• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Motra e Pëllumb Metës: Nusja e vëllait ishte monstër! Kishte probleme psikologjike

08:23 : 27/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Rasti i Durrësit ku fëmijët vranë babain e tyre dhe më pas e varrosën në kasollen e bagëtive ka tronditur mbarë opinionin publik. Këtë të hënë, kjo çështje u diskutua në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku e ftuar në një lidhje me Skype ishte motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka Meta, e cila na tregoi detaje se si familja e mësoi këtë ngjarje.

Ajo u shpreh se lajmin për zhdukjen e vëllait e ka marrë nga djali i xhaxhait dhe jo nga nipërit e mbesa. Ajo kujton se ka komunikuar me Amarildon, djalin e vogël të Pëllumbit, vetëm nëpërmjet Instagramit më 19 Shkurt. Ajo rrëfen se nuk ka komunikuar as me bashkëshorten e vëllait, Blerina Metën, të cilën e konsideron “monstër” dhe thotë se “kishte probleme psikologjike me veten”.

“Nuk kam komunikuar me të se zonja, se nuk meriton ti thuash as zonjë, monstra në këtë rast, nuk pranonte që ne të kishim numër telefoni apo lidhje. Nuk donte që ne të kishim lidhje të mirë familjare. Ajo kishte probleme psikologjike me veten e saj”, tha e motra e viktimës.

Më tej, zonja Muka rrëfen se vdekjen e të vëllait e ka marrë vesh kur policia ka gjetur kufomën. Sipas saj, Pëllumb Meta ka qenë i përkushtuar në familje. Ajo thotë se ai i ka rritur në mënyrën më shembullore të mundshme. Po ashtu, kujtoi edhe momentin e fundit që është takuar me të vëllanë.

Lexo edhe:

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

Vrau dy persona dhe tentoi të vriste një tjetër/ Prokuroria italiane kërkon burg përjetë për shqiptar

“Dy javë më përpara kur na ka vdekur një çun i çunit të xhaxhait, kemi pasur një fatkeqësi më datë 31 Janar vdiq. Me 1 Shkurt kemi bërë varrimin atje jemi parë. Edhe me zonjën që pretendon se ka qenë e mbyllur, e dhunuar edhe e shtypur. Ndërkohë zonja e ka problemin me vete që e ka mbartur nga familja e vet zoti Fevziu. Edhe këtë gjë ua ka transmetuar edhe fëmijëve fatkeqësisht”, tha ajo.

Lutfia ka thënë se bashkëshortja e vëllait të saj, Blerina Meta, nuk donte kontakte me pjesën tjetër të familjes. Sipas saj, para se babai i tyre të ndërronte jetë, ajo nuk e ka marrë mundimin që t’i shkonte një herë tek spitali vjehrrit.

Madje thotë se nuk ka lejuar as fëmijët që të shkojnë. Motra e Pëllumb Metës thotë ndër të tjera se Blerina Meta vjen nga një familje me probleme të tilla, pasi e ëma e saj ka vrarë vjehrrën dhe plagosur të shoqin.

“Zoti Fevziu kjo nuk deshte kontakt. Mua më ka vdekur baba para 1. Nuk ëstë bërë akoma 1 vit në aksident, ka ndenjur 5 javë në spitalin e Traumës në Tiranë, vëllai vinte përditë takonte babën e vet ndërkohë që bashkëshortja nuk e mori mundimin një herë të vinte. As fëmijët nuk i ka lejuar. Po të ishte ky kaq i dhunshëm, a nuk mundej ky me këtë dhunën që hidhet hipotezë, që paska qenë me e marrë me zor. Kur baba ndërroi jetë pas 5-6 javëve edhe janë komshinj dy vëllezërit, a nuk mundej ky vëlla kaq i dhunshëm ta merrte nusen e ta sillte me dhunë, sipas asaj të merrte pjesë në ceremoninë mortore? Por zonja nuk pranoi se ajo kishte monstrat e veta në kokë dhe atë gjë ia transmetoi fatkeqësisht edhe fëmijëve edhe nuk mund ta përshkruaj ndryshe përveçse një mësuese kriminele që prodhon vetëm vatra krimi. Nga ajo familje, i kërkoj ndjesë pjesës tjetër të familjes, por ajo vjen nga një familje me probleme të tilla. Ajo ka një shembull nga prindërit e saj, pikërisht nga nëna e vet me shembull krimi, se e ëma vrau vjehrrën, qëlloi vrau vjehrrën, edhe burrin por fati e deshi që burri të shpëtonte dhe bëri burg”, u shpreh ajo.

Lutfie Muka Meta tregon ndër të tjera edhe si u martua Pëllumbi me Blerinën.

“Mesa unë e kam analizuar këtë gjendje dhe nuk është një analizë e sotme, as e dy javëve të fundit që kur ka ndodhur tragjedia, kjo është një analizë 26-vjeçare qysh kur zonja, monstra ka ardhur në familjen tonë. Ajo mbase mendoj unë e ka pësuar një shok kur prindërit e saj e sollën, apo kur babai kërkoi dorën e saj për vëllain tonë dhe prindërit e saj e miratuan këtë kërkesë tonë. U martuan. Vëllai ka qenë që në ’91 në Itali. Ka ikur 14 vjeç në Itali.

Kur janë martuar këta vëllai ka ardhur nga Italia, kanë bërë ceremoninë martesore, kanë ndenjur një kohë dhe ka ikur prapë. Kjo ishte jeta ik-hajde si gjithë shqiptarët. Zonja ka jetuar nga ‘97 dhe deri në vitin 2002, se në fund të vitit 2001 ka ndërruar jetë nëna jonë. Vëllai ishte në Itali. Pasi nëna ndërroi jetë, babai ishte në moshë, kjo ishte me dy fëmijë dhe vëllai nuk e pa më të arsyeshme që të jetonte dhe punonte atje por mori vendimin definitivisht të ishte pranë familjes”, u shpreh ajo.

Sipas motrës së viktimës, deklarimet e Blerina Metës në media nuk janë të bazuar në jetën reale që kishin në shtëpi ajo bashkë me fëmijët.

“Të gjithë paranojat që ka në kokën e vet do t’i fusë në këpucët e vëllait tim që të bëhet sa më e besueshme”, tha motra e Pëllumb Metës.

“Si mund të quhet një liri e marrë kur baba punon për të ardhurat e familjes, edhe ndërkohë fëmijët rriteshin, shkolloheshin dhe donin financë për të gjithë fushat e jetës edhe zonja nuk punonte, ishte shtëpiake. Vëllai punonte, kishte 22 vite që punonte roje natën dhe fëmijët erdhën në jetë, u rritën, u shkolluan, morën patentat, të gjithë kishin telefona, të gjithë dilnin nëpër kafe kur ndërkohë këto janë shpenzime financiare. Në rast se ky baba do ishte kaq i dhunshëm dhe kaq çnjerëzor, si mundet kjo familje ti kishte gjithë këto të mira?”, shtoi më tej ajo.

Kujtojmë se për vrasjen në Durrës janë lënë në arrest me burg tre fëmijët Hysen, Amarildo dhe Hygerta Meta, ndërsa Blerina Meta po hetohet në gjendje të lirë.

Etiketa: Pëllumb Metavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

09:34 : 31/05/2025
AKTUALITET

Vrau dy persona dhe tentoi të vriste një tjetër/ Prokuroria italiane kërkon burg përjetë për shqiptar

17:30 : 30/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO la në fuqi arrestin në burg, avokati: Florenc Çapja s’ka përdorur ‘SkyEcc’

13:38 : 30/05/2025
AKTUALITET

Gjykata e Durrësit “detyron” familjen të jetojë në një pallat me vrasësin e djalit të tyre

21:08 : 29/05/2025
AKTUALITET

Babai i Ilaria Sulës rrëfen pas humbjes të së bijës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

16:52 : 29/05/2025
AKTUALITET

Presidenti i Kolumbisë hedh akuza mbi grupin e Dritan Gjikës: Tentuan që të më vrisnin

08:55 : 29/05/2025
Para

FOTO/ Ndërron jetë në moshë të re muzikanti i njohur

TË GJITHA

Në foto: Kidi Kazazi

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

11:27 : 31/05/2025

Fitoi 650 mln lekë tendera pa pajisje, dërgohet për gjykim Elvis Miri i “Vale Recycling”

11:04 : 31/05/2025

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

10:34 : 31/05/2025

Arrestohen dy efektivë policie dhe pezullohet nga detyra një tjetër, ja akuzat ndaj tyre

10:26 : 31/05/2025

EMRAT/ Kallash e pistoletë në banesë, arrestohet 30-vjeçari nga Shijaku, në kërkim babai i tij

10:13 : 31/05/2025

“Do të të vrasim”/ Rrëfimi i Elinara Shehut: Si i shpëtova përdhunimit nga komshiu, u hodha nga makina

09:58 : 31/05/2025

Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e shefave

09:45 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com