• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Gërdeci”, Mediu: Çdo akt i imi është nxjerrë në interes të sigurisë së vendit

11:44 : 06/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në GJKKO është mbajtur këtë të Mërkurë seanca për “Gërdecin”, ku i pranishëm ka qenë ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe 4 dëshmitarë të tjerë.

Daci, këta të fundit janë Dritan Minxolli (drejtor i fabrikës së demontimit të armëve), Sokol Ngjeci (ish-ushtarak), Besnik Dauti (ish-ushtarak) dhe Rezart Tërshana (jurist). Mësohet se dy prej dëshmitarëve kanë refuzuar të japin përgjigjie, duke theksuar se kanë folur në seancat e mëparshme.

“Kemi ardhur në respekt të fletëthirrjes. I kemi thënë të gjitha në procesin e parë”, mësohet të kenë thënë ata në sallën e gjyqit. I vetmi që ka dhënë shpjegime para trupës gjykuese ka qenë Tërshana, i cili vlen të theksohet se ka qenë anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Çmimeve për Municionet. “Jam dënuar në mënyrë të padrejtë nga Apeli”, ka thënë ai.

Ndërkohë jashtë ambienteve të SPAK, Fatmir Mediu u shpreh se çdo person i përfshirë në këtë ngjarje duhet të pyetet në mënyrë që të zbardhet e vërteta. Mediu thotë se çdo element duhet të jetë pjesë e dëshmisë, përfshirë këtu dhe shpjegimet e shtetasve të huaj të kompanisë që bëri procesin e demontimit në atë kohë.

“Sa i përket thirrjes së dëshmitarëve, është detyrim i prokurorisë që të jenë prezentë, mundësisht nëse nuk kanë pyetje vetë, të paktën të dëgjojnë pyetjet tona sepse ndihmojnë në zbardhjen e procesit. E para, mendoj se nëse ka mangësi në mënyrën si ka proceduar Prokuroria nuk është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes. Mendoj që është kompania që ka pasur kontratën, që ka bërë procesin e demontimit, transaksionet e ndryshme, ka prezantuar te Ministria teknologjinë. Çdo element duhet të ishte pjesë e dëshmisë. “

Lexo edhe:

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Për faktin që disa dëshmitarë nuk pranuan të flasin, ai u shpreh: Në dijeninë time, sado e cunguar të jetë, një i bashkëpandehur ka të drejtë të heshtë, por edhe t’u përgjigjet pyetjeve që i konsideron të rëndësishme. Ka ca pyetje që janë të palës tonë, s’ka pasur asnjë marrëdhënie subjektive, në marrëdhëniet që kanë të bëjnë me procesin. Nëse dëshmitarët s’duan të pyeten, mos të kemi më asnjë tentativë.

Përpos kësaj, ish-ministri tha se ai vetë është i gatshëm të pyetet në çdo moment, por me akt real.

“Unë e bëra deklarimin tim në seancë, jam i gatshëm të pyetem. Kam pritur 17 vjet, por duhet të konsultohem me avokatët, duhet të ketë një akt real të pyetjes time, jo akt formal, brenda dhe jashtë sallës. Në llogjikën time akti i pyetjes duhet të jetë kur të jenë rezauruar aktet e tjera. Kam kërkuar në çdo seancë që të përgjigjem në raport me të vërtetën. Kam ardhur për t’u ballafaquar, e bëj në sallën e gjyqit.”

“Do doja që secili të vijë e të përgjigjet, është një marrëdhënie që ka të bëjë me ata, ka të bëjë në fund të fundit me humbje jetë njerëzish ku secili ka përgjegjësi penale dhe morale”, përfundoi Mediu.

Po ashtu mësohet se ka mbërritur në GJKKO një letërporosi për pyetjen e shtetasve amerikanë që kanë të bëjnë me kompaninë  e demontimit. Në seancën e sotme, gjykata relatoi një letër-porosi të mbërritur nga autoritetet amerikane të drejtësisë. Përmes saj kërkohej informacion shtesë për kërkesën e palës shqiptare për të pyetur 5 shtetas amerikanë si dëshmitarë në gjyqin ndaj Mediut. Drejtësia amerikane kërkonte të dinte faktet objekt akuze për të cilën do të pyeteshin shtetasit e saj, pse janë të domosdoshëm për procesin, statusin e tyre, a pranohet pyetja përmes video konferencës dhe a do t’ju lexohen të drejtat procedurale. Në seancën e radhës, palët në proces do të paraqesin informacionin shtese të kërkuar, duke dhënë dakordësi për kryerjen e video konferencës në datën 12 maj, të paraplanifikuar nga pala amerikane. Po ashtu, në seancën e radhës, e caktuar më 13 mars, ish-ministri do të shprehet nëse do të japë apo jo pëlqim për t’u pyetur në cilësinë e të pandehurit.

Etiketa: Fatmir MediuGJKKO

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin Arjan Ndoja

16:01 : 14/11/2025
AKTUALITET

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

09:15 : 14/11/2025
AKTUALITET

Apeli i Posaçëm kthen në rigjykim çështjen e ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

13:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

I kallëzoi Kostandin Balloma i ‘Luis Medical Center’, GJKKO jep vendimin për tre zyrtarët e ministrisë së Mjedisit

11:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ GJKKO rrëzon kërkesat e avokatëve për pavlefshmëri absolute të akteve

12:36 : 10/11/2025
AKTUALITET

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasurie ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025
Para

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, një person humb jetën

TË GJITHA

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com