• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kreu i republikanëve në Senat, McConnell mbështet kandidatin presidencial Donald Trump

22:01 : 06/03/2024
në BOTA

Udhëheqësi republikan i Senatit Mitch McConnell njoftoi të mërkurën mbështetjen për ish Presidentin Donald Trump si kandidat të Partisë Republikane për president, një kthesë madhore nga qëndrimi i dikurshëm kur ai fajësoi zotin Trump duke thënë se veprimet e tij më 6 janar ishin “të turpshme”.

Senatori McConnell është udhëheqësi i fundit i republikanëve në Kongres që deklaron mbështetjen për zotin Trump.

Ai e bëri këtë përmes një deklarate pasi fitoret e zotit Trump në zgjedhjet paraprake të Super të Martës e sollën ish-presidentin republikan një hap më pranë sigurimit të delegatëve të mjaftueshëm për të marrë emërimin e Partisë Republikane si kandidat i saj për president në zgjedhjet e nëntorit.

Senatori McConnell dhe ish Presidenti Trump nuk kanë folur me njëri-tjetrin që nga viti 2020, zoti kur McConnell pranoi fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të atij viti. Por së fundmi, ekipet e tyre rifilluan bisedimet për një mbështetje publike të zotit McConnell për kandidaturën e zotit Trump.

“Është shumë e qartë se ish-presidenti Trump ka fituar mbështetjen e nevojshme të votuesve republikanë për të qenë kandidati ynë për President të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e senatorit McConnell.

Lexo edhe:

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

“Nuk duhet të jetë befasi që si kandidat i partisë sonë, ai do të ketë mbështetjen time”, thuhet më tej në deklaratën e zotit McConnell.

Mbështetja e senatorit McConnell, i cili e ka kritikuar zotin Trump duke thënë se ai është “moralisht përgjegjës” për sulmin e mbështetësve të tij ndaj Kapitolit në vitin 2021, i jep një legjitimitet institucional përpjekjes së ish-presidentit për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo pason njoftimin javën e kaluar nga zoti McConnell se do të tërhiqet nga pozita e udhëheqësit të republikanëve në Senat, një post që ai e ka mbajtur më gjatë se çdo senator tjetër.

Ish Presidenti Trump deri më tani ka siguruar mbështetjen e shumicës së udhëheqësve republikanë në Kongres, duke përfshirë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe senatorëve republikanë, që kanë hyrë në garën për të zëvendësuar zotin McConnell.

Një tjetër republikane me peshë në Senat, senatorja nga Ajova, Joni Ernst njoftoi mbështetjen e saj për zotin Trump të mërkurën pasi sfiduesja e fundit kryesore e republikanëve, Nikki Haley pezulloi fushatën e saj./Voa

Etiketa: donald trumpMitch McConnellusa

Lajme të lidhura

BOTA

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
BOTA

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
BOTA

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025
Para

Julia Navalnya thirrje rusëve të protestojnë kundër Putinit në ditën e zgjedhjeve

TË GJITHA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025

Çështja “Gërdeci”, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

16:31 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com