• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO liron nga burgu Vangjush Dakon: I kanë kaluar afatet!

14:35 : 27/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë nga burgu ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Ndaj tij është zëvendësuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Sipas GJKKO-së, Vangjush Dako i ka kaluar afatet të qëndrimit në paraburgim, gjatë hetimeve paraprake.

“Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i pandehurit Vangjush Dako nga institucioni i paraburgimit, nëse ai nuk mbahet për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale, nëse ndaj tij nuk ka masë sigurimi tjetër dhe nëse ai nuk ka dënim tjetër të pa vuajtur. Detyrohet i pandehuri Vangjush Dako të mos largohet nga banesa e tij me adresë: “Aleksandër Goga” Ndërtesa Nr. 24, Hyrja Nr. 1, Durrës. Zbatimi dhe mbikqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e të pandehurit Vangjush Dako, në harkun kohor 24 (njëzet e katër) orë.” – thuhet në vendin e gjyqtares Flojera Davidhi.

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimet se ka kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, në dy raste.

Rasti i parë lidhet me një objekt që sipas hetimeve ka ndërtuar disa kate pa leje, të legalizuara me procedura që dyshohen jo të rregullta. Objekti pësoi dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pas kësaj, për çështjen pati një kallëzim nga banorët e këtij pallati. Dako akuzohet dhe për një procedurë tenderimi, vlera e të cilit sipas hetimeve, është fryrë artificialisht nga Bashkia Durrës. Kallëzimi për parregullsi në këtë tender është bërë nga ish-kreu i PD-së Durrës, Ferdinand Xhaferraj.

Lexo edhe:

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

Më 2 shkurt, Gjykata e Posaçme ktheu për plotësim hetimesh çështjen ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako

GJKKO urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të plotësonte hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur Vangjush Dako dhe 10 zyrtarëve të tjerë, përpara se të vendoste nëse do të kalonte për gjykim apo jo, duke i dhënë SPAK 25 ditë kohë.

Gjyqtarja e GJKKO-së, Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK të realizonte aktekspertimin për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, për të cilën pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh. GJKKO urdhëroi ngritjen e një grupi ekspertësh, të cilët do të përpilonin akt ekspertizën e kërkuar dhe do ta paraqisnin gjatë seancës së sotme (27 shkurt).

Por, ditën e sotme, SPAK nuk e kishte realizuar akt ekspertimin dhe për këtë shkak, GJKKO e shtyu seancën për më 18 mars në orën 13:00.

Gjithashtu, vlen të theksohet fakti se Vangjush Dako është person i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Hetimet

Rasti 1 – Sipas SPAK, gjatë miratimit dhe zbardhjes/protokollimit të lejes së ndërtimit, të miratuar me vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit pranë Bashkisë Durrës Nr.02 datë 28 Shtator 2011, në favor të Shoqërisë “Fakle sh.p.k”, janë kryer veprime në kundërshtim me kompetencat e Kryetarit të Bashkisë dhe nëpunësve të Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit dhe Ligji “Për planifikimin e territorit” dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, të cilat konsistojnë në protokollimin/zbardhjen e lejes së ndërtimit në datën 14 Tetor 2014, dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.

Pas zbardhjes së lejes së ndërtimit, janë hartuar në mënyrë fiktive dhe të gjithë dokumentet që përpilohen dhe administrohen nga subjekti ndërtues dhe zyrtarët e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Territorit, duke hartuar dokumentet përkatës për të gjitha fazat në të cilat ndodhej ndërtimi, ndërkohë që është provuar me prova si pyetje e dëshmitarëve dhe ekspertimi përkatës, që ndërtimi i pallatit kishte përfunduar që në vitin 2012 dhe ishte i banueshëm.

Në këtë mënyrë, është bërë legalizimi i një objekti shumëkatësh, të ndërtuar pa leje, ndërkohë që dhe vetë ndërtimi nuk është bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga Bashkia Durrës.

Rasti 2 –  Në lidhje me faktin e dytë të hetuar, sipas SPAK, ka rezultuar  se në vitin 2014 Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Me Urdhrin Nr. 84 datë 11 Shtator 2013 protokolluar në të njëjtën datë, është ngritur komisioni për caktimin e specifikimeve teknike. Ky grup është ngarkuar me detyrën për të përgatitur: detyrën e projektimit, fondin limit, termat e referencës si dhe te gjitha specifikimet teknike për këtë procedure prokurimi.

Nga ana e anëtarëve të Komisionit të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako, janë kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 444 datë 05 Shtator 1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit”. Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa vetëm për 60% të vlerës totale.

Edhe pas bërjes me dije nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në Akt Kontrollin përkatës të Muajit Qershor 2015, në lidhje me gabimin e bërë nga Komisioni dhe nga Titullari i Autoritetit Kontraktor, duke lënë rekomandim që të rikuperohet dëmi ekonomik i shkaktuar deri në atë fazë,  Bashkia Durrës dhe administrata përkatëse ka vijuar me pagesën e këstit të dytë prej 40% të vlerës totale të kontratës në muajin Dhjetor 2015, ndërkohë që e gjitha vlera e paguar më tepër prej  18.318.400,2  lekë, është pasqyruar në pasqyrat financiare të Bashkisë Durrës, si një dëm ekonomik dhe detyrim që shoqëria përfituese i ka kësaj Bashkie prej vitit 2016 e në vijim.

Vangjush Dako ndërkohë, gjatë seancave në gjykatë për masën e sigurisë, ka pretentuar pafajësi.

Etiketa: arrest shtepieburguGJKKOlirohetVangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

18:53 : 09/05/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO lë në qeli Bujar Shegën, “trurin financiar” të bandës së Suel Çelës

15:36 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza”/ GJKKO ndan dosjen për Pëllumb Gjokën, gjykim i shkurtuar vetëm për 4 të akuzuar

16:32 : 07/05/2025
AKTUALITET

Dokumenti/ Prokura që “gropos” gjyqtaren Irena Gjoka

17:56 : 06/05/2025
Para

Meta: Shqiptarët garanci për të ardhmen europiane të Maqedonisë

TË GJITHA

Vota preferenciale në qarkun Kukës/ Isuf Çelaj i PD-ASHM drejt rikonfirmimit të mandatit

19:45 : 13/05/2025

Tefik Osmani reagon pas largimit: Falënderoj klubin, së bashku e ringritëm Vllazninë

19:44 : 13/05/2025

Manipulimi industrial i votave me “trenin bullgar”/ Ja si funksionon skema

19:44 : 13/05/2025

Tropojë/ Përfundon numërimi i votave për kandidatët, kush kryeson

19:29 : 13/05/2025

Brazili “lan në ar” Ancelottin, zbulohet rroga dhe bonusi për fitoren e Kupës së Botës

19:23 : 13/05/2025

Lapaj: Jemi pranë fitores së një mandati në Fier, do ja marrim PS-së

19:13 : 13/05/2025

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com