• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia Sarandë tenton të japë 60 ha për panele fotovoltaike, “luftë nervash” me Këshillin Bashkiak

10:24 : 26/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Bashkia e Sarandës do të tentojë ditën e enjte, në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak të Sarandës, të miratojë një projekt vendim për dhënien me qira të një sipërfaqje prej 60 ha për panele fotovoltaike. Bëhet fjalë për një pjesë të pasurisë me nr.8 dhe nr.15 në zonën kadastrale 2806.

Projekt vendimi i Bashkisë ka hasur në kundërshtimin e banorëve të fshatit Nivicë, të cilët përmes dokumentave të paraqitura në dëgjesën publike, pretendojnë se kjo sipërfaqje kullote është në pronësi të tyre dhe se për këtë janë ende në procese gjyqësore. Madje për këtë sipërfaqje toke ka edhe një masë sigurimi padie nga Gjykata e Sarandës që mban datën 30.01.2018, për të cilën është vendosur edhe sekuestro konservative duke bllokuar pasurinë Arë-Ullishte të ndodhur në Nivicë-Bubar dhe 10 pjesë e gjysëm ideale bashkëpronësie në 129 pjesë të së tërës në Kullotat “Heremec”, “Dardhë e sipërme”, “Dardhë e poshtme” në zonën kadastrale 2806, fshati Nivicë-Bubar-Sarandë deri në zgjidhjen në themel të cështjes.

Lexo edhe:

KLSH kontrolle në Bashkinë e Sarandës, kalon në sitë viti 2023

EMRAT/ Gara për Këshillin Bashkiak në Sarandë, ja si ndahen mandatet

Këshilltarët Bashkiakë të Sarandës janë ata që do të vendosin ditën e enjte, nëse ky projekt-vendim do të miratohet apo jo. Prej disa ditësh mes Këshilltarëve dhe drejtuesve të Bashkisë ka një “luftë nervash” pasi të djathtët dhe të pavarurit duket se janë pozicionuar krah banorëve, ndërkohë që të majtët do të mbrojnë interesat e Bashkisë, pasi ka “urdhër nga lart” dhe është “porosi”. Balancat e brishta në këshill rrezikojnë mos miratimin e projekt vendimit dhe për këtë gjë, orët e fundit ka pasur tentativa për intimidim apo “blerje” këshilltarësh me qëllim miratimin e projekt-vendimit. Banorët e Nivicës dhe mediat pritet të ndjekin nga afër mbledhjen e së enjtes, ku janë paralajmëruar debate të forta e deri edhe protesta nga banorët.

Parapaskenat e Bashkisë Sarandë

Tentativa e Bashkisë Sarandë për dhënien me qira të kesaj sipërfaqje toke për zhvillimin e panaleve fotovoltaike duket se nuk është aq e pastër sa duket.

Fillimisht në mbledhjen e datës 28 korrik 2023, Bashkia i ka paraqitur Këshillit Bashkiak një projekt vendim “Për miratimin e planit të menaxhimit për ekonominë kullosore “Heremec” me sipërfaqe 1233.21 ha për periudhën 2023-2033”. Duke mos i ditur qëllimet e mëvonshme të këtij projekt vendimi, Këshilltarët e kanë miratuar me idenë se Bashkia kërkontë ta menaxhonte këtë pasuri më mirë, duke e shtyrë afatin e menaxhimin nga çdo 1 vit në çdo 10 vjet.

Por në tetor 2023, Bashkia paraqet në Këshill një projekt vendim për “Miratimin në parim të dhënies me qira, me konkurim, të një sipërfaqeje prej 175 ha, pjesë e pasurisë me nr.8 dhe nr.15 zona kadastrale 2806, për zhvillim aktiviteti prodhim energjie nga burime të rinovueshme, nëpërmjet paneleve fotovoltaike”.

Sapo ky projekt vendim bëhet publik, banorët e Nivicës përmes përfaqësueve të tyre, vendosin në dijeni këshilltarët lidhur me pretendimet e tyre, duke nxjerrë në pah “lojën” e Bashkisë që kishte nisur që në korrik. Në fakt Bashkia kishte bërë edhe një lëvizje tjetër për t’i paraprirë kësaj. Në 10 tetor, pra 10 ditë para se të bënte publik projekt-vendimin, kishte siguruar një certifikatë pronësie dhe një kartelë pasurie nga ASHK Sarandë për pasurinë 8, zona kadastrale 2806, me sipërfaqje 3920200 m2, me pronare Bashkinë Sarandë. Edhe pse siguroi certifikatën, Bashkia nuk mundi të shmangte faktin që në kartelën e pasurisë kishte të shkruar vendimin për vendosjen e sekuestros konservative mbi këtë pronë.

Të ndodhur përballe presionit qytetar dhe stepjes së Këshilltarëve, Bashkia anulon kalimin e projekt vendimit për në mbledhjen e 27 tetorit. Por presioni nga lart ishte më i madh se presioni qytetar, kështu që Bashkia vendos kryerjen e dy dëgjesave publike në shkurt dhe kalimin e projekt vendimit po në këtë muaj për miratim nga Këshilli Bashkiak. Çuditshëm kësaj rradhe projekt vendimi nuk ka shkuar për një sipërfaqje prej 175 ha por për 60 ha. Se çfarë e uli sipërfaqjen kjo mbetet enigmë. Megjithatë në të dy dëgjesat publike, banorët mbajtën të njëjtin qëndrim, duke kundërshtuar këtë projekt vendim. Madje gjatë dëgjesave u zbulua edhe një tjetër “lojë” e Bashkisë. Përmes Avokatit të Shtetit, Bashkia ka hapur proces gjyqësor për heqjen e masës së sekuestros konservative mbi këtë pronë. Mëgjithatë e enjtja e 29 shkurtit është afër dhe janë Këshilltarët ata që do të vendosin “fatin” e kësaj sipërfaqje toke.

Mbetet për t’u parë nëse “urdhrat nga lart” dhe “presionet nga poshtë” do të intimidojnë Këshilltarët Bashkiakë për të anuar nga interesi i pushtetit në vend të interesit qytetar.

 

Etiketa: Bashkia SarandeKullotat “Heremec”panele fotovoltaike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLSH kontrolle në Bashkinë e Sarandës, kalon në sitë viti 2023

09:15 : 01/04/2024
AKTUALITET

EMRAT/ Gara për Këshillin Bashkiak në Sarandë, ja si ndahen mandatet

11:03 : 16/05/2023
AKTUALITET

Lokalet/ Zhupa: Kandidati i PS nuk e njeh Sarandën! Do spostojë varrezat, tokën e marrin dy oligarkë

18:06 : 10/05/2023
AKTUALITET

Investimet e fushatës/ Në Sarandë devijojnë rrugën, shtyllat e ndriçimit “i harrojnë” në anën e kundërt

19:53 : 08/05/2023
AKTUALITET

Denoncimi i Berishës: Kandidati i Ramës do të sjellë në Sarandë, mafien e Durrësit

20:00 : 22/04/2023
AKTUALITET

14 Maji/ Berisha nga Saranda: Kandidatët tanë dinjitozë, përfaqësojnë vullnetin tuaj

19:39 : 22/04/2023
Para

73 vite nga masakra e 26 shkurtit 1951 ku u ekzekutuan 22 intelektualë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025

Mbërrin në Rinas presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

22:26 : 15/05/2025

Vllaznia dështoi në finalen e titullit, mesfushori “braktis” kuqeblutë

22:21 : 15/05/2025

“Rama fitoi me gogolin Berisha”/ Qori: Kemi marrë rezultat dinjitoz, por meritonim më shumë!

22:18 : 15/05/2025

Vuçiç, Osmani, Begaj, Rama e von der Leyen në një foto, simbolika e fortë nga Tirana

22:17 : 15/05/2025

Aksident në aksin Berat-Lushnje, përmbyset makina

22:17 : 15/05/2025

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com