• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shantazhohet në Instagram, policia mbyll çështjen, 50-vjeçarja tenton vetëvrasjen

21:20 : 26/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, Policia arreston 32-vjeçarin

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Në datën 14 shkurt 2023, emisioni investigativ “Fiks Fare” transmetoi denoncimin e një 50 vjeçareje, të cilës i kishin hapur disa faqe denigruese në rrjetin social “Instagram”.

Denoncuesja tha se bashkëjetonte prej 22 vitesh me një person, që më vonë e mësoi se ishte martuar. 50 vjeçarja tha se kishte 2 fëmijë nga martesa e parë, ndërkohë që me këtë bashkëjetues kishte edhe një vajzë 10 vjeçe. “Më kanë hapur disa faqe në ‘Instagram’, por policia nuk po i heton. Kam shkuar disa herë dhe sërish nuk e gjejnë autorin. Unë dyshoj se e ka bërë djali i bashkëjetuesit, i cili është 22 vjeç. Të gjithë e dinë në Peshkopi historinë tonë” tha ajo. Në atë kohë, Fiksi u interesua te Policia e Dibrës, ku oficeri Ramiz Alia tha se “ka prova për të hetuar këtë çështje”.

Ndërkohë, disa ditë më pas, vajza 10 vjeçare e denoncueses, kontakton me redaksinë e Fiksit dhe dërgon një mesazh zanor. “Përshëndetje. Mami im dje ka tentuar vetëvrasjen. E ka marrë në telefon oficeri dhe i ka thënë se çështja është mbyllur. U tmerrova kur e gjeta. Kemi shkuar në Spitalin e Dibrës dhe më pas në Tiranë. Aktualisht jemi në Tiranë. Kërkoj vetëm si e mbylli çështjen oficeri i policisë” do të deklaronte vajza e mitur.

Pas këtij mesazhi, gazetarët e Fiksit shkojnë dhe e takojmë denoncuesen 50 vjeçare në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Zonja ndodhej në Urgjencë, te zona e 6-katëshit te reparti i të Intosikuarëve. Fillimisht, Fiksi takon fëmijët, vajzën 10 vjeçare që e ka me bashkëjetuesin, e cila denoncoi gjendjen e saj në Fiks Fare, dhe djalin nga martesa e parë që kishte ardhur nga Italia. Denoncuesja thotë se ka ndërmarrë këtë akt pasi ka komunikuar me OPGj-në Ramiz Alia. Ramizi i ka thënë se hetimet janë mbyllur. Ai i ka shkruar mesazh, por pa i dhënë asnjë dokument. “Nga dëshpërimi që çështja u mbyll, kalova në depresion dhe piva kokrra. Aktin e ndërmora vetëm se çështja u pushua. Unë kërkoja që edhe pse e dinin se kush ishte personi, sërish e mbyllën hetimet” thotë denoncuesja.

Më tej pohon se në gjendje të rëndë e gjeti vajza e saj. Vajza ka marrë urgjencën dhe më pas denoncuesja shkoi në Spitalin e Dibrës për trajtim. Në urgjencën e këtij spitali ka shkuar edhe Policia e Peshkopisë. “Shefi i policisë që erdhi në Urgjencë më ka thënë se personi që ka hapur këto profile është shoqëruar dhe brenda policisë i kanë thënë se ‘ta lërë me kaq’” thotë denoncuesja. Ndërkohë, djali i saj pohon se personat që dyshon se i kanë hapur profilet në Instagram kanë njerëz të afërt në Policinë e Peshkopisë. Madje, këta persona sipas tij, kanë ndërhyrë që çështja të pushohet dhe të mos ndiqet.

Fiks Fare kontaktoi me Policinë dhe Prokurorinë e Peshkopisë. Në atë kohë, OPGj-ja Ramiz Alia tha se tani ka elementë dhe se do e hetonte çështjen. Por, edhe këto prova duket se nuk mjaftuan. Ai i ka dërguar disa mesazhe denoncueses në telefon që i thotë se çështja është mbyllur. Më pas, denoncuesja i ka kërkuar një dokument, por ai i ka bërë bllok dhe i ka fshirë këto mesazhe. Dhe, pikërisht pas kësaj situate, denoncuesja ndërmori këtë veprim.

Fiksi kontaktoi me Policisë e Dibrës për hetimet dhe tentativën e vetëvrasjes së denoncueses. Në përgjigje, policia shkruan se kallëzimi është bërë në datën 9 shkurt 2024, ndërkohë që më datë 13 shkurt rasti është regjistruar në Prokurori. Më datë 16 shkurt, prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. Në lidhje me formën e njoftimit të qytetares, policia thotë se me autorizim të prokurorit, nga oficeri i çështjes është njoftuar denoncuesja.

Në lidhje me tentativën e vetëvrasjes, policia thotë se më datë 21 shkurt 2024, në orën 15.00 janë njoftuar se në Spitalin Rajonal të Dibrës kishte shkuar për ndihmë mjekësore qytetarja. Dyshohet për shkak të konsumimit të një mbidoze ilaçesh.

Fiksi e pyeti policinë nëse ka nisur ndonjë hetim për “shkaktim vetëvrasje”. Në përgjigje, policia thotë se “janë kryer veprimet e para hetimore dhe vijon puna për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti”.

Fiks Fare siguroi vendimin e mosfillimit të çështjes, të firmosur nga prokurori Urim Kalia. Në datën 16 shkurt, vetëm 3 ditë pas denoncimit të 50 vjeçares, ai ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Pra, për vetëm disa orë prokurori vendosi të mos e hetojë, pavarësisht se shkruan se gjykata duhet të vendosë për kërkesën ndaj kompanisë “META”. Por, pse nuk e kërkoi prokurori në gjykatë këtë kërkesë? Çfarë i kushtonte?

Më pas, prokurori shkuan se “s’ka ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”. Sipas tij, ata që kanë hapur nuk kanë ndërhyrë në profilin egzistues të qytetares, por kanë hapur një të ri me fotot e saj. Por, megjithëse prokurori pranon se ka pasur fyerje, sharje, kërcënime dhe denigrim për 50 vjeçaren, sërish ai nuk pranoi t’i hetonte! Prokurori pranon se mund të jetë “fyerje” apo “ndërhyrje në jetën private”. Por këto vepra shkruan ai, duhet të ndiqen në gjykatë nga vetë denoncuesja! Pra, qytetarja duhet ti provojë akuzat ndaj të dyshuarve, duke marrë rolin e prokurorit.

Në këtë vendim, prokurori duket se shfajëson veten, pasi jep vetëm të dhëna teknike dhe citime nenesh të Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale. Mungojnë dëshmitë e personave të dyshuar. Është vetëm kallëzimi i qytetares dhe një kqyrje e telefonit të saj. Përse nuk u pyetën të dyshuarit? Kush ndërhyri që ata të mos jepnin asnjë deklarim? Mungesa e hetimeve nga ana e oficerit të policisë dhe shpejtësia për të pushuar këtë çështje nga prokurori, sollën rëndimin e gjendjes psikologjike të denoncueses.

/TCH/

Etiketa: policiarrjete socialeshantazh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, Policia arreston 32-vjeçarin

13:58 : 17/05/2025
AKTUALITET

U kapën me kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

12:05 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025
AKTUALITET

Shkodër/ U kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje, procedohen 3 shtetas

09:51 : 17/05/2025
AKTUALITET

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025
Lajmet e Dites

Dhunohet i riu në Tiranë, dy persona e qëllojnë me grushte

09:40 : 16/05/2025
Para

Vëllai i Pëllumb Metës: Familjarët më thanë 'ka ikur', mu duk e dyshimtë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com