• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U pezulluan se s’i kaluan shtetit 23 ha tokë në Lezhë, Apeli rikthen në detyrë 11 punonjës të Kadastrës

19:15 : 23/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë të marrë më 30 Janar, e cila vendosi mas[n e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 11 punonjës të Kadastrës së Lezhës.

Ata akuzoheshin për moszbatimin e një vendimi gjyqësor për të kthyer në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Bëhet fjalë për shtetasit Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”. Tashmë, ata mund të rikthehen në detyrën që ka patur.

Vendimi:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, më datë 19.09.2023, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”, të parashikuar nga neni 320/a të K.Penal, mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga shtetasi A. Ç, banor i fshatit Shëngjin, Bashkia Lezhë.  Fakti penal lidhet me ekzekutimin e një vendimi penal gjyqësor, në përfundim të të cilit gjykata kishte urdhëruar asgjësimin e dokumenteve të falsifikuara, lidhur me regjistrimin në regjistrat e pasurive të paluajtshme.  Për të ekzekutuar vendimin gjyqësor, Drejtori i ASHK Lezhë ngriti një grup pune të përbërë nga njëmbëdhjetpë punonjës, për mënyrën e ekzekutimit dhe kthimin e përgjigjes për ekzekutimin.  Punonjësit e grupit të punës, pasi kanë vlerësuar rastin, kanë përpiluar relacionin, sipas të cilit duhej të kerkohej nga gjykata dhe prokuroria, që të bënin sqarimin dhe interpretimin e vendimit, lidhur me pasuritë konkrete dhe veprimet që duhej të kryheshin me pronësinë mbi pasuritë përkatëse.

Lexo edhe:

Shteti la të hapur konfliktin e pronësisë, fqinja i hedh gruas vaj makine në fytyrë

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

Për arsye se në vijim nuk është kryer asnjë veprim tjetër për ekzekutimin e vendimit penal, si dhe në kuadër të kallëzimit të kryer nga A. Ç., prokuroria kërkoi që njëmbëdhjetë punonjësit e grupit të punës duhej t’i nënshtroheshin masës së sigurimit “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.  Në datë 26.01.2024, kjo kërkesë është pranuar nga gjykata.

Pas komunikimit të vendimit për caktimin e masës, personave të dyshuar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurimit të dhënë me vendimin nr. 44 datë 26.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale A. Gj, M. T, O. B, S. Gj, B. I, O. M, E. Ll, D. S, Xh.Gj, V. Ll, D.P, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës”, të parashikuar nga neni 320/1 i K. Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 52 (207), datë 30.01.2024, ka vendosur:

-Vazhdimin e masës së sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 te K.Pr.Penale të caktuar me vendimin nr.44 Akti, datë 26.01.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndaj personave nën hetim A. Gj, M. T, O. B, S. Gj, B. I, O. M, E. Ll, D. S, Xh. Gj, V. Ll, D. P.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bërë:

  • Nga personat nën hetim me iniciale Gj, M.T, O.B, S.Gj, B.I, Xh. Gj, V. Ll, D. P, O.M dhe D.S, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, revokimin e masave të sigurimit të caktuara me vendimin nr.44 Akti, datë 26.01.2024 të Gjykates se Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Lezhë
  • Nga personi nën hetim me iniciale Ll, i cili kërkoi paligjshmërinë e vazhdimit të masës së sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, pasi fakti nuk përbën vepër penale dhe shfuqizimin e masës.

Gjatë gjykimit në Apel prokurori i apelit z. Lazer Çardaku, kërkoi:

-Prishjen e vendimit dhe kthimin e saj për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, por me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, më datë 23.02.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare Z. Fuat Vjerdha, vendosi:

-Ndryshimin e vendimit me Nr.52 (207), datë 30.01.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë dhe revokimin e masave të sigurimit të caktuara me vendimin nr. 44 regjistri themeltar, datë 26.01.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për të dyshuarit A. Gj, M. T, O. B, S. Gj, B. I, Xh Gj, V. Ll, D. P, O. M, D. S dhe E. Ll.

Etiketa: Kadasterlezhepunonjestokë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shteti la të hapur konfliktin e pronësisë, fqinja i hedh gruas vaj makine në fytyrë

21:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

18:29 : 17/07/2025
AKTUALITET

Skandal në Kadastër/ Martin Kala fshin transkriptin kundrejt pagesës, kalon kontratën pa afat te firma tjetër

15:24 : 15/07/2025
AKTUALITET

Kredi nëpërmjet mashtrimit, pranga 46-vjeçarit në Lezhë

15:16 : 15/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shiste drogë në plazh, arrestohet 50-vjeçari në Lezhë

13:38 : 15/07/2025
AKTUALITET

Lezhë/ Konsumoi fotoksinë, 72-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

13:14 : 14/07/2025
Para

SHBA sanksione të reja kundër Rusisë, vë në shënjestër mbi 500 individë dhe subjekte

TË GJITHA

Shkaktuan aksidente dhe plagosën 2 persona, arrestohen 2 shoferë në Durrës

15:16 : 18/07/2025

Durrës/ Vihen në pranga 2 drejtues automjetesh, shkaktuan aksidente rrugore

15:12 : 18/07/2025

Gjendet i vdekur roja në Portin e Sarandës

15:06 : 18/07/2025

Inteligjenca amerikane e konfirmon: Presidenti iranian u plagos në një sulm izraelit

14:58 : 18/07/2025

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

14:36 : 18/07/2025

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik!

14:30 : 18/07/2025

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

14:29 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com