• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Municion i ri për Ukrainën/ DW: Nga vijnë armatimet dhe pse emrat e shteteve mbahen sekret

08:30 : 04/03/2024
në BOTA

Diplomatët çekë kanë “gjetur” municion artilerie për Ukrainën në vende të treta, njoftoi së fundmi presidenti çek Pavel. Gjermania gjithashtu dëshiron të mbështesë. Po nga vjen municioni?

Çdo mbështetje të mundshme për Ukrainën: Presidenti çek Petr Pavel nuk ka lënë asnjë dyshim për qëndrimin e tij të qartë që nga fillimi i mandatit të tij vitin e kaluar. Në përvjetorin e dytë të pushtimit rus, ai u shpjegoi edhe një herë mijëra çekëve në Unazën e Qytetit historik në zemër të Pragës pse një fitore e Ukrainës ishte kaq e rëndësishme edhe për Republikën Çeke.

Sipas kreut të shtetit çek, Rusia nuk po bën luftë vetëm kundër Ukrainës. Agresioni rus drejtohet kundër gjithë botës perëndimore dhe rendit evropian të vlerave. Dhe Presidenti po i ndjek me vepra fjalët e tij të qarta. Republika Çeke është aktualisht në ballë të prokurimit evropian të municioneve për Ukrainën.

Një industri historikisht e fortë e mbrojtjes

Mungesa dëshpëruese e predhave të artilerisë dhe raketave të mbrojtjes ajrore në veçanti është ndoshta dobësia më e madhe e ushtrisë ukrainase për momentin. BE fillimisht i kishte premtuar Ukrainës një milion predha artilerie brenda një viti. Megjithatë, vetëm më pak se një e treta u dorëzua, për shkak të vështirësive të prodhimit.

Lexo edhe:

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

Këtu hyn në lojë Republika Çeke. Ky vend ka pasur historikisht një industri të fortë të mbrojtjes dhe kompanitë private tregtojnë në një shkallë të madhe materiale të ripërtërira nga arsenalet e Traktatit të Varshavës. Në të kaluarën, ato shpesh kanë luajtur një rol të dyshimtë, por tani kontaktet kanë dëshmuar vlerën e tyre.

Qindra mijëra fishekë

Në një kohë që tregu zyrtar i municioneve është bosh në mbarë botën, përfaqësuesit e qeverisë çeke mundën të kryenin negociata diskrete. Rezultatin e prezantoi Presidenti Pavel në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, në mes të shkurtit: rreth gjysmë milioni fishekë të kalibrit 155 milimetër dhe 300.000 fishekë të kalibrit 122 milimetër ishin “identifikuar”, domethënë u gjetën jashtë vendit.

E përjavshmja çeke “Respekt” foli me njerëzit që hetojnë municionet në mbarë botën në emër të presidentit dhe qeverisë. Aktivitetet e tyre janë sekrete. Midis atyre që janë përgjegjës është edhe i dërguari i posaçëm i qeverisë për Ukrainën, Tomáš Kopečný.

Ai nuk tregon se nga cilat vende vijnë armët. Ai thotë vetëm se ato janë nga vende që kanë qëndruar neutrale në luftë ose që nuk donin t’i kundërviheshin hapur Rusisë me furnizime municioni. E përjavshmja e citon atë me fjalët se do të ishte e pamundur që të shprehej më konkretisht, pasi kjo do të rrezikonte të gjithë procesin. Aq më tepër që edhe rusët po kërkonin me të njëjtin intensitet burime të reja furnizimi.

Impuls i ri për ndihmë për Ukrainën

Republika Çeke dëshiron të veprojë mbi të gjitha si ndërmjetësuese. Financimin do ta marrin përsipër vende të tjera, ai kap vlerën 1.5 miliardë euro. Sipas revistës “Respekt”, në realitet i gjithë transaksioni duhej të bëhej me dyer të mbyllura.

Megjithatë, kur Presidenti Pavel e kuptoi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut se si situata jopremtuese në front po ndikonte gjithashtu në gjendjen shpirtërore në nivelin politik, ai vendosi të bënte një deklaratë publike, duke shpresuar t’i jepte një shtysë të re ndihmës për Ukrainën. Dhe në të njëjtën kohë të shkurtonte negociatat e stërzgjatura dypalëshe për financimin e furnizimeve.

Gjermania me sa duket është e përfshirë

Dhe me të vërtetë, menjëherë pas paraqitjes së Pavel-it, disa vende u treguan të gatshme të siguronin fonde, midis tyre ishin Danimarka, Kanadaja dhe Holanda. Në përgjigje të pyetjes së ARD-së, Ministria Federale e Mbrojtjes deklaroi se edhe Gjermania dëshiron të marrë pjesë në financim dhe të përballojë një “pjesë të konsiderueshme” të shpenzimeve. Bisedimet janë në një stad shumë të avancuar.

Holanda dhe Danimarka kishin tashmë përvoja pozitive me Republikën Çeke si një ndërmjetëse e aftë në fillim të sulmit rus: në atë kohë, Praga kishte organizuar transferimin e 100 tankeve të vjetra sovjetike në Kiev. Ishte një nga dërgesat e para kryesore të teknologjisë së rëndë.

Zëri i Pavelit dëgjohet në Perëndim

Angazhimi personal i Presidentit Pavel luan gjithashtu një rol të rëndësishëm sot. Gjenerali në pensioni NATO-s dhe ish-kryetari i Komitetit të Mbrojtjes së NATO-s ka një zë që dëgjohet edhe në Perëndim.

Detyra e presidentit dhe e diplomatëve tani është të sigurojnë financimin, një pjesë e madhe e të cilit është ende e pasiguruar, thuhet. Po të arrihet kjo, armët mund të dorëzohen në Ukrainë brenda dy muajsh, sipas qeverisë. Për Republikën ÇekeKy ky nuk do të jetë operacioni i fundit i këtij lloji.

Revista “Respekt” raportoi të enjten, duke iu referuar Presidentit Pavel, se kërkuesit zyrtarë çekë të municioneve kishin gjetur materiale më të nevojshme urgjente, këtë herë raketa të mëdha, veçanërisht për mbrojtjen ajrore dhe kërcënimet./DW

Etiketa: armatimiCekialuftesekret Gjermaniaukrainavendet e tretaVolodymyr Zelenski

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

10:15 : 27/06/2025
BOTA

Liderët e BE-së takohen për të biseduar për sanksione kundër Rusisë, tarifat amerikane dhe Lindjen e Mesme

10:36 : 26/06/2025
BOTA

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

08:50 : 26/06/2025
BOTA

Trump për Putinin: Mund të ketë ambicie përtej territorit të Ukrainës

17:02 : 25/06/2025
BOTA

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit, por uraniumi i fshehur mbetet rrezik urgjent

09:01 : 25/06/2025
BOTA

Irani shpall fundin e luftës 12 ditore, presidenti Pezeshkian: Të gatshëm për dialog me SHBA-në

21:00 : 24/06/2025
Para

Ndjenja për Romeon? Arta Kabashi flet hapur për lidhjen e dashurisë me Blerim Destanin: Është…

TË GJITHA

Paralajmërimi i Kushtetueses për Kuvendin, Albin Kurti fton në takim krerët e partive

10:37 : 27/06/2025

Pajtime Fetahu mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares

10:33 : 27/06/2025

Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

10:31 : 27/06/2025

VIDEO/ Flamur Noka paraqitet në SPAK

10:26 : 27/06/2025

Shiste kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

10:26 : 27/06/2025

Gjykata e Lartë rrëzon nënë e bijë, lë në sekuestro vilën e Xoxave në Qerret

10:16 : 27/06/2025

Izraeli bën bilancin e goditjes së Iranit: Vramë 11 shkencëtarë dhe 30 zyrtarë të lartë

10:15 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com