• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kreditimi e nisi me rritje edhe 2024, kredia e re u rrit me 41% për janarin

19:06 : 28/02/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Kreditimi i ekonomisë e ka nisur me rritje edhe këtë vit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë kredia e re për ekonominë gjatë muajit janar kishte vlerën e 23.4 miliardë lekëve, në rritje me 41.3% krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Njëkohësisht, kjo është vlera më e lartë historike e kredisë së re për muajin e parë të vitit.

Rritja e kredisë ishte veçanërisht e lartë në segmentin e bizneseve. Vlera e kredisë së re arriti në 16.7 miliardë lekë, në rritje me 67% krahasuar me një vit më parë.

Edhe kredia e re për individët vijoi rritjen, por me ritme më të ulëta, me rreth 9% më shumë krahasuar me janarin e vitit 2023.

Kreditimi po vazhdon të rritet, i mbështetur nga normat relativisht të ulëta të interesit, veçanërisht në monedhën vendase. Norma bazë e interesit në Shqipëri është ndër më të ulëtat në Europë, në nivelin 3.25%, ndërkohë që edhe yield-et e instrumenteve afatshkurtra të borxhit të qeverisë ngelen në nivele të ulëta dhe me një diferencë të vogël me normën bazë të interesit. Yield-et e ulëta të instrumentit benchmark, bonove 12-mujore, përcillen në normat e interesit të kredisë në Lekë, duke i mbajtur në një terren ende mjaft tërheqës kostot e financimit për sektorin privat. Vitin e kaluar, kredia e re arriti gjithashtu vlerën rekord të pothuajse 319 miliardë lekëve, në rritje me 14.5% krahasuar me vitin 2022.

Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lekë në dhjetor të vitit të kaluar zbriti në 4.85%.

Lexo edhe:

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

Ky nivel ishte vetëm 0.2 pikë përqindje më i lartë krahasuar me një vit më parë, por normat e interesit në muajt e fundit të vitit 2023 ndoqën një tendencë të vazhdueshme në rënie, duke nxitur rritje të ndjeshme të kreditimit në monedhën vendase.

Edhe të dhënat e para të inflacionit për vitin 2024 kanë ulur ptitshmëritë për një rritje të afërt të normave të interesit. Në janar, inflacioni zbriti në 3.4%, ndërsa inflacioni bazë, që përjashton çmimet e produkteve ushqimore dhe energjetike, ra në 2.9%.

Portofoli i kredisë për ekonominë, i matur si tepricë, në fund të janarit arriti vlerën e 741 miliardë lekëve. Portofoli i kredisë u tkurr me rreth tre miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit 2023. Megjithatë, me bazë vjetore portofoli total i kredisë ishte në rritje me 4.1%, duke ruajtur ritme të ngjashme të rritjes me ato të fundit të vitit të kaluar.

Rritja vjetore e portofolit total për bizneset ishte 1.8%, ndërsa individët 8.4%. Portofoli i individëve vazhdon të ketë ritme më të larta të rritjes vjetore, për shkak të një strukture më të qëndrueshme, të mbështetur sidomos tek kreditë afatgjata për blerje banesash./ Revista “Monitor”

Etiketa: bankakreditimirritet ndjeshem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga 40 euro në 2 euro/ Si i nxorri jashtë loje SEPA “shushunjat” e dërgesave të parave

21:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët nuk i ndahen kredive për shtëpi/ BSH: Vetëm 22% e huave janë marrë për financimin e konsumit

19:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

IUTE Credit, Kredo.al, NOA, Fondi BESA & Co, 30 milionë euro fitime nga zhvatja e shqiptarëve

21:12 : 09/10/2025
BOTA

Nëntë banka europiane krijojnë një kompani për të emetuar kriptomonedha

18:50 : 30/09/2025
Foto: Një sasi parash në cash
AKTUALITET

4.8 mld euro “nën dyshek”/ Rritet sasia e parave jashtë bankave, njerëzit po mbajnë më shumë “cash”

20:03 : 29/09/2025
Para

Euro 2024/ Nagelsmann gati të përjashtojë disa yje për Euro 2024, dalin emrat

TË GJITHA

Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së

20:04 : 21/10/2025

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë

20:02 : 21/10/2025

Sulmohet dhe grabitet në Gjermani fugoni me 10 pasagjerë shqiptarë

19:53 : 21/10/2025

Hëna e re në Peshore dhe shenjat e zodiakut më të prekura

19:31 : 21/10/2025

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

18:59 : 21/10/2025

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

18:56 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com