• Kontakt
Wednesday, June 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës/ Policia: E ekzekutoi i biri, në pranga tre fëmijët

18:24 : 23/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Policia e Durrësit ka dalë me një komunikatë për shtyp në lidhje me krimin e regjistruar në Shënavlash të Durrësit, ku u ekzekutua me armë zjarri 50-vjeçari, Pëllumb Meta dhe ishte groposur pranë banesës së tij.

Autoritetet bëjnë me dije se janë arrestuar tre fëmijët e viktimës, Hygerta Meta 19 vjeçe, Hysen Meta 25 vjeç dhe Amarildo Meta 22 vjeç. Ata akuzohen për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ndërkohë që është vënë nën hetim edhe bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, e cila po ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hita raportoi se nga hetimet ka rezultuar se në rolin e ekzekutorit ka qenë djali i madh i viktimës, Hysen Meta, i cili e denoncoi të atin të zhdukur në Polici. Shkaku i krimit, sipas Policisë kanë qenë konfliktet e vazhdueshme familjare, si dhe nxitja e babait që vajza e tij të fejohej me një person pa dëshirën e saj.

Sipas Policisë, vrasja ka qenë e planifikuar dhe jo si pasojë e një konflikti të çastit. Në banesë është gjetur edhe një predhë e armës së zjarrit me të cilën ishte kryer krimi. Po ashtu është sekuestruar edhe një kallashnikov, si dhe arma e krimit dhe disa veshje, të cilat do t’i nënshtrohen analizave.

Vrasja e paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas tre fëmijët e kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.

Lexo edhe:

Del autopsia/ Gentiana Hudhra u godit 17 herë me thikë nga ish-burri

Autori i dyshuar i lirë prej 14 vitesh! Si u manipulua çështja e vrasjes së Et’hem Hënës në Korçë

“Në datën 22 shkurt u arrit të zbulohej se nuk kishim të bënim me një zhdukje personi, por me një krim. U gjet trupi i viktimës, i cili ishte i varrosur në ambientet e brendshme të banesës. Viktima u zhvarros dhe pas ekspertizës rezultoi se ishte vrarë me armë zjarri. U gjetën provat dhe u arrestuan në flagrancë anëtarët e familjes, vajza dhe dy djemtë.  Rezultoi se vrasja ka ndodhur në ambientet e brendshme të banesës, në një prej dhomave. Më pas trupi është varrosur në kasollen që ndodhej afër. Gjatë këtyre veprimeve është gjetur edhe një predhe armë zjarri me të cilën është kryer krimi. Janë gjetur pjesë të tjera të armëve të zjarrit, është sekuestruar kallashnikov, tesha të tjera të cilat do ti nënshtrohen analizave. Në tërësinë e hetimeve, u arrit që të gjendej edhe arma e krimit, pistoleta, në një zonë moçalore. Shtetasit e përfshirë në krim kanë deklaruar se motivi i vrasjes kanë qenë konfliktet familjare dhe nxitja prej babait që vajza të fejohej me një person pa dëshirën e saj. Materialet janë dërguar pranë Prokurorisë Durrës dhe vazhdojnë veprimet e tjera me qëllim që të përcaktojmë persona të tjerë nëse ka të përfshirë”, tha Skënder Hita, Drejtori i Policisë Durrës.]

Sipas autoriteteve Policore, dyshohet se krimi ka ndodhur rreth mesditës së 13 Shkurtit. Uniformat blu kanë gjetur shenjat e gishtërinjëve të djalit të madh të viktimës, si në plastmasin me të cilin ishte mbështjellë 50-vjeçari i vrarë, po ashtu edhe tek arma e krimit.

Vlen të theksohet fakti se Hysen Meta, djali i madh i viktimës, ishte paraqitur në komisariatin e Durrësit rreth orës 22:30 të së martës së 13 Shkurtit, për të denoncuar zhdukjen pa gjurmë të të atit. I riu kishte deklaruar para uniformave blu se babai ishte larguar nga banesa dhe se familja (nëna, vëllai dhe dy motrat) kishte humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, efektivët nisur kërkimet dhe tre ditë më vonë (17 Shkurt) kanë gjetur automjetin e të parkuar të 49-vjeçarit në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Pas rreth 10 ditësh u zbardh edhe krimi i rëndë.

Fillimisht, vrasjen e Pëllumb Metës e mori përsipër vajza e tij, Hygerta Meta, e cila ka thënë se e ka vrarë të atin në kasollen e lopës me pistoletën që 49-vjeçari mbante për arsye të punës si roje nate dhe pasi e ka mbështjellë me qese, e ka groposur në oborr.

E reja nuk shprehu pendesë për vrasjen e të atit, të qëlluar 4 herë me armë zjarri, duke deklaruar se ai i “kishte nxirë jetën” asaj dhe familjarëve të tjerë. Sipas saj, ai donte ta fejonte me një emigrant shqiptar në Itali, pa dëshirën e saj.

“Nuk pendohem që e kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nenës time. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është me e madhja, është e martuar janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë ne familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. Mu mblodh një urrejtje për një kohe te gjate. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armen qe babi përdorte kur shkonte ne pune si roje dhe e qëllova brenda kasolles se bagëtive. Pas krimit e kam mbështjelle me një çarçaf, pastaj me fasho e ne fund me qese. Armen e hodha buzë detit”, mësohet të jetë shprehur e reja.

Trupi i Pëllumb Metës me peshë 90 kg u gjet i varrosur 70 metra në distancë nga banesa në oborr, i mbështjellë me plasmas dhe varrosur 1.5 metra thellë.

Gruaja e viktimës, Blerina Meta është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se burri i saj ishte autoritar dhe ndonjëherë i dhunshëm, kur e kundërshtonin ne familje, por ka thënë se s’kishte dijeni për krimin.

Ndërkohë trupi i 50-vjeçarit është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Familja ishte me origjinë nga fshati Shën Mëri i Krujës përbëhej prej 6 anëtarësh, burri, gruaja, 2 djem e 2 vajza. Viktima punonte si roje tek tregu i makinave.

Etiketa: Amarildo MetaBlerina Metahygerta metaHysen MetaPëllumb MetaShënavlashvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Del autopsia/ Gentiana Hudhra u godit 17 herë me thikë nga ish-burri

17:13 : 19/06/2025
AKTUALITET

Autori i dyshuar i lirë prej 14 vitesh! Si u manipulua çështja e vrasjes së Et’hem Hënës në Korçë

21:17 : 16/06/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

17:45 : 16/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025
AKTUALITET

Vrau recepsionistin/ Merret i pandehur pronari i hotel “Grecia”, Greqia mban “peng” ekstradimin

18:17 : 15/06/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula, “kyç” gojën para togave të zeza

16:15 : 13/06/2025
Para

"U mbylla në shtëpi për 1 vit e 3 muaj", Sara rrëfen lidhjen toksike me boksierin/ VIDEO

TË GJITHA

Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës

22:34 : 25/06/2025
Serbian security forces detain Kosovo police officers in a location given as near Gnjilica, Serbia June 14, 2023 in this screengrab obtained from a handout video. MINISTRY OF INTERNAL AFFAIRS OF SERBIA/via REUTERS  THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT. NO RESALES. NO ARCHIVES. REUTERS WAS NOT ABLE TO INDEPENDENTLY VERIFY THE LOCATION OF THE VIDEO

Akuzohen për grusht shteti ndaj Vuçiç, policia serbe arreston tre persona

22:26 : 25/06/2025

Lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

22:23 : 25/06/2025

Enea Mihaj në modë, dy skuadra italiane në gjurmët e mbrojtësit shqiptar

22:12 : 25/06/2025

Ujërat e zeza të Tepelenës derdhen në shtratin e kristaltë të Vjosës

22:12 : 25/06/2025

“Jemi aty për sigurinë e vendit”, Rutte: NATO mbetet e angazhuar në Kosovë

22:00 : 25/06/2025

Bylykbashi: Pas shkëlqimit fshihet një qeverisje grabitqare, korruptive e lidhur me krimin

21:56 : 25/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com