• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA heton rreziqet nga makinat inteligjente

22:47 : 29/02/2024
në BOTA

Ditën e sotme Shtetet e Bashkuara njoftuan se po fillojnë një hetim për rreziqet e mundshme të sigurisë nga automjetet inteligjente që përdorin teknologji nga vende si Kina.

Presidenti amerikan Joe Biden në një njoftim të bërë tha se ka udhëzuar Departamentin e Tregtisë të fillojë hetimin për të përcaktuar se çfarë masash duhen marrë për t’u siguruar që makinat që qarkullojnë në rrugët e Shteteve të Bashkuara nuk do të dëmtojnë sigurinë kombëtare të vendit.

“Shumica e makinave sot janë të lidhura me rrjetin – janë si celularë inteligjentë me rrota”, thuhet në deklaratën e presidentit Biden.

“Këto makina janë të lidhura me telefonat tanë, sistemet e navigimit, me infrastrukturën jetike dhe me kompanitë që i kanë prodhuar.

Makinat inteligjente të ardhura nga Kina mund të mbledhin të dhëna të rëndësishme për qytetarët tanë dhe infrastrukturën tonë dhe mund t’ia dërgojnë këto të dhëna Republikës Popullore të Kinës”.

Lexo edhe:

Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

Kina pezullon tarifat portuale ndaj anijeve amerikane

Zyrtarë të lartë amerikanë u thanë gazetarëve gjatë një lidhjeje telefonike se nuk kanë një numër të saktë të automjeteve të lidhura me vendet që përbëjnë shqetësim për Shtetet e Bashkuara, por thanë se ky numër është shumë i vogël.

“Ka të bëjë shpesh me makinat që prodhohen në Kinë, nga kompanitë kineze.

Janë shumë pak makina të tilla sot në rrugët e Shteteve të Bashkuara”, tha një zyrtar.

Në këtë pikë nuk do të vendosen masa ndalimi apo tarifa, por puna do të përqëndrohet më tepër tek mbledhja e informacionit për të parë se për cilat aspekte mund të vendosen rregulla të reja, thanë zyrtarët amerikanë.

“Theksojmë se është e rëndësishme të merren masa përpara se të bëhet një numër i madh makinash të tilla në rrugët amerikane”, tha një zyrtar.

“Me rritjen e shpejtë të tregut të eksportit të makinave kineze dhe vendosjen e pranisë në vende të tjera, përfshirë në vende të Evropës, është e rëndësishme të vlerësojmë tani rrezikun për sigurinë kombëtare”.

Teknologjive të cilave do t’u kushtohet më shumë vëmendje janë paisjet dhe programet në automjetet që mund të mbledhin dhe të transmetojnë të dhëna që mund të përdoren për qëllime keqdashëse.

Një zyrtar tha se shqetësimet e mundshme variojnë që nga çështjet e privatësisë, si përmbajtja e mesazheve SMS apo të postës elektronike, që lidhen me sistemin e makinës nëpërmjet telefonit të shoferit dhe deri tek një skenar i mundshëm kur një entitet në Pekin mund të çaktivizojë qindra mijëra makina inteligjente kineze në rrugët e Shteteve të Bashkuara./VOA

Etiketa: kinezzemakinat inteligjenteSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë. Çfarë pritet të ndodhë më tej?

15:35 : 10/11/2025
BOTA

Kina pezullon tarifat portuale ndaj anijeve amerikane

12:31 : 10/11/2025
BOTA

SHBA, arrihet marrëveshja për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë

08:41 : 10/11/2025
BOTA

Vala e të ftohtit përfshin SHBA, temperatura të ulëta rekord

08:25 : 10/11/2025
BOTA

I ftohti polar godet SHBA-në, zonat ku priten temperatura rekord

21:01 : 09/11/2025
BOTA

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025
Para

Lubonja për praninë e Aleks Soros në samite: Këta janë bërë palë me pushtetin! Skandal!

TË GJITHA

Maliq/ Tentoi të hynte në një banesë, gjendet i varur në kangjellat e murit rrethues një 45-vjeçar

09:22 : 11/11/2025

Veliaj jep urdhrin e parë nga qelia pasi Gjykata Kushtetuese e la në detyrë

09:21 : 11/11/2025

REL: A është BE-ja gati të pranojë anëtarë të rinj?

09:04 : 11/11/2025

New York shpallet sërish qyteti më i pasur në botë, 1 në 22 persona është milioner!

09:01 : 11/11/2025

Kombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet për Andorrën, mungesa në stërvitjen e parë! Situata në kampin kuqezi

08:49 : 11/11/2025

Këmbimi valutor 11 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:48 : 11/11/2025

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Korçë

08:45 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com