat e transplanteve renale është realizuar vetëm gjysma e planit, pra 13 nga 26 transplante të planifikuara me një kosto për pacientë prej 2,307,692 lekë duke pasur një rritje të kostos për transplant në krahasim me planin në vlerën 893,077 lekë ose 63% më shumë se parashikimi”, citon raporti  “Together for Life”

Paqartësitë shtohen për faktin se ky shërbim ofrohet vetëm në spitalet private dhe rimbursohet  plotësisht nga buxheti i Fondit të Detyrueshëm Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor (FDSKSH).

“Paketa e transplantit renal, që shfaq dhe devijacion të lartë në kosto sigurohet nga kontraktimi 100% i shërbimit nga spitalet jo publike”,- citon raporti duke iu refereaur FDSKSH.

Raporti për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor nëse mbulohen apo jo nevojat reale të kujdesit shëndetësor u prezantua të enjten, duke nxjerr në pah mungesa.

Lexo edhe:

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

Fëmijët gëzojnë në letër “shëndetësinë falas”, por kostot i paguajnë prindërit

Ai ngre pikëpyetje edhe për eficiencën e miliona eurove që jepen çdo vit për koncensionin e debatuar të check-up.

Referuar këtij raporti, paketa e check – up në sistemin shëndetësor publik përfshin një numër të kufizuar analizash, ndërkohë, një paketë e thjeshtë check-up, në spitalet private ofron minimalisht 26 analiza. Kostoja e kësaj paketa përfshirë dhe kontrollin mjekësor shkon në 1800 lekë/person, ndërsa në sektorin privat kostoja e plotë e një pakete të thjeshtë kontrolli bazë me 26 analiza rezulton në masën 6800 lekë.

“Paketa e kontrollit bazë të shtetit kushton sa 1/3 e një pakete të ofruar në një spital privat, por numri i analizave të ofruara është sa 1/8 e atyre të ofruara nga spitali privat”,-  thuhet më tej në raport.

80% e shpenzimeve të shëndetësisë publike menaxhohen nga FSDKSH. Raporti zbulon se në raportet zyrtare të publikuara nga FSDKSH nuk gjenden të analizuara shkaqet e kësaj luhatshmërie dhe për pasojë “nuk gjendet asnjë masë konkrete e ndërmarrë nga Fondi për të përmirësuar performancën e të ardhurave”.

Shpenzimet totale të skemës së FDSKSH kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Dy burimet kryesore të financimit janë të ardhurat nga kontributet dhe transfertat nga buxheti i shtetit.

Nga krahasimi i të dhënave historike në vitet 2013-2023 përfshirë dhe planifikimin afatmesëm 2024-2026 vihet re që transferta nga buxheti i shtetit përbën pjesën më të madhe të shpenzimeve të skemës me mesatarisht 69%, ndërkohë që kontributet përbëjnë 31% ndaj totalit.

Raporti vlerëson se një nga faktorët realë ekonomik që mund të ndikojë pjesërisht në këtë rezultat është dhe niveli i lartë i informalitetit të ekonomisë në vend.

Prioritet strategjik i skemës së kujdesit shëndetësor është mbulimi universal i popullatës me shërbim shëndetësor.

“Mbulimi universal me shërbim shëndetësor do të thotë që të gjitha kategoritë e popullsisë të kenë akses të barabartë në shërbimet shëndetësore të ofruara në vend në nivel parësor dhe spitalor”, tha drejtorja e “Together for Life” Eglantina Bardhi.

INSTAT publikoi të dhënat e Anketës së të Ardhurave të Nivelit të jetesës në 3 mujorin e parë të 2024.

Sipas kësaj ankete, treguesi për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2022 është 20.6%.

Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Në vitin 2022, ky tregues është vlerësuar 41,6 %, kundrejt 43,9 % vlerësuar në vitin 2021.

Gjatë prezantimit të raportit u theksua se në listën e barnave që rimbursohen ka një mungesë të ilaçeve që kërkohen në treg. Po ashtu u nënvizua se shëndetësia falas “ka dështuar” pasi qytetarët paguajnë nga xhepi i tyre, si pasojë e mungesës së barnave dhe mungesës së rimbursimit.

Këtë e mbështet dhe një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas OBSH, një shtetas shqiptar ka shpenzuar mesatarisht 465 dollarë në një vit për shëndetin.

Të dhënat e studimit i përkasin vitit 2021. Nga kjo shumë, 59.7% ose 277 dollarë është paguar nga xhepi qytetarëve dhe pjesa tjetër 39.7% nga shpenzimet e qeverisë në buxhetin e shtetit.

Edhe pse në vitin 2013, qeveria shqiptare premtoi shëndetësi falas Shqipëria kryeson listën e vendeve ku shpenzimet për shëndetin paguhen direkt nga qytetarët.

Një tjetër raport i “Together for life”, tregon se sa i përket shpenzimeve publike në sektorin e shëndetësisë, të dhënat tregojnë se 60% e investimeve publike fokusohen në ndërtim dhe rikonstruksion të objekteve shëndetësore, ndërsa vetëm 13.7% e totalit të fondeve shkojnë për blerje të pajisjeve mjekësore./Citizens

Etiketa: kostopacientetransplant veshke

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria njofton rihapjen e tunelit të Llogarasë, PD: Aferë e pastër! Balluku u rikthye në vendin e krimit

16:49 : 23/05/2025
AKTUALITET

Fëmijët gëzojnë në letër “shëndetësinë falas”, por kostot i paguajnë prindërit

08:17 : 11/04/2025
AKTUALITET

Rama paralajmëron heqjen e skanerit në dogana. A favorizohet trafiku i drogës?

16:49 : 08/04/2025
BOTA

Çfarë ndodhi në ditën e Bajramit? Mbi 120 persona paraqiten në Urgjencën e Tetovës

08:38 : 31/03/2025
AKTUALITET

Pacientët me sklerozë multiple lëngojnë nga qasja e kufizuar në barna

10:25 : 26/03/2025
AKTUALITET

“Paguaj ose vdis”/ Sistemi i sëmurë shëndetësor për trajtimin e goditjeve në tru

08:01 : 19/03/2025
Para

Nadal tërhiqet nga turneu i rëndësishëm: Nuk mund të gënjej veten dhe fansat

TË GJITHA

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u regjistrua procedimi

11:12 : 24/05/2025

VIDEO-EMRI/ Droni zbulon një parcelë me kanabis në Thumanë, kapet në flagrancë 28-vjeçari

10:59 : 24/05/2025

Një shtëpi luksoze shkaku i vrasjes së Altin Arapajt në Greqi/ Arrestohen dhe dy të tjerë, veç autorit

10:48 : 24/05/2025

Drogë, pengmarrje dhe tentativë vrasje, arrestohet në Tiranë kreu i një organizate kriminale

10:29 : 24/05/2025

EMRI/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet hajduti fierak

10:19 : 24/05/2025

Hakerat rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani për t’i vëzhguar ndihmat për Ukrainën

10:10 : 24/05/2025

“Më ka zënë belaja me kolegët, më pyesin ‘si i more 4 mandate?’”/ Rama: Fitoj sepse s’jam socialist i mirë

09:53 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com