• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Fermerët polakë protestojnë kundër politikave të BE-së dhe importeve nga Ukraina

20:28 : 27/02/2024
në BOTA

Mijëra fermerë polakë marshuan në rrugët e Varshavës të martën, duke përshkallëzuar një protestë e cila nisi në fillim të shkurtit kundër importeve të ushqimit nga Ukraina dhe rregullave të gjelbra të Bashkimit Evropian.

Në rrugët e kryeqytetit polak, protestuesit mbajtën në duar flamurin kombëtar dhe u ranë borive. Fermerët në të gjithë Evropën, për javë të tëra, kanë protestuar kundër kufizimeve të vendosura mbi ta, nga rregullat e “Marrëveshjes së Gjelbër” të BE-së që synojnë të trajtojnë ndryshimet klimatike, si dhe kostot në rritje dhe atë që ata thonë se është konkurrenca e pandershme nga jashtë BE-së, veçanërisht Ukraina. Fermerët polakë u mblodhën në qendër të Varshavës, para se të marshonin drejt Parlamentit, dhe më pas zyrës së kryeministrit – rreth 3 kilometra larg.

Ne po protestojmë sepse duam që ‘Marrëveshja e gjelbër’ të largohet, pasi ajo, me kostot e saj, do t’i çojë fermat tona drejt falimentimit”, tha Kamil Wojciechowski, një fermer nga Izbica Kujawska në Poloninë qendrore.

“Dhe… ajo që ne paguhemi për punën tonë është ulur për shkak të fluksit të drithit nga Ukraina dhe kjo është kërkesa jonë e dytë – të bllokojmë fluksin e drithit nga Ukraina”, tha ai.

Fermerët polakë filluan një seri protestash në të gjithë vendin në fillim të këtij muaji, të cilat përfshinin një bllokadë pothuajse totale të të gjitha pikave kufitare të Ukrainës, si dhe ndërprerje në porte dhe rrugë në të gjithë vendin.

Lexo edhe:

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

“Ne nuk do të dorëzohemi. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Fermat tona do të falimentojnë, do të humbasim mjetet për jetesë,” tha Pawel Walkowiak, një prodhues gruri nga Konarzewo në Poloninë perëndimore.

Kryeministri polak, Donald Tusk, tha gjatë një vizite në Pragë të martën se BE-ja duhet të zgjidhë problemet e krijuara nga vendimi i saj për të hapur kufijtë e saj për importet e produkteve ushqimore ukrainase, pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Askush nuk ka të drejtë të mendojë se Republika Çeke dhe Polonia nuk e mbështesin Ukrainën, por… ne do të punojmë së bashku në Bruksel për korrigjime që do të mbrojnë tregun tonë nga efektet negative të këtij vendimi”, tha Tusk.

BE-ja ia ka mundësuar Ukrainës qasjen në tregjet e saj pa asnjë tarifë, pas nisjes së luftës së Moskës në tokën ukrainase. Disa prodhues polakë e kanë blerë grurin e lirë ukrainas, mirëpo mungesa e infrastrukturës nëpër porte ka nënkuptuar që gruri ka mbetur në Poloni dhe nuk është eksportuar në shtetet e treta. Si rezultat, Polonia është përballur me nivele rekorde të grurit të mbetur në tokën e saj, vitin e kaluar.

Në maj, Komisioni Evropian ka marrë vendim për të ndaluar grurin ukrainas në pesë shtete fqinje, ndonëse nuk vendimi nuk ka vlejtur për transitin. Kur ndalesa është hequr në shtator, Poloni e ka vënë një ndalesë në mënyrë të njëanshme për katër lloje të grurit, si dhe në miell dhe ushqimet për kafshët. Qeveria e re polake, proevropiane, përkrah kërkesat e fermerëve dhe i ka bërë thirrje Brukselit që të arrihet një kompromis për importet me Ukrainën.

Në janar, BE-ja ka thënë se do të prezantojë “mekanizëm mbrojtës” që do t’i lejojë bllokut evropian të vendosë tarifa emergjente ndaj Ukrainës, nëse një sasi e madhe e importeve do të kërcënojë me destabilizim të tregjeve./ REL

Etiketa: BEfermereUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025
AKTUALITET

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
BOTA

Skandali korruptiv në Rumani ekspozon skemën e shitjes së armëve që synonte ta mashtronte BE-në

08:19 : 13/11/2025
AKTUALITET

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh me fondet IPARD?/ Gonzato: Pagesat janë pezulluar, procesi kërkon kohë

22:47 : 12/11/2025
Para

Analisti amerikan: Blinken gaboi që nuk ngriti problemin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com