• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat e SPAK, mjeku Prifti: Makinacione e shkelje proceduriale nga më të ndryshmet

18:34 : 28/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

Mjeku Edvin Prifti ka reaguar sërish për akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Prifti shprehet se SPAK ka shkelur tërthor çdo procedurë të mundshme me akuzën e ngritur.

Ai deklaron se dosja e tij ka fshehje faktesh, përgjimesh, shantazhe, makinacione dhe shkelje proceduriale nga më të ndryshmet.

Mjeku thotë se është informuar në mënyrë jozyrtare se ka qenë në përgjim dhe nën vëzhgim nga Operacionalja për rreth 9 muaj.

“Sot seanca paraprake e gjyqit tim u shty, kjo për faktin se avokati im ishte i sëmurë. Sigurisht u mërzita pasi do doja që me shpejtësi çdo element i dosjes sime të bëhet sa më parë publike në funksion të së vërtetës edhe pse prita me durim 3 vjet persekutimesh.

Dua të bëj publike për kë ka interes të informohet se ky institucion i quajtur SPAK i cili trumbetohet për profesionalizëm e nuk la trajnim pa bërë brenda dhe jashtë vendit ka shkelur krye tërthor çdo procedurë të mundshme pa e vrarë fare mendjen, sikurse është akuza ndaj meje!

Prej një muaji që u vumë në dijeni për humbjen e një dosje me 637 faqe, e cila është administruar nga kjo organizatë në 12 dhjetor 2021 dhe që një ditë të bukur nuk gjendej më?! Sot e kësaj dite nuk kemi asnjë përgjigje. Ka kaluar mëse një muaj dhe ekspertiza kontabël zyrtare ka fluturuar në ferr apo purgator në varësi se ku falen!

Por si kjo dosje ka fshehje faktesh, fshehje përgjimesh, shantazhe, makinacione, shkelje proceduriale nga më të ndryshmet dhe absurdet. Të vetmet që nuk gjenden në këtë dosje janë përgjime apo video apo asnjë fakt ndaj meje me fytyrën dhe zërin tim. Sot u vura në dijeni në mënyrë jo zyrtare pasi kështu i bëjnë gjërat me llafe kafeneje, që unë kam qenë në çdo përgjim të mundshëm telefonik dhe ambjental nga qershori 2020 deri në shkurt 2021, periudhë e pandemise kur unë zhvilloja punën normalisht dhe kur s’kisha asnjë dijeni se ç’po kurdisej ndaj meje. E sfidoj hapur SPAK që nëse ka qoftë edhe një përgjim me zërin tim ta bëjë publik, sikurse ka bërë publike çdo mesazh të pavlerë këtu e tri vjet më parë. Asnjë nga këto mijëra orë përgjime nuk janë përfshirë në dosjen time.

Pse nuk i bën publike SPAK këto përgjime? Se aty do shihej qartë se çfarë flisja dhe çfarë ju sugjeroja pacientëve në nevojë! Po sot u vura në dijeni që një strukturë tjetër Operacionalja, më ka mbajtur në vëzhgim për muaj të tërë 24 orë në ditë poshtë shtëpisë, në punë dhe kudo tjetër! Pse nuk bëhen publike dhe cila ka qenë arsyeja e kësaj mënyre trajtimi? Qindra milionë lekë të parave publike të hedhura në erë për të paguar oficerë, roje, dëshmi të paqena, shantazhe, zhdukje evidencash, pagesa OPGJ, dieta, orë pune, investime për manipulime, etj., etj. Llogaritë mund t’i bëjë çdokush? A ia vlen kjo për një individ qofte ky mjek apo shef shërbimi? Më duket një investim shumë i madh për të qenë kaq e thjeshtë?! Dhe ju e nderuar media me këto të vërteta merruni dhe jo me trillimet e deklaratave për shtyp të një degjenerimi ligjor dhe social të cilit pa dashur mbase po iu shërbeni! Nuk e di nëse edhe ambasadat apo ata që investuan për një proces i cili u transformua në kimerizimin inkuizicional të së drejtës janë të informuar për çka më sipër?! Mbase koha do gjykojë gjithçka!”, shprehet mjeku.

Etiketa: Edvin Priftispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

19:39 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

15:48 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Jurgis Çyrbjan dhe Altin Hajrin, 5 akuza ndaj ish-deputetit të PS

15:58 : 15/07/2025
Para

Ushtarët ukrainas do mjekohen në Malin e Zi, Zelenksy zbardh takimin në Tiranë me presidentin malazez

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com