• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vizita e Zelensky-t, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

08:15 : 27/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë, për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën dhe takimin e lidervë të Ballkanit që do të mbahet në Tiranë më 28-29 shkurt.

Mësohet se Zelensky do të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e sotme, por mbetet ende e pazyrtarizuar.

Si pasojë e vizitës së presidentit ukrainas në shtetin shqiptar, policia bën me dije se do të ketë ndalim parkimi dhe qarkullimi të automjeteve në disa rrugë duke filluar nga dita e sotme.

Ndalim Parkimi:

Më datë 28.02.2024, nga ora 07:00 deri në largimin e delegacioneve pjesëmarrëse në aktivitetet e organizuara për Samitin, do të ketë ndalim pushimi dhe qëndrimi, duke filluar nga aeroporti “Nënë Tereza”, rruga e Rinasit – ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e madhe perëndimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Papa Gjon Pali II” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit;

Lexo edhe:

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

Ndalim qarkullimi: 

Më datë 27.02.2024, do të ketë bllokime të rrugëve me afat të shkurtër kohor, për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” dhe pikat e tjera të kalimit kufitar në drejtim të Tiranës, në varësi të kohës së lëvizjes së tyre;

-Më datë 28.02.2024, do të ketë ndalim qarkullimi për automjetet, në fashat orare 08:00-11:00 dhe 15:30-17:30, nga aeroporti i Rinasit deri te ish-sheshi “Shqiponja dhe anasjelltas – Unaza e madhe perendimore, Rruga e Elbasanit, rrugët “Dervish Hima”, “Faik Konica”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”;

-Më datë 29.02.2024, nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të ketë ndalim qarkullimi, në Rrugën e Elbasanit, Unaza e madhe perëndimore – ish-sheshi “Shqiponja” – Qafë Kashar – Rinas-aeroporti “Nënë Tereza”;

Rrugët që përfshihen në perimetrin e sigurisë së aktiviteteve dhe takimeve të pjesëmarrësve në Samit, do të kenë ndalim qarkullimi nga ora 08:00 e datës 28.02.2024 deri në orën 16:00 të datës 29.02.2024, konkretisht:

Rruga “Dervish Hima” nga Rruga e Elbasanit deri tek Coin;
Rruga “Papa Gjon Pali II”, nga RTSH deri tek Coin;
Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri tek Presidenca;
Rruga “Ukraina e lirë”, nga Gjykata Kushtetuese deri tek Vila 30;
Rruga “Themistokli Gërmenji”, nga Rruga e Elbasanit deri tek rruga “Papa Gjon Pali II”;
Rruga “Faik Konica”, nga degëzimi i Ambasador 3 deri tek rruga “Dervish Hima”;
Rruga “ Gjergj Filipi”, sheshi “Italia”, nga rruga “Faik Konica” deri tek hotel “Mariot”;
Blevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e ish-hotel Dajtit deri tek sheshi “Nënë Tereza”;

Rrugë alternative:

Policia sqaron se të gjithë qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 28 dhe 29.02.2024, gjatë fashës orare të bllokimit të rrugëve, do të ndjekin përkatësisht drejtimin:
Vorë – Fushë Prezë – Rinas dhe kthim;
Fushë Krujë – Valias – Rinas dhe kthim;
Nga Juglindja dhe Tirana, do të ndjekin Unazën lindore – Farmacia 10 – Stacioni i Trenit – Bulevardi i Ri – Paskuqan – Kamëz – Valias – aeroporti “Nënë Tereza” dhe kthim në të njëjtin itenerar.

Sakaq, sa i takon hyrjes së gazetarëve apo automjeteve të mediave të akredituara nga shërbimet e sigurisë, si dhe e të ftuarve në Samit, kalimi do të do të bëhet nga rruga “Ismail Qemali” – RTSH – bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- porta fundore e kontrollit të shërbimeve të Gardës së Republikës.

Ndërsa për banorët dhe automjetet që gjenden në rrugët dhe blloqet e banimit, brenda perimetrit të sigurisë dhe rrugëve me bllokime të gjata në kohë, në varësi të agjendës së delegacioneve, me miratimin e drejtuesve të shërbimeve, do të lejohen të hynë dhe dalin, përkatësisht nga:

a)Blloku i banimit tek “Ambasador 3”, nga rruga “Sheh Ahmet Pazar” ose Faik Konica;
b) Blloku i banimit në rrugët “Themistokli Gërmenji”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu” dhe “Papa Gjon Pali II”, në drejtim hyrës dhe dalës drejt Rrugës së Elbasanit;
c)Blloku i banimit tek dy kullat në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Ukraina e lirë”, në drejtim hyrës dhe dalës të kufizuar nga shërbimet e sigurisë dhe dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kthim i detyruar drejt bulevardit “Bajram Curri”;
d)Rruga “Lek Dugagjini” (para Universitetit) duke vijuar në rrugën “Faik Konica” (pas stadiumit), me dalje në Rrugën e Elbasanit, do të jetë e lirë për kalimin e mjeteve dhe qytetarëve (përjashto rastet kur ka kufizim në Rrugën e Elbasanit).

 

Etiketa: ShqiperiUkraineviziteZelensky

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025
SPORT

Rrezikojnë sfidën e “play-off”, Silvinjo dërgon në tribunë dy titullarët

15:37 : 16/11/2025
AKTUALITET

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025
AKTUALITET

“BE po flirton me një narko-shtet”/ Si po vërshon droga nga Sinaloa drejt Shqipërisë

21:31 : 13/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025
AKTUALITET

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

14:46 : 13/11/2025
Para

Presidenti Biden shpreson për një armëpushim Izrael-Hamas në fillim të javës tjetër

TË GJITHA

Përkeqësimi i motit/ Kapiteneria e Vlorës ndalon daljen në det të mjeteve të vogla

18:40 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Një dëmtim ndryshon planet e Silvinjos, titullari largohet nga fusha (Video)

18:34 : 16/11/2025

Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte forca dhe epiqendra e tij!

18:25 : 16/11/2025

Nesër shtrëngata shiu dhe rrezik për përmbytje, ja zonat që pritet të preken

18:15 : 16/11/2025

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren

18:05 : 16/11/2025

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com