• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Moska paralajmëron Uashingtonin, i shpall tri OJQ si “të padëshirueshme”

21:24 : 07/03/2024
në BOTA

Ministria e Jashtme e Rusisë e ka thirrur të enjten në bisedë ambasadoren amerikane në Moskë, Lynne Tracy, përmes së cilës e paralajmëroi Uashingtonin “të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme” të Rusisë, në prag të zgjedhjeve presidenciale të cila pritet t’ia dhurojnë pa ndonjë telash edhe një mandat tjetër presidentit Vladimir Putin.

Putin nuk përballet me asnjë kundërshtar në zgjedhjet e 15-17 marsit. Ministria ruse e njoftoi Tracyn se tri organizata joqeveritare amerikane (OJQ) – Këshilla Amerikane për Edukim Ndërkombëtar, Perspektivat Kulturore dhe Instituti i Edukimit Ndërkombëtar – janë shpallur “organizata të padëshirueshme”.

Ajo i ka kërkuar Ambasadës amerikane në Moskë ta “ndërpresë çdo bashkëpunim” me to. Ministria i akuzoi këto OJQ se udhëheqin “programe dhe projekte antiruse, që kanë për qëllim të rekrutojnë ‘agjentë me ndikim’ nën maskën e shkëmbimeve kulturore dhe arsimore”.

Sipas saj, çfarëdo bashkëpunimi i mëtejmë me Ambasadën “do të cilësohet shkelje e ligjit rus”. Zyrtarët rusë shpesh i përçmojnë OJQ-të dhe grupet e shoqërive civile të mbështetura nga Perëndimi, duke i akuzuar se përpiqen ta mashtrojnë popullin rus, në përpjekje për të nxitur pakënaqësi dhe për t’i shtyrë përpara interesat e politikës së jashtme të vendeve të tyre përkatëse.

Qeveritë perëndimore i hedhin poshtë këto pretendime. Këto tri OJQ thonë se ato bëjnë veprimtare për t’i forcuar lidhjet ndërkombëtare përmes shkëmbimeve akademike, profesionale dhe kulturore, dhe se mijëra studentë i kanë përdorur programet e tyre për ta zgjedhuar arsimimin e tyre. Ligji “organizata të padëshirueshme” – i miratuar më 2015 – ishte projektligj i mbështetur nga Kremlini kundër OJQ-ve që pranojnë të holla nga vendet e huaja.

Lexo edhe:

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

Radio Evropa e Lirë u shpallë “organizatë e padëshirueshme” në Rusi muajin e kaluar. Ky vendim i Ministrisë vjen vetëm një javë para se rusët të votojnë në zgjedhjet presidenciale, të cilat Kremlini shpreson t’i përdorë si shfaqje të unitetit kombëtar në mbështetje të Putinit dhe pushtimit të Ukrainës nga ai, të cilit Rusia i referohet si “operacion special ushtarak”.

Zgjedhjet në Rusi kontrollohen fuqishëm nga Kremlini dhe nuk janë as të lira e as të drejta./ REL

Etiketa: ambasada ruseMoskaRadio Evropa e Lirë

Lajme të lidhura

BOTA

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

16:15 : 29/10/2025
RAJONI

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

19:14 : 20/10/2025
BOTA

Putin: Po furnizohemi me armë strategjike, marrëveshja bërthamore me SHBA nuk është domosdoshmëri

19:03 : 10/10/2025
BOTA

Në Ukrainë “po luhet me zjarrin”, në një javë sulmohen pesë centrale bërthamore

19:21 : 08/10/2025
BOTA

Gjermania kërkon reagim nga NATO: Rusia po teston sigurinë e Europës

14:36 : 30/09/2025
BOTA

Mesazhet që “ulërasin” nga Pekini: Siguria e Europës nuk do të jetë më kurrë e njëjtë

09:45 : 04/09/2025
Para

Lubonja: Dënimi i Belerit goditje politike! Cili është halli më i madh?

TË GJITHA

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

16:48 : 29/10/2025

Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë pas balonave me cigare kontrabandë

16:38 : 29/10/2025

Komisioni i Kulturës/ Zhupa: A po fshihet historia e Durrësit për pallate?

16:27 : 29/10/2025

Nga miqësi e fortë në heshtje të plotë, çfarë ndodhi mes Taylor Swift dhe Blake Lively?

16:17 : 29/10/2025

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

16:15 : 29/10/2025

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025

Elhaida Dani: Mora kërcënime për jetën pas lidhjes me Ledianin në “DWTS”

15:56 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com