• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çakalli që sot dridhi Tiranën…

20:16 : 24/02/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

Në qendër të Tiranës, kryeqytet i njohur botërisht për mikpritjen dhe kafenetë, sot e shtunë 24 shkurt 2024, një klient i pazakontë u pa të bënte xhiron e mëngjesit në barin afër Teatrit të Operas dhe Baletit. (TOB)

Nuk ishte një influencer në kërkim të fotos perfekte për Instagram apo videos që do të bëhej virale në TikTok, nuk ishte asnjë turist i hutuar nga orientimet ç’orientuese të Google Map. Jo, po të doni mos e besoni, por ishte një çakall, çakall nga ata me katër këmbë.

E tërhoqi aroma e kafesë të sapo pjekur apo shenja e wi fi- falas pranë TOB-it?

Të pranishmit që po gjerbnin ekspreson e mëngjesit, përballë krijesës me katër këmbë përjetuan një koktej habie, frike dhe ngazëllimi. Habi se nuk kishin parë ndonjë herë çakall. Frikë se nuk ishin të sigurt a kishte ngrënë mëngjes? Ngazëllim se e morën si një shenjë që diçka e rëndësishme po ndodh ose do të ndodhë.

Lexo edhe:

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

Çfarë kërkonte çakalli mes kafeneve dhe kullave?

Donte të provonte edhe ai dozën e vet të kafesë apo u afrua në TOB për audicion për një rol te “La Boheme”?

Përtej shakasë dhe ironisë që shpërtheu si zjarri në zonat ku më pas ndërtohet, prania e çakallit në shesh, një ngjarje që ndodh vetëm njëherë në jetë ngriti disa pyetje serioze. është një fakt i njohur që çakallët janë krijesa të zgjedhura të njohura për shpirtin e egër dhe aventuresk. Por edhe aventura ka caqet e veta

Pse erdhi pra çakalli? A kishte humbur rrugën apo kemi të bëjmë me një lëvizje të kalkuluar?

A ishte prania e tij një kujtesë e proverbit të lashtë shqiptar “ujku, ujku, por çakalli bën kërdinë?

A erdhi ai mu në mes të qendrës më të madhe ekonomike, politike dhe administrative të vendit të shqiponjave për të parë nëse është mbajtur premtimi për pyllin orbital sepse çakalli ka dëgjuar proverbin makabër “për fjalë, shqiptari ther djalë”?

A është çakalli viktimë e fjalëve se “ky vend është xhungël ku vepron ligji i më të fortit”?

Një tjetër variant që po përhapet me shpejtësinë e rrufesë që pason vetëtimën është se çakalli është informuar se deputetët e shumicës kanë ndryshuar ligjin për “Zonat e Mbrojtura”, për t’i hapur rrugë “investimeve ekologjike”. Ai ka ardhur për të parë me sytë e ti dhe për të shkelur me të katër putrat ambientin e ri. Ai ka dashur të provojë se si është të jetosh në të ardhmen. Si është xhungla e betonit krahasuar me xhunglën e nënës Natyrë? E ku tjetër më mirë se në mes të kullave mbi të cilat janë ndërtuar edhe pallate pa leje mund të provonte ambientin e ri ku do të rrojnë të lumtur kafshët me dy dhe katër këmbë.

Etiketa: cakallikullaTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale

11:07 : 29/10/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
Filip Shehu, autori i vrasjes
AKTUALITET

Detaje nga vrasja në Tiranë/ Filip Shehu goditi me thikë në bark dhe qafë 34-vjeçarin

17:36 : 28/10/2025
Para

Brink: Ukraina duhet të fitojë, SHBA dhe aleatët do ta mbështesin

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com