• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

7 vende të BE letër unionit: Të përshpejtohet urgjent anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor

10:59 : 01/03/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Shtatë ministra të Jashtëm të vendeve anëtare i janë drejtuar me një letër të përbashkët Bashkimit Europian, ku i kërkojnë integrimin sa më të shpejtë në union të Ballkanit Perëndimor.

Bëhet fjalë për ministrat e Italisë, Greqisë, Kroacisë, Çekisë, Austrisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë, të cilët i kanë dërguar një letër Charls Michel, Presidenti i Këshillit Europian, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian dhe Roberta Metsola Presidente e Parliamentit Europian, që të angazhohen personalisht “për të finalizuar me prioritetin më të lartë negociatat ndërinstitucionale për ‘Lehtësimin e Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor’ përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian”.

Ata theksojnë se çdo vonesë do të dëmtojë besueshmërinë e BE-së dhe do të ketë një ndikim negativ në procesin e integrimit evropian të rajonit.

LETRA E PLOTË:

Të nderuar Presidentë/Të nderuar kolegë,

Lexo edhe:

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Antonio Costa: Ballkani Perëndimor është në axhendën e Këshillit të Europës

Në konkluzionet e tij të 14-15 dhjetorit 2023, Këshilli Evropian ripohoi angazhimin e tij të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të tyre, duke përfshirë avancimin e integrimit gradual midis Bashkimit Evropian dhe Rajonit.

Kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur Këshilli miratoi Deklaratën e Selanikut. Ka ardhur koha për përparim vendimtar në procesin e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Një kohë e qartë dhe e arsyeshme për pranimin e tyre është më urgjente se kurrë.

Në këtë kontekst, ne mirëpresim dhe mbështesim Planin e ri të Rritjes të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Ky plan ofron një mundësi konkrete për ta afruar rajonin me tregun e vetëm të BE-së, për të thelluar integrimin ekonomik rajonal dhe për të përshpejtuar reformat themelore. Nëse zbatohet me sukses, ai do të kontribuojë në nxitjen e konvergjencës socio-ekonomike, duke trajtuar ikjen e trurit nga rajoni, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij dhe duke mbështetur rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, siç nënvizohet në deklaratën e tyre të përbashkët të datës 22 janar 2024, kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për objektivat e Planit të Rritjes dhe gatishmërinë e tyre për ta zbatuar atë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ky ishte edhe përfundimi i përbashkët i takimit të Ministrave të Jashtëm të “Miqve të Ballkanit Perëndimor” me partnerët e Ballkanit Perëndimor në Romë më 5 shkurt 2024.

Prandaj, ne bëjmë thirrje për angazhimin tuaj personal për të finalizuar me prioritetin më të lartë negociatat ndërinstitucionale për “Lehtësimin e Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor” përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

Koha është thelbësore. Çdo vonesë do të dëmtojë besueshmërinë e BE-së dhe do të ketë një ndikim negativ në procesin e integrimit evropian të rajonit.

Sinqerisht,

Antonio Tajani, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane.

Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke.

Alexander Schallenberg Ministër Federal për Evropën dhe Çështjet ndërkombëtare të Republikës së Austrisë.

Gordan Grliq Radman, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë.

Juraj Blanar, Ministër i Çështjeve me Jashtë dhe Evropiane i Republikës së Sllovakisë.

George Gerapetritis, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Greke.

Tanja Fajon, Ministër i Çështjeve me Jashtë dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë.

Etiketa: anëtar♪7simiballkani perendimorBERMINISTRAvende

Lajme të lidhura

BOTA

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

12:16 : 23/06/2026
AKTUALITET

Antonio Costa: Ballkani Perëndimor është në axhendën e Këshillit të Europës

13:20 : 19/06/2026
AKTUALITET

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

08:58 : 17/06/2026
AKTUALITET

Robert Aliaj shpërthen ndaj ministrave: S’keni këllqe e b*le, dilni e flisni

21:12 : 16/06/2026
AKTUALITET

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026
AKTUALITET

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026
Para

Dikur do “binjakëzohej” me Lacion dhe do kishte TV, sot Shkumbini del në ankand për 4 milionë lekë!

TË GJITHA

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

18:51 : 24/06/2026

Fallxhorja me 23 milionë ndjekës paralajmëron: Alienët do pushtojnë ndeshjen Skoci–Brazil! Reagon FBI

18:49 : 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

18:39 : 24/06/2026

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026

Përplasje te Reforma territoriale/ Isai debaton me Boçin: Në shesh mbledh më shumë pelikani se bufi

18:25 : 24/06/2026

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

18:15 : 24/06/2026

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

18:01 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş